Vijon beteja disajavore për Kobanin. Avionët luftarakë të forcave të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar sot objektivat e organizatës terroriste të ISIS në zonën e quajtur Halep të Kobanit. Konfliktet mes grupeve kurde dhe militantëve islamikë janë përqendruar në pjesën e brendshme të qytetit në kufirin siriano-turk. Ekstremistët kanë sulmuar pozicione që u përkasin kurdëve në Irak. Tym i dendur që mbulon rajonin është vënë re deri në afërsi të rajoneve kufitare të Suruçit.
Nisur nga luftimet e ashpra në kufi, të intensifikuara gjatë dy javëve të fundit, Turqia ka vendosur që të lejojë depërtimin e rreth 200 luftëtarëve kurdë nëpërmjet territorit turk në Siri, me qëllim mbrojtjen e Kobane.
Lajmin e dha vetë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin letonez, Riga. Veprimi i fundit nga ana e Turqisë shënon edhe ndërhyrjen e parë ushtarake në rajonin gjysmë-autonom në luftën kundër ISIS.
Shteti islam, i etur për të shtrirë territoret e saj në veri të Sirisë ka nisur një ofensivë në Kobane duke hasur në rezistencën jo pak të ashpër të forcave kurde atje dhe sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.
Aktivistë të të drejtave të njeriut në Siri, kanë treguar se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kur kanë nisur fushatën sulmuese ndaj militantëve në Siri, kanë vrarë 521 militantë dhe 32 civilë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ushtarakë për të mbrojtur Kobanin">