Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel ka falënderuar homologen shqiptare Mimi Kodheli, gjatë një takimi në Pentagon për mbështetjen e Shqipërisë ndaj qeverisë së Irakut në luftën kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.
Në një deklaratë përmbledhëse për takimin, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby vuri në dukje se Shqipëria ka luajtur një rol kryesor në përpjekjet ndërkombëtare për rifurnizimin e forcave kurde të Irakut me municion dhe pajisje luftarake.
"Udhëheqësit gjithashtu diskutuan mbi reformat e marra nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, duke përfshirë edhe oficerët shqiptarë të cilët kohët e fundit u diplomuan në SHBA," tha Kirby.
Sipas zëdhënësit të Pentagonit Hagel dhe Kodheli ranë dakort të vazhdojnë të punojnë së bashku.
“Ministrja Kodheli theksoi përpjekjet e ministrisë së mbrojtjes në Shqipëri për të modernizuar forcat e armatosura të Shqipërisë me armë të standardeve të NATO-s” tha Kirbi.
Nga ana tjetër Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë ndaj misionit ndërkombëtar për siguri në Afganistan.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kodheli: Edhe Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet terroriste
Kodheli takon Hagel: Zëvendësim armatimit të vjetër me të NATO-s