Mojtaba Khamenei, lideri i ri suprem i Iranit nuk u paraqit fizikisht në mesazhin e tij të parë publik që pas zgjedhjes si pasues i të atit në krye të regjimit, por një letër me mesazhin e tij u lexua në televizionin shtetëror të iranit.
Mesazhi kryesor i tij duket të jetë ai për Ngushticën e Hormuzit, bllokimi i të cilës ka dhënë efekte të menjëhershme në bursa ndërkombëtare dhe dhe tek çmimi i naftës.
Mesazhi i transmetuar nga Tv shtetëror që i atribuohet liderit suprem Khamenei prek edhe krizën e krijuar me shtetet fqinje të iranit në Gjirin Persik, nga të cilat ai kërkon mbylljen e bazave amerikane që kanë në territorin e tyre.
"Irani ka një politikë miqësie me vendet fqinje. Unë u rekomandoj që t’i mbyllin sa më shpejt ato baza, sepse tashmë duhet ta kenë kuptuar se pretendimi i Amerikës për të vendosur siguri dhe paqe nuk ka qenë gjë tjetër veçse një gënjeshtër", tha Mojtaba Khamenei.
Khamenei premtoi hakmarrje për jetët e humbura deri më tani gjatë luftës dhe thotë se do të kërkojnë dëmshpërblime për dëmet që armiqtë e Iranit kanë shkaktuar, në të kundërt do të sekuestrojnë pasuri të tyre në rajon.
Pasdaranët në përgjigje të liderit suprem reaguan me një deklaratë ku thanë se do ta mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe do t’i japin armikut pushtues goditjen më të fortë.
Donald Trump thotë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit mund ta favorizojë amerikën si prodhuesin më të madh të naftës në botë, por prioriteti i tij si president tani është tjetër.
"Kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para. Por ajo që për mua, si President, ka interes dhe rëndësi shumë më të madhe është të ndaloj një perandori të keqe, Iranin, që të ketë armë bërthamore dhe të shkatërrojë Lindjen e Mesme dhe, në të vërtetë, gjithë botën", thotë Trump.
Ministria e Jashtme izraelite ka njoftuar se regjimi iranian po lëshon raketa në Jeruzalem, njëra prej të cilave goditi vetëm disa qindra metra larg Qytetit të Vjetër, që njihet edhe si qendra e 3 besimeve fetare. Ndërkohë një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në impiantin bërthamor iranian të 'Fordow Fuel Enrichment Plant'.
Italia do të lirojë rreth 10 milionë fuçi nga rezervat e saj të naftës, që korrespondon me afërsisht 2.5% të totalit të fuçive të vëna në dispozicion nga vendet e IEA-s, për të adresuar emergjencën e naftës.
Sa i përket kësaj sasie, ajo përfaqëson afërsisht 1.605 milionë ton ekuivalent nafte (toe), sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Sigurisë Energjetike (MASE).
Deri më sot, rezervat e naftës për raste emergjente të Italisë arrijnë në 11,903,843 toe, ekuivalente me 90 ditë importe neto të produkteve të naftës, në përputhje me rregulloret e BE-së.
Izraeli tha se Irani ka goditur Jeruzalemin me raketa, shumë pranë zonës së shenjtë në Jeruzalem ku ndodhen Al-Aqsa, Muri Perëndimor dhe Kisha e Varrit të Shenjtë. Ministria e Jashtme izraelite publikoi edhe një video në rrjetin X për të treguar vendin e goditjes.
Por pamjet kanë ngritur dyshime. Nga analiza e bërë nga ekspertë balistikë, në video nuk shihet momenti i goditjes dhe tymi përhapet shumë ngadalë për të qenë pasojë e një shpërthimi.
Pamjet rezultojnë të jenë të vjetra. Ato janë publikuar më 1 mars, kur pranë “Pishinës së Sulltanit” u gjet një mjet ndezës që u dogj në mënyrë të kontrolluar nga forcat izraelite.
Videoja mund të jetë përdorur si shembull për raketat që sipas Izraelit janë kapur mbi qytet. Ndërkohë, autoritetet izraelite kanë mbyllur për besimtarët myslimanë zonën e xhamisë Al-Aqsa gjatë Ramazanit, duke e justifikuar me arsye sigurie. Vendimi është dënuar nga tetë vende me shumicë myslimane.


Irani ka mohuar vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit.
"Kjo është plotësisht e pavërtetë", tha Zëvendës Ministri i Jashtëm Majid Takht-Ravanchi gjatë një deklarate për shtyp.
"Disa vende" kanë kërkuar kalim nëpër Hormuz dhe "ne kemi bashkëpunuar me to", siguroi ai.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar në faqen zyrtare në rrjetin “X”, nga operacionet ushtarake të zhvilluara drejt Iranit bashkuar me videolojëra. Amerikanët po përpiqen t’i japin tone humoristike luftës që ka rinisur në Lindjen e Mesme.
Videoja mban titullin e përgjithshëm “Operacioni Zemërimi Epik” dhe shoqërohet me frazën “Undefeated” (“Të pamposhtur”).
UNDEFEATED. pic.twitter.com/Jt69bcag5y
— The White House (@WhiteHouse) March 12, 2026
Ministria e Jashtme izraelite ka njoftuar se regjimi iranian po lëshon raketa në Jeruzalem, njëra prej të cilave goditi vetëm disa qindra metra larg Qytetit të Vjetër, që njihet edhe si qendra e 3 besimeve fetare.
"Regjimi iranian po lëshon raketa në Jerusalem, njëra prej të cilave goditi vetëm disa qindra metra larg Qytetit të Vjetër, Murit Perëndimor, Xhamisë Al-Aksa dhe Kishës së Varrit të Shenjtë", ka shkruar Ministria e Jashtme në rrjetin social ‘X’, ku ka publikuar edhe pamje nga sulmi.
"Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së besimtarëve është e para. Kjo është arsyeja pse lutjet në të gjitha vendet e shenjta janë pezulluar përkohësisht", vijon më tej mesazhi i Ministrisë.
Foto: Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani nuk duhet të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, vetëm disa ditë pasi i tha kreut të FIFA-s se ata do të ishin të mirëpritur pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme.
"Ekipi kombëtar iranian i futbollit është i mirëpritur në Kupën e Botës, por nuk mendoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre", deklaroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Deklarata e presidentit vjen pasi ministri i Sportit të Iranit u shpreh se kombëtarja nuk do të luajë në Botërorin 2026, duke akuzuar Trump se vrau liderin e tyre dhe se asnjë lojtarë nuk do të shkelë në tokën amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se rrëzimi i regjimit të Ajatollahëve në Iran është më i rëndësishëm se fitimet e SHBA-së nga nafta.
Trump tha se SHBA-të janë prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe sipas tij, në situata konflikti si në rastin e Iranit, kur çmimet e naftës rriten, SHBA-së fitojnë më shumë para.
Por sipas tij, më e rëndësishme se këto para është rrëzimi i regjimit në Iran, të cilin Presidenti Trump e quajti ‘të ligë’.
Sipas Trump, duhet të parandalohet që Irani të prodhojë armë bërthamore, pasi sipas tij, do të shkatërronte të gjithë Lindjen e Mesme dhe vende të tjera të botës.
"Shtetet e Bashkuara janë padyshim prodhuesi më i madh i naftës në botë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para. Por me interes dhe rëndësi shumë më të madhe për mua, si President, është parandalimi i një perandorie të ligë, Iranit, nga zotërimi i armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe botës. Unë kurrë nuk do ta lejoj këtë të ndodhë", shkruan Donald Trump në Truth.
Egjipti ka përsëritur qëndrimin e tij për dënimin e sulmeve iraniane në Gjirin Persik dhe në konsultim me Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Omanin dhe Gjermaninë, thekson nevojën për të "zhvilluar një vizion të ri dhe gjithëpërfshirës për sigurinë rajonale, në bashkëpunim me partnerë rajonalë dhe ndërkombëtarë".
Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, deklaroi gjatë bisedimeve se përparësi duhet t'i jepet sigurisë kombëtare arabe, aktivizimit të Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes Arabe dhe formimit të një force të përbashkët arabe, "duke e konsideruar këtë si garancinë e vetme për ruajtjen e sigurisë dhe sovranitetit të shteteve arabe përballë kërcënimeve aktuale".
Gjatë bisedave telefonike këtë mëngjes, Abdelatty përsëriti qëdrimin e Egjiptit për sulmet e fundit, veçanërisht për atë kundër portit të Salalah në Sulltanatin e Omanit, si dhe ato kundër Katarit dhe rajonit të Gjirit në përgjithësi.
Ai shprehu "refuzimin kategorik të Egjiptit ndaj agresionit të vazhdueshëm të Iranit" dhe theksoi nevojën për "një ndërprerje të menjëhershme të këtyre veprimeve, të cilat shkelin hapur ligjin ndërkombëtar dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal".

Deklarata e parë e Mojtaba Khamenei u lidh edhe me humbjet e të atit dhe disa familjarëve të tij nga sulmet amerikano-izraelite.
“Është diçka që e ndaj me njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre, sepse unë humba babanë tim, humba gruan time. Motra ime gjithashtu humbi fëmijën e saj, si edhe bashkëshortin e saj që u bë dëshmor. Por ajo që na e bën më të lehtë të përballojmë të gjitha këto vuajtje është të besojmë në hirin e Zotit dhe të dimë se durimi do ta zgjidhë këtë. I siguroj të gjithë se nuk do ta injorojmë faktin që do të hakmerremi për dëshmorët tanë. Nuk bëhet fjalë vetëm për faktin se ata e bënë dëshmor udhëheqësin tonë suprem. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për të, por për çdo bashkëqytetar që është vrarë gjatë luftës së fundit”, tha ai.

Deklarata e Mojtaba Khameneit bën gjithashtu thirrje për unitet mes popullsisë iraniane dhe pranon vështirësitë që ata kanë përjetuar.
“Ne duhet ta mbrojmë këtë unitet dhe kjo është e mundur vetëm kur jemi së bashku dhe gjejmë pika të përbashkëta,” thuhet në deklaratë.
Ai falënderon “popullin e Iranit që qëndroi kundër armikut”. Udhëheqësi suprem shpreh ngushëllime për njerëzit që “kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës”, duke thënë se dëmet do të kompensohen.
“Nga armiku do të kërkojmë dëmshpërblim. Nëse nuk mund të marrim dëmshpërblim nga armiku, do të shkatërrojmë pronat e tyre aq sa ata kanë shkatërruar tonat”, tha ai.

Mojtaba Khamenei thotë se Irani nuk do të hezitojë të “hakmerret për gjakun e iranianëve” që janë vrarë.
Ai thotë se kjo vlen veçanërisht për rastin në Minab, ku një sulm amerikan pranë një shkolle vrau 168 persona, përfshirë rreth 110 fëmijë.
Irani thotë se shkolla u godit nga një raketë amerikane, por Shtetet e Bashkuara e kanë mohuar përgjegjësinë ndërsa hetimet vazhdojnë.

Mesazhi nga udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, po lexohet nga një prezantues në televizionin shtetëror iranian. Vetë ai nuk është shfaqur në kamera.
“U pengua një përpjekje për të përçarë vendin”, tha ai.
Khamenei thotë se “leva e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit” duhet ende të përdoret nga Irani.
“Ne u dërgojmë një mesazh udhëheqësve të rajonit dhe theksojmë se do të kemi marrëdhënie të mira me vendet përreth nesh. Por ekzistenca e bazave amerikane në disa prej këtyre vendeve dhe përdorimi i atyre bazave për të sulmuar Iranin nuk i shërben rajonit dhe ato duhet të mbyllen. Siç kemi thënë, ne nuk jemi armiq të vendeve përreth nesh dhe po synojmë vetëm bazat e atyre amerikanëve", thuhet në deklaratë.

