Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Foto ilustruese

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor ditën e sotme për shkak të rritjes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Ministri i parë Mark Drakeford njoftoi se masat e rrepta të bllokimit do të jenë në fuqi nga 6 pasdite të Premten 23 Tetor deri të hënën 9 nëntor.

Njerëzve do t'u kërkohet  të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjitha bizneset jo-thelbësore të shitjes me pakicë, aktivitetet e argëtuese dhe vizitat në shtëpi pezullohen.

Qendrat e komunitetit, bibliotekat dhe qendrat e riciklimit do të mbyllen dhe vendet e kultit  do të jenë të hapura vetëm për ceremonitë mortore ose martesore.

Me përjashtim të punëtorëve të cilët janë thelbësorë, njerëzit do të duhet të punojnë nga shtëpia.

"Nëse nuk veprojmë tani, infeksionet do të vazhdojnë të përshpejtohen dhe ekziston rreziku që  spitalet të tejmbushen" , tha ministri.

Ai shtoi se nëse Uells nuk do të merrte masa urgjente më shumë njerëz  do të vdisnin nga virusi dhe për këtë arsye do të duhej të imponoheshin masa më ekstreme.

Një bllokim i tillë gjatë pushimeve dy javore të nxënësve nuk  është njoftuar në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar nga qeveria e Boris Johnson.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite