BERAT- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur kritika për punën e bërë nga Komisariati i Skraparit në luftën ndaj kanabisit. Ai tha se në këtë zonë ka pasur një shtim të parcelave me kanabis dhe ky problem është evidentuar nga Policia e Shtetit dhe jo Komisariati i Skraparit. Mbi të gjitha ai ka thënë se ka pasur efektivë të implikuar.
"Probleme të shtuara në lidhje me këtë fenomen të kultivimit të narkotikëve kemi pasur në zonën e Skraparit dhe këto probleme janë evidentuar nga DPV-ja e Beratit dhe jo nga Komisariati i Policisë Skrapar. Ne kemi vërejtje për efektivët e policisë Skrapar, ku kemi dhënë vërejtje pasi ka pasur implikime në nivele të ndryshme"-ka thënë Lleshaj.
Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura brenda Drejtorisë së Policisë Vendore në Berat, ministri Lleshaj pari edhe një paralajmërim për ata që e mendojnë të kultivojnë kanabis.
"Për ata që i gënjen mendja se mund të përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, ta harrojnë, ne do ti godasim me struktura të mirëorganizuara"-ka thënë Lleshaj.
Lleshaj ishte në Berat për analizën e punës së Policisë së Shtetit kundër kultivimit të kanabisit. Më herët ai ka qenë në qytetin e Shkodrës, ku ka deklaruar se kanabisi do të asgjësohet para fushatës që krimi të mos ndërhyjë në zgjedhjet e 25 prillit.
-
Qeveri mo ProstiMalliste ska per te pas mo Kombi . Deshtim e degjenerim total mashtrim . Tfala Sajes dhe pa qarje neper ekrane .
Përgjigju -
Si ka mundesi qe ne pol e shtetit aktualisht nga tropoja jane dy shefa krimesh njeri me pogradec dhe tjetri ne skrapar,dhe te dy jane te pezulluar sot ???
Përgjigju-
Atij qe eshte ne Skrapar te laje gojen kur ta permende ky vemja qe nuk vjen era burre.Eshte fisnik dhe i pa pertuar , ha buken e rroges se shtetit dhe jo korrupsionit po fatkeqesi qe kishte shef nje shok te Agron Xhafes .
-
-
duhet ti kishe bere valixhet me kohe. Po ne kete republike bananesh posti trajtohet si prone e babes
Përgjigju -
Janë bythëlëpirsit e kryehajdutit Ilir Meta. Sa të kemi qen që lehin Salon dhe Ilirin shtet në Shqipëri nuk do kemi.
Përgjigju -
Pse komisariatin e skraparit cfar e pandeh ti komisiariatin e nehat kulles qe sqenka i shtetit ky? kput qafen nga erdhe zotni se pas komisariatit te himares,vlores edhe skrapari u bene tre Nuk po kuptoj rolin e policise tani po e ruani mos e presi dikush apo po e luftoni?
Përgjigju -
Po car keni harxhuar nafte deri ne skrapar,ikni ore ne kruje se eshte bere me keq se lazarati ne kohen e berishes.
Përgjigju










Komente
Komento