Ushtria e Kinës do të jetë në dispozicion të ndihmojë Sirinë në luftën kundër Shtetit Islamik.
Së bashku me Rusinë edhe Kina i ka dhënë mbështetjen presidentit sirian Bashar Al Asad në forcimin e ushtrisë për të luftuar ISIS-in.
Agjencia e lajmeve “russia today” raporton se kjo mbështetje e shteteve të mëdha po i sigurion Presidenti Bashar Al Asad mbajtjen e pushtetit në Siri.
“Kinezët do të vijnë në javët e ardhshme” u shpreh një zyrtar i ushtrisë siriane.
“russia today” raporton se një anije detare me dhjetra këshilltarë ushtarakë kinezë në bord janë rrugës për në Siri. Anija do të kalojë Kanalin e Suezit në Egjipt ndërsa trupat e tyre do t’u bashkohen ushtrisë siriane.
Ditë më parë Rusia, Irani, Iraku dhe Siria ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët të informacionit në Bagdad për të kordinuar operacionet e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com