Ambasadori amerikan në Tiranë në konferencën e organizuar për arritjet kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, vuri në dukje se javën e ardhshme vjen në Tiranë një agjent i FBI-së, i cili do të punojë ngushtësisht me policinë shqiptare.
 
Gjatë fjalës së tij Lu theksoi se partitë politike e kanë akuzuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin, por sipas tij të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem.
 
Gjithashtu ambasadori Lu bëri të ditur se të ditur se ekspertët e SHBA po punojnë për ligjin e Byrosë Kombëtare dhe Reformimin e Gjyqësorit në Shqipëri.
 
 
“Lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar ka bërë një hapë përpara me këtë operacion nga ajri në bashkëpunime Guardia di Finanzia dhe Universitetit të Napoli, që identifikuan zonat ku kultivohej kanabisit. Një ekspert i FBI vjen javën e ardhshme në Tiranë për të ndihmuar policinë shqiptare. Ekspertët tanë po punojnë për hartimin e ligjit për Byronë Kombëtare dhe Reformimin e Gjyqësorit. Partitë politike e kanë akuzuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin. Më lejoni që të them se të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem. Shqipëria ka nevojë që të luftojë kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar.”- tha ambasadori i SHBA, Donald Lu.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)