TIRANË - Lufta ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit, ka çuar në një takim në Prokurorinë e Përgjthshme drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Gent Gazheli. Lajmi është bërë i ditur nga burime të prokurorisë.
 
Këto burime saktësuan se, kryeprokurori Adriatik Llalla bashkë me Gazhelin kanë diskutuar për mënyrat më efikase se si mund të lufohet parandalimi i parave në Shqipëri.
 
Gjithashtu mësohet se është diskutuar edhe për të pasur një shkëmbim informacioni më të shpejtë dhe të shpeshtë mes dy institucioneve në luftën që bëhet ndaj pastrimit të parave.
 
Gent Gazheli është emëruar pak javë më parë në krye të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave duke zëvendësuar Arben Doçin.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)