Lufta ndaj emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, Britania i dhuron 30 mijë paund pajisje të sofistikuara Policisë Kufitare

Lufta ndaj emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, Britania i dhuron 30 mijë paund pajisje të sofistikuara Policisë Kufitare

Moment nga firmosja e dorëzimit të pajisjeve të sofistikuara nga Britania

Tiranë- Britania e Madhe vijon mbështetjen me kapacitete logjistike dhe donacione ndaj Policisë së Shtetit në Shqipëri.

Departamenti i Operacioneve Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe i dhuroi Departamentit për Kufirin dhe Migracionin të Policisë së Shtetit shqiptar, pajisje me vlerë rreth 30 000 paund, për ‘të forcuar luftën kundër krimit të organizuar, si në territorin e brendshëm, ashtu dhe në pikat kufitare të Shqipërisë’. 

Ky donacion u prezantua edhe gjatë takimit që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda pati me Menaxherin Rajonal të Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme Britanike, Ian Byrne dhe Menaxherin Rajonal të Agjencisë kundër Krimit, Andrew Clowes. 

Institucioni bën me dije se gjatë takimit, Proda vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese britanike në shumë aspekte të fushave të policimit.

“Ai falënderoi për mbështetjen që këto agjenci, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Britanike, kanë dhënë për Policinë e Shtetit shqiptar, si në forcimin e kapaciteteve profesionale, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve logjistike”, theksohet në njoftim.  

Ian Byrne evidentoi rezultatet shumë të mira të arritura në kuadër të Task-Forcës së përbashkët kundër Migracionit, si edhe falënderoi Policinë e Shtetit, për operacionet e përbashkëta mjaft të suksesshme të zhvilluara. 

“Gjithashtu, rikonfirmoi vullnetin për vijimin e këtij bashkëpunimi dhe të mbështetjes britanike për Policinë Shqiptare. Në vazhdën e mbështetjes pritet të fillojë puna për ndërtimin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, si edhe pritet të dorëzohen disa dronë për Departamentin për Policinë Kriminale”, theksohet më tej.  

Menaxheri Rajonal i Agjencisë kundër Krimit, Andrew Clowes, vlerësoi bashkëpunimin mes palëve në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur Policinë shqiptare, për një shkëmbim në kohë reale të informacionit, në interes të garantimit të sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka siguruar dy përfaqësuesit britanikë, për forcimin e këtij bashkëpunimi, dhe ka konfirmuar edhe një herë se Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të punuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe migracionin e paligjshëm.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan

Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan