Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve që të "shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm" në Lindjen e Mesme, ku sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit vazhdojnë ende mbi Iran, dhe ky i fundit vijon kundërpërgjigjen duke lëshuar raketa e dronë drejt bazave amerikane dhe shtetit hebre.
Njoftimi i plotë i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:
Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.
Në ditën e 29 të luftës nuk ndalen sulmet me raketa në Lindjen e Mesme. Qeveritë e Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit kanë kapur një seri sulmesh ajrore me raketa dhe dronë nga Irani.
Komente









