Brazili ka tejkaluar 2,000 vdekje të lidhura me Covid në një ditë të vetme, për herë të parë, ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Vendi ka shënuar numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA me një total prej 268,370 viktimash.
Kjo do të thotë që Brazili ka një normë prej 128 vdekjesh për 100,000 banorë, i 11-ti midis 20 vendeve më të prekura në botë. Normat më të larta të vdekshmërisë janë regjistruar në Republikën Çeke me 208 vdekje për 100,000 njerëz dhe Mbretërinë e Bashkuar me 188 vdekje për 100,000 njerëz.
Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit përkeqësohet nga variantet e reja të COVID që janë më ngjitës, në veçanti nga varianti brazilian.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti P1 mund të jetë deri në dy herë më i transmetueshëm se versioni origjinal i virusit dhe mundësia e ri-infektimit sillet ndërmjet 25% dhe 60%.
Javën e kaluar, Instituti Fiocruz tha se P1 ishte vetëm një nga disa "variante shqetësimi" që janë bërë dominuese në gjashtë nga tetë shtetet e studiuara nga organizata me bazë në Rio.
Të mërkurën, ish-udhëheqësi Luiz Inacio Lula da Silva i quajti vendimet e Presidentit Jair Bolsonaro të marra gjatë pandemisë si” idiote”.
Z. Bolsonaro, i cili u fotografua me një maskë për herë të parë në një muaj të mërkurën, ka kërkuar vazhdimisht të minimizojë kërcënimin që paraqet virusi. Në fillim të kësaj jave ai u tha njerëzve të “ndalonin të ankesat”.
Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, ku shumë prej tyre janë afër kolapsit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 4043
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pema gjigante në Rio de Zhaneiro rrëzohet nga stuhia, vdes 1 person, plagosen 2 të tjerë (VIDEO)
17 Dhjetor, 16:19
-
VIDEO/ Adriano i jep lamtumirën futbollit, s'i mban lotët kur dëgjon mesazhin e babait të ndjerë
16 Dhjetor, 21:22
-
Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pësoi atak kardiak
29 Nëntor, 13:32
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Brazil/ Policia akuzon ish-presidentin Bolsonaro për komplot për grusht shteti
22 Nëntor, 10:40
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Zonja e parë e Brazilit ofendon rëndë Elon Musk: F**k you (VIDEO)
18 Nëntor, 18:45
-
GOLAT/ Argjentina me Messin mundet në udhëtim, Vinicius humbet 11 metërshin në barazimin e Brazilit
15 Nëntor, 08:36
-
Braziliani kapet me 2 kilogramë kokainë në Aeroportin e Shkupit, i kishte fshehur në valixhe! Arrestohen dhe dy vëllezërit nga Struga
10 Nëntor, 17:25
-
VIDEO/ Tradhtoi grupin kriminal, vritet ‘bossi’ i kriptomonedhave në aeroportin e Brazilit! Momenti kur qëllohet me breshëri plumbash
9 Nëntor, 13:50
-
Altin Dumani e 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare, transportuese të sasive të mëdha kokaine në Europë
5 Nëntor, 19:25
-
Formula 1/ Max Verstappen monumental, niset nga fundi dhe fiton garën e Brazilit! Shiu shkakton probleme, pesë pilotë jashtë
3 Nëntor, 18:57