Bashkimi Europian ka dhënë 50 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për të luftuar koronavirusin si dhe për të rimëkëmbur ekonominë, pas ndikimit negativ që lë pas covid 19. Kjo ndihmë në rast nevoje u vlerësuar nga kryeministri Rama dhe krerët e tjerë të shtetit. Ndërsa ambasadori Soreca  tha se BE është gjithmonë pranë Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Ndihma e BE për Covid 19, Kryemadhi: Miku i mirë duket në ditët e vështira

1584877737_kryemadhi2.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur ndihmën prej 50 milionë euro që BE dha për Shqipërinë për të luftuar koronavirusin.

"Miku i mirë duket në ditët e vështira. SHBA pak ditë më parë dhe sot BE, janë angazhuar me ndihma konkrete për Shqipërinë në përballjen tonë me #Covid19. Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha, si kjo që po përballemi", tha Kryemadhi.

Ora 19:02
BE mbështetje 50 mln euro për Shqipërinë kundër COVID-19, Manasterliu: Inkurajuese! Të bashkuar do ta mposhtim

1585073340_1584362856manasterliu.jpg

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu e ka cilësuar inkurajuese ndihmën humanitare prej 50 milionë eurosh të dhënë nga Bashkimi Evropianë për Shqipërinë në betëjën kundër koronavirus. “Të bashkuar do ta mposhtim”, thotë Manasterliu.

“Lajm inkurajues mbështetja 50 mln € e Bashkimit Evropian për përballjen me Covid-19

Të bashkuar do ta mposhtim”, shkruan Manasterliu.

Ora 18:59
Basha mirënjohje BE-së për ndihmën humanitare 50 mln euro ndaj Shqipërisë kundër koronavirus: Nuk jemi vetëm!

1585072831_1585057291lulzimbasha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje ndaj Bashkimit Evropian pas 50 mln euro ndihme humanitare të dhënë në ndihmë të Shqipërisë në kuadër të emergjencës shëndetësore për shkak të koronavirus.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Basha.

Ora 18:49
BE 50 milionë euro Shqipërisë kundër covid 19, Soreca: Jemi gjithmonë me ju

1585072762_soreca.jpg

50 milionë euro ka akorduar Bashkimi Europian për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.  Nga këto 4 milionë do të jepen për pajisje mjekësore dhe mbështetje të shëndetësisë, 11 milionë për mbrojtje sociale dhe 35 milionë euro do të jepen për rimëkëmbjen e ekonomisë pas ndikimit negativ që ka shkaktuar covid 19. Mbështetja e BE për Shqipërinë u dha nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca  i cili tha se BE do i gjendet gjithmonë pranë Shqipërisë në rast nevoje.

'I lumtur të njoftojë se sot BE vjen në ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar covid 19.

- 4 milionë € për pajisje mjekësore dhe mbështetje shëndetësore

-11 milionë € për mbrojtje sociale

-35 milionë € për rikuperim ekonomik.

BE-ja është gjithmonë e gjindshme me kohën e nevojës! Jemi gjithmonë me Shqipërinë', shkruan Soreca në twitter.

Ora 18:47
COVID-19/ BE jep 50 mln euro për Shqipërinë, Meta: Ndihmë e çmuar në betejën për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë

1585072378_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ka reaguar pas 50 mln euro ndihme humanitare të dhënë nga Bashkimi Evropian në ndihmë të Shqipërinë.

“Një ndihmë e çmuar në betejën kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë!”, shkruan Meta.

Bashkimi Evropian akordoi sot 50 milionë euro në luftën kundër koronavirusit.  Nga këto 4 milionë do të jepen për pajisje mjekësore dhe mbështetje të shëndetësisë, 11 milionë për mbrojtje sociale dhe 35 milionë euro do të jepen për rimëkëmbjen e ekonomisë pas ndikimit negativ që ka shkaktuar covid 19.

Ora 18:41
Rama: BE-ja i jep Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër COVID-19

1585072272_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama shkruan se Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 50 mln euro për të përballuar pasojat në luftën kundër koronavirusit. "Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër COVID-19. Zoti i shqiptarëve është i Madh" shkruan Rama.

Ora 17:29
Lufta ndaj koronavirusit/ BE jep 30 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian ka miratuar një fond ndihme prej 30 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, që po përballen në luftën me koronavirusit, i cili ka trokitur në dyert të gjitha shteteve të rajonit. Ky fond do të shkojë në mbështetje urgjente që nevojitet për pajisjet mjekësore në këto vendet. Ndërsa në lidhje me ndikimin dhe pasojat negative që Covid 19 po shkakton në ekonomitë e të gjithë vendeve të prekura prej tij, BE është duke shqyrtuar masa se si të zbutet ky ndikim negativ.

Lajmi u dha nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cli shkruan në twitter se BE është në mbështetje të plotë të Ballkanit Perëndimor në masat e marra ndaj pandemisë së koronavirusit dhe përballimin e saj.

"Në të njëjtën kohë ne punojmë shumë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në përgjigjen  ndaj shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Ne mobilizuam 30 milionë euro për mbështetje të shpejtë të pajisjeve mjekësore dhe po shqyrtojmë masa për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize", shkruan Varhelyi.