Irani ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Axios për bisedime për armëpushim 45-ditor në Lindjen e Mesme. Agjencia iraniane Tasnim, e lidhur me Pasdaranët, tha se Axios është “mjeti i komunikimit i Mossad-it për operacione psikologjike.”
Sipas tyre, Trump po përpiqet t’i shmanget vendosmërisë së Iranit që ka përsëritur vazhdimisht se nuk pranon armëpushime të përkohshme” pa një marrëveshje për përfundimin e konfliktit. “Armiqtë amerikano-sionistë, të cilët janë nën presionin e luftës dhe të hutuar, synojnë të shfrytëzojnë mundësinë e armëpushimit për të dalë nga kriza e municioneve dhe nga situata e vështirë strategjike”.
Sipas katër burimeve amerikane, izraelite dhe rajonale që kanë dijeni për bisedimet, SHBA-të, Irani dhe një grup ndërmjetësish rajonalë po diskutojnë kushtet e një armëpushimi të mundshëm 45-ditor që mund të çojë në një përfundim të luftës, raportoi Axios.
Ndërmjetësit po diskutojnë me palët kushtet e një marrëveshjeje në dy faza: faza e parë do të parashikonte një armëpushim të mundshëm 45-ditor, gjatë të cilit do të negociohej përfundimi i luftës. Armëpushimi mund të zgjatet nëse do të nevojitej më shumë kohë për bisedimet, ka thënë një prej burimeve. Faza e dytë do të konsistonte në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Burimet thonë se gjasat për të arritur një marrëveshje të pjesshme në 48 orët e ardhshme janë të vogla. Megjithatë, kjo përpjekje e fundit është e vetmja mundësi për të shmangur një përshkallëzim dramatik të konfliktit. Negociatat po zhvillohen përmes ndërmjetësve pakistanezë, egjiptianë dhe turq, si dhe përmes mesazheve të shkëmbyera mes të dërguarit të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Një zyrtar amerikan ka deklaruar se administrata e Trump i ka paraqitur Iranit disa propozime ditët e fundit, por deri tani zyrtarët iranianë nuk i kanë pranuar. Burimet shtojnë se ndërmjetësit besojnë se rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit dhe një zgjidhje për uraniumin e pasuruar, qoftë përmes largimit të tij nga vendi ose përmes hollimit, mund të çojnë drejt një marrëveshjeje.
Zyrtarët iranianë ua kanë bërë të qartë ndërmjetësve se nuk duan të gjenden në një situatë të ngjashme me atë të Gazës apo Libanit, ku ekziston një armëpushim në letër, por SHBA-të dhe Izraeli mund të sulmojnë sërish kur të dëshirojnë.
Ndërkohë një këshilltar i lartë i Udhëheqësit Suprem të Iranit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër mbi rrugët globale të energjisë, duke sugjeruar se pikat kryesore strategjike detare përtej Ngushticës së Hormuzit mund të bëhen objektiv nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të përshkallëzojnë më tej tensionet.
Ali Akbar Velayati, këshilltar i Ali Khamenei, ka deklaruar se një hap i gabuar nga njëri prej dy vendeve mund të trondisë rëndë rrjedhat globale të energjisë dhe tregtinë ndërkombëtare. Sipas televizionit shtetëror iranian Press TV, Velayati ka thënë se “komanda e bashkuar e rezistencës” e konsideron Ngushticën e Bab el-Mandeb “po aq strategjike sa Ngushtica e Hormuzit”.
Velayati shtoi se, megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë disa mësime nga historia e Iranit, “ato ende duhet të kuptojnë gjeografinë e pushtetit”.
Ngushtica e Bab el-Mandeb, pranë brigjeve të Jemenit përbën një pikë kyçe për trafikun detar drejt Kanalit të Suezit.
Huthët e Jemenit, aleatë të Teheranit, kanë paralajmëruar më parë se janë të gatshëm të godasin ngushticën në shenjë solidariteti me Iranin.
Sulmet amerikano-izraelite në Teheran ka shkaktuar 17 të vdekur, ndërsa raportohet për 6 fëmijë të vrarë, nën moshën 10 vjeç.

Agjencia iraniane Tasnim, e lidhur me Pasdaranët, e cilëson Axios, i cili raportoi për armëpushimin e mundshëm 45-ditor, si “mjeti i komunikimit i Mossad-it për operacione psikologjike.”
Presidenti amerikan, “i vetëdijshëm për vendosmërinë e fortë të Iranit për t’iu përgjigjur çdo çmendurie që lidhet me centralet elektrike dhe infrastrukturat e tjera, me gjasë po përpiqet të tërhiqet nga ky kërcënim për herë të tretë, dhe këto lloj lajmesh ndoshta po shpërndahen për të përgatitur këtë mundësi”.
Irani, thekson agjencia, “ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk pranon armëpushime të përkohshme” pa një marrëveshje për përfundimin e konfliktit. “Armiqtë amerikano-sionistë, të cilët janë nën presionin e luftës dhe të hutuar, synojnë të shfrytëzojnë mundësinë e armