Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së që etiketoi pak kohë përpara COVID-in si nje ''virus baktereologjk'' që mund të shërohet thjesht me hudhra dhe raki, duke shpjeguar se italianët ishin më të goditurit sepse hanë makarona, e ka pranuar zyrtarisht që eksperti për COVID brenda LSI-së është vetëm Tit Vasili.

Titi pas një reflekitimi të gjatë ka vendosur të flasë për COVID, duke argumentuar që pandemia u përhap prapë sepse ''mjiëra policët'' që e mbrojtën prishjen e teatrit (të urdhëruar nga Rama) ishin ngjeshur sup më sup me mijëra qytetarë që protestuan kundër prishjes së teatrit (të thirrur në protestë edhe nga LSI).

Edhe pse Tit Vasili e sheh të vërtetën vetëm nga ana që i intereson, përfundimi i tij ka një kuptim: Pandemia rishpërtheu sepse policia dhe popullata thyen rregullat e distancimit fizik që respektohen në të gjithë Europën për të mbajtur virusin nën kontroll. Dje kryeministri Edi Rama, i ndërgjegjshëm se këto rregulla thyhen vazhdimisht, kërcënoi se do të merrte masa shtërnguese deri në një karantinim të ri, nëse virusi do të vazhdojë të shpërndahet.

Por, le të shohim se çfarë propozon në këtë pikë doktori i shkencave Tit Vasili? ''Të gjithë shqiptarët e kuptojnë më së miri këtë sjellje të zezë të këtij kryeministri dhe natyrshëm janë të detyruar ta refuzojnë e të mos pranojnë më asnjë urdhër asnjë vendim që vjen prej dorë së këtij njeriu. Ora e tij ka mbaruar”, tha Vasili. Domethënë sipas ekspertit më të rëndësishëm të mjekësisë që ka LSI në dispozicion, për të përmbajtur shpërthimin e ri të Covid njerëzit nuk duhet t’i binden urdhrave të kryeministrit dhe duhet të vazhdojnë të thyejnë rregullat anti-Covid, duhet të vazhdojnë të mos respektojnë distancimin fizik, të mblidhen në grupe, të mos vendosin maska dhe se duhet edhe të protestojnë në masë, etj. etj.

Tit Vasili mendon se në këtë mënyrë i bën një të keqe Edi Ramës, por në fakt e dorëzon popullatën në qarkullimin e lirë të virusit. Për fat, askush që ka një logjikë minimale, nuk do të dëgjojë ndonjëherë këshillat shkencore të Tit Vasilit. Një fat i shoqëruar me një tjetër qartësi të rëndësishme: Petrit Vasili nuk do të mund të bëhet më kurrë ministër shëndetësie dhe kështu shëndeti i shqiptarëve ( dyfish për fat) nuk do të jetë kurrë më në duart e tij.