Lufta kundër informalitetit nuk do të jetë vetëm një sfidë e qeverisë, por edhe e ekspertëve kontabël. Kështu u shpreh kryetari i Shoqatës së Kontabilistëve Jorgji Bollano, gjatë një workshop-i të mbajtur dje në Tiranë, me temë: Sfidat e profesionit kontabël në luftën kundër informalitetit. Bollano u shpreh se mungesa e integritetit dhe nevoja për të mos humbur një punë, ka bërë që shumë kontabilistë të “abuzojnë” me bilancet e kompanive. Ndërsa, sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Financave, Gelardina Prodani, u shpreh se do të ketë përmirësime ligjore që do të ndihmojnë si biznesin ashtu edhe kontabilistët.