Televizioni shtetëror iranian thotë se mesazhi i parë nga Udhëheqësi i ri Suprem, Mojtaba Khamenei, do të publikohet së shpejti.
Në një postim në Telegram thuhet: “Ky mesazh strategjik, i cili është lëshuar në shtatë seksione të rëndësishme, përmban pika të veçanta lidhur me udhëheqësin e revolucionit të rënë dëshmor, rolin dhe detyrat e popullit, forcave të armatosura, organeve ekzekutive dhe frontit të rezistencës, si dhe të vendeve të rajonit dhe përballjen me armiqtë.”
Nuk është ende e qartë nëse ky mesazh do të jetë në formë videoje, si deklaratë e shkruar apo kur do të publikohet.

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant të Hezbollahut i cili shërbeu në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Abu Dharr Mohammadi, komandant i operacioneve të njësisë raketore të IRGC-së brenda Hezbollahut, u vra të martën, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
"Mohammadi ishte një figurë kyçe ", shtoi IDF në një deklaratë.
Ushtria izraelite thotë se ka goditur një tjetër objekt bërthamor në Iran. Bëhet fjalë për kompleksin e Taleganit, që sipas saj përdorej për zhvillimin e armëve bërthamore në Teheran.
Sipas ushtrisë, në këtë vend janë zhvilluar eksplozivë dhe janë kryer teste të lidhura me projektin “Amad”, program që lidhet me zhvillimin e armëve bërthamore.
I njëjti objekt u godit edhe në tetor të vitit 2024. Ushtria izraelite thotë se Irani kishte tentuar ta rindërtonte, ndaj u vu sërish në shënjestër.
Anija amerikane Safe Sia, me flamur të Ishujve Marshall, e konsideruar si një nga asetet e ushtrisë amerikane, u godit sot herët në mëngjes në pjesën veriore të Persian Gulf pasi injoroi paralajmërimet dhe alarmet e përsëritura nga Marina e Gardës Revolucionare.
Kështu deklaruan Pasdaranët në një njoftim, i cili u transmetua nga mediat e Iran. Pamjet më poshtë, qarkullojnë në rrjetet sociale me pretendimin se është ky momenti kur anija amerikane shpërthen pas goditjes së ushtrisë së Iranit, por ende pa një konfirmim zyrtar.
Iranians attacked a tanker linked to the U.S.
— NEXTA (@nexta_tv) March 12, 2026
A video of the attack on the Safesea Vishnu tanker in the Persian Gulf has appeared on social media. As a result, one sailor was killed.
The tanker is owned by an American company and was sailing under the flag of the Marshall… pic.twitter.com/knwUN25ls3

Lufta në Lindjen e Mesme po ul fort prodhimin e naftës në Gjirin Persik. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, nga tregu janë hequr rreth 10 milionë fuçi në ditë, një goditje që prek afërsisht 10% të kërkesës botërore.
Në raportin mujor të AIE thuhet se prodhimi i naftës bruto ka rënë me të paktën 8 milionë fuçi në ditë. Po ashtu, edhe 2 milionë fuçi të tjera në ditë të produkteve të naftës, përfshirë kondensatet, kanë mbetur të bllokuara.
AIE e quan këtë situatë ndërprerjen më të madhe të furnizimit në historinë e tregut global të naftës, ndërsa lufta po detyron prodhuesit e Gjirit të frenojnë prodhimin.
Pas gati dy javësh luftë, regjimi në Iran mbetet i qëndrueshëm dhe nuk rrezikon të shembet në një afat të shkurtër. Kështu vlerësojnë agjencitë amerikane të inteligjencës, sipas Reuters.
Raportet thonë se udhëheqja iraniane vazhdon të mbajë kontroll mbi popullsinë. Edhe zyrtarë izraelitë kanë pranuar në takime me dyer të mbyllura se nuk janë të sigurt nëse lufta mund të sjellë ndryshim pushteti në Iran.
Sipas një burimi të Reuters, për të rrëzuar regjimin do të duhej një operacion tokësor, jo vetëm sulme ajrore.
Presidenti i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, paralajmëroi se Gjiri persik do të lahet me gjakun e pushtuesve nëse ishujt iranianë sulmohen, pas lajmeve që u përhapën në mediat e SHBA që sugjeronin këtë mundësi.
“Do të braktisim çdo maturi dhe do të bëjmë që Gjiri Persik të lahet me gjakun e pushtuesve", deklaroi Ghalibaf në X. Politikan i fuqishëm dhe ish-anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ai shtoi gjithashtu se “gjaku i ushtarëve amerikanë është përgjegjësi personale e Donald Trump”.
Kërcënimet e Ghalibaf vijnë pas raportimeve të Axios disa ditë më parë, se lufta ashingtoni dhe Tel Aviv kishin diskutuar mundësinë e marrjes së kontrollit të ishullit Kharg me forcat speciale.
Rreth 90% e eksporteve të naftës së Iranit kalon përmes këtij ishulli të vogël në pjesën veriore të Gjirit. Marrja e tij do të paralizonte eksportet e naftës bruto iraniane, të cilat, sipas analistëve, vazhdojnë të rrjedhin përmes Ngushticës së Hormuzit pavarësisht se trafiku në këtë rrugë strategjike detare është pothuajse i ndalur.
Homeland or Death!
— محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) March 12, 2026
Any aggression against soil of Iranian islands will shatter all restraint.
We will abandon all restraint and make the Persian Gulf run with the blood of invaders.
The blood of American soldiers is Trump's personal responsibility.

Nafta ka filluar sërish të 'rrjedhë' nga Gjiri Persik përmes Ngushticës së Hormuzit. Por bëhet fjalë vetëm për naftën e Iran, sipas kushteve të Iranit dhe për një klient të vetëm përfundimtar: China. Kpler, kompania që gjurmon tregtinë ndërkombëtare të energjisë, ka regjistruar në ditët e fundit një rritje të qartë të eksporteve të naftës bruto nga zona që sot është e përfshirë nga konflikti. Të dhënat u raportuan për herë të parë nga The Wall Street Journal.
//Federico Fubini, Corriere Della Sera
Regjimi iranian po humbet kapacitetet ajrore ditë pas dite. Forcat e United States nuk po mbrohen vetëm nga kërcënimet iraniane, por po i çmontojnë ato në mënyrë metodike. Me kwto fjalw Komanda qwndrre e SHBA pwrshkroi pamjet e sulmeve ndaj forcave ajrore iraniane pa saktwsuar nwse kanw qenw sulme tw ditws sw fundit apo qw prej nisjes sw operacioneve luftarake nw 28 Shkurt. shpesh nw deklaratat e javws sw fundit, Presidenti amerikan Donald Trump ka nwnvizuar se Irani praktikisht nuk zotwron mw njw forcw ajrore.
The Iranian regime is losing air capability day by day. U.S. forces aren’t just defending against Iranian threats, we are methodically dismantling them. pic.twitter.com/CrJj2nFtHB
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 12, 2026
Një shpërthim i fuqishëm në impiantin bërthamor iranian të 'Fordow Fuel Enrichment Plant' është raportuar nga televizioni publik izraelit Kan, i cili citon një raport saudit. Infrastruktura e lidhur me programin bërthamor të Iranit ka qenë shënjestër kryesore dhe shqetësimi më i madh i SHBA dhe Izraelit vitin e fundit kur tre vendet janë përplasur dy herë në konflikt të armatosur.
"Më shumë se dhjetë ditë pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, situata po bëhet katastrofike për miliona fëmijë në të gjithë rajonin. Që nga 28 shkurti, më shumë se 1,100 fëmijë janë plagosur ose vrarë në dhunë. Midis tyre, 200 fëmijë thuhet se u vranë në Iran, 91 në Liban, katër në Izrael dhe një në Kuvajt. Këto shifra pritet të rriten ndërsa dhuna intensifikohet dhe përhapet," bëri të ditur Unicef-i.
Ndërprerja e proceseve arsimore, ka lënë miliona fëmijë jashtë shkollës në të gjithë rajonin, ndërsa qindra mijëra janë zhvendosur nga bombardimet e pamëshirshme. Infrastruktura civile, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe sistemet e ujit dhe kanalizimeve, nga të cilat fëmijët varen për mbijetesën e tyre, janë sulmuar, dëmtuar ose shkatërruar nga palët ndërluftuese. Asgjë nuk justifikon vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve, as shkatërrimin dhe ndërprerjen e shërbimeve thelbësore nga të cilat ata varen.
Shërbimet amerikane të inteligjencës kishin vlerësuar, që në javët para shpërthimit të konfliktit aktual në Lindjen e Mesme, mundësinë që Iran të përpiqej të kryente veprime hakmarrëse kundër objektivave në territorin kontinental të United States, duke marrë në konsideratë edhe përdorimin e sistemeve ajrore pa pilot të lëshuara nga platforma detare pranë bregdetit perëndimor.
Ky informacion del nga një buletin sigurie i shpërndarë nga FBI për agjencitë e zbatimit të ligjit në California dhe i publikuar përmes Los Angeles Joint Regional Intelligence Center, një strukturë agjencish që koordinon analizën e kërcënimeve në territorin amerikan.
Dokumenti, që daton në fund të shkurtit dhe i hartuar para fillimit të sulmeve, theksonte se aparatet e sigurisë amerikane kishin marrë informacione sipas të cilave Tehran kishte shqyrtuar mundësinë e një sulmi “surprizë” me mjete ajrore pa pilot kundër objektivave të paspecifikuara në shtetin e California, në rast se Washington do të ndërmerrte veprime ushtarake të drejtpërdrejta kundër Republikës Islamike.
Numri i të vdekurve nga sulmi i IDF në një plazh në Beirut ka shkuar në 11, ndërsa 30 persona janë plagosur. Kjo u raportua nga gazeta libaneze L'Orient-Le Jour, e cila thekson se në bregdet ishin mbledhur shumë të zhvendosur për shkak të luftës. Gazeta raportoi gjithashtu për një tjetër sulm në Aramoun, ku tre persona u vranë pasi u godit një ndërtesë banimi.
Ministria e Shëndetësisë në Beirut bëri gjithashtu një bilanc të ofensivës së re izraelite në Lebanon: që nga rifillimi i sulmeve ajrore, më shumë se 634 persona janë vrarë në 11 ditët e fundit, mes tyre 91 fëmijë. Për më tepër, mbi 816,000 persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Çmimet e naftës vijuan të rriten mëngjesin e kësaj të enjteje në tregjet e Azisë, pavarësisht se vendet kryesore ranë dakord të nxjerrin një sasi rekord nafte nga rezervat e tyre emergjente, në përpjekje të kufizojnë ndikimin e luftës në Iranin.
Nafta Brent ka qëndruar rreth 100 dollarë për fuçi, edhe pasi të 32 anëtarët e International Energy Agency (IEA) thanë se do të nxjerrin 400 milionë fuçi – afërsisht sa konsumon bota në katër ditë – si përgjigje ndaj shqetësimeve për furnizimin.
Ndërhyrja nga IEA ishte e rëndësishme, por nuk është diçka që mund të bëhet shpesh. Për tregtarët, ajo nuk i dha përgjigje pyetjes thelbësore se për sa kohë Ngushtica e Hormuzit do të mbetet një zonë rreziku për cisternat e naftës.
Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi armiqtë e vendit se ata “nuk do të jenë në gjendje të ulin artificialisht çmimin e naftës” dhe se së shpejti ai mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, fjalët e të cilit më parë kanë arritur të qetësojnë tregjet, tani është nën presion më të madh se kurrë për t’u shpjeguar amerikanëve se si ky konflikt nuk do të ndikojë në koston e jetesës.
//BBC

Sulmet e vazhdueshme iraniane kanë shkaktuar një seri zjarresh në rajonin e Gjirit, raporton BBC. Përveç dy cisternave të naftës që u përfshinë nga flakët pas një sulmi pranë portit jugor irakian të Basrës, në Bahrein shpërtheu një zjarr i madh pasi Irani goditi rezervuarët e naftës dhe karburantit pranë aeroportit ndërkombëtar.
Tymi, shkruan BBC, është aq i dendur sa autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të mbajnë dritaret të mbyllura. Në Oman, ekipet e zjarrfikësve po punojnë ende për të vënë nën kontroll një zjarr në rezervuarët e karburantit pas sulmit të djeshëm në portin e Salalahut. Omani ka urdhëruar tashmë evakuimin e anijeve pranë terminalit të tij të eksportit të naftës si masë paraprake.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se vendimi i 32 vendeve për të liruar rezervat e naftës do të "ulë ndjeshëm çmimet e naftës".
Ndërsa po vizitonte një biznes në Cincinnati, Trump e quajti luhatjen e çmimeve të naftës një "çështje lufte".
"Çmimet po bien shumë ndjeshëm," tha ai. "Nafta do të ulet. Kjo është thjesht një çështje lufte që ndodh. Pothuajse mund ta parashikosh. Do të thoja që u rrit pak më pak nga sa mendonim. Do të bjerë më shumë nga sa ne, nga sa kushdo e kupton."
Më vonë ai tha se SHBA-të do të "shohin shumë fort" Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar: "Ngushtica është në gjendje të shkëlqyer. Ne i kemi eliminuar të gjitha anijet e tyre. Ata kanë disa raketa, por jo shumë."

Ukraina mund të përballet me dobësim të mbrojtjes ajrore, ndërsa lufta e udhëhequr nga SHBA kundër Iranit po shteron rezervat globale të raketave Patriot, arma më e vlefshme që Kievi ka në arsenalin e tij kundër sulmeve të pandërprera ruse.
Irani ka lëshuar më shumë se 2,100 dronë dhe të paktën 688 raketa balistike që nga fillimi i luftës, sipas një analize të Bloomberg. Kjo ka bërë që SHBA-të dhe aleatët e saj të përdorin më shumë se 1,000 interceptorë PAC-3, duke vënë nën presion furnizimet në mbarë botën dhe duke rritur shqetësimet se sa shpejt mund të zëvendësohen ato.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Kievi ka marrë gjithsej 600 raketa PAC-3 që nga nisja e luftës me Rusinë 4 vite më parë, më pak se numri i raketave të lëshuara në rajonin e Gjirit gjatë 11 ditëve të fundit.
Qeveria gjermane tha të martën se do të bashkëpunojë me disa aleatë europianë për të siguruar 35 interceptorë shtesë për Ukrainën. Disa shtete të Bashkimit Europian paralajmëruan në një takim me dyer të mbyllura në Bruksel javën e kaluar për një mungesë globale të interceptorëve.
Komente






Ja u qift Irani Ameriken dhe anasjelltas ;)
PërgjigjuRusia nuk ka bombarduar Ukrainen masivisht si bombardohet Irani ,dhe ne Iran jan perfshire dy shtete Fashiste kurse ne Ukraine luftojn dy vellezer Ortodoks ,por shpenzimet Amerikane doti paguan Evropa pse ato behen per Izraelin dhe ska lidhje sesa kushton vetem te zhdukin muslimanet Idiote qe nuk bashkepunojn kunder Agresorit por vrasin njeri tjetrin.
PërgjigjuO Igor futi nje tas dhalle ate bej! Rusia ka 5 vjet qe bombardon pareshtur civilet e nuk i skuqet faqja hic. Mos kerko moral tek te tjeret kur per vete morali nuk ekziston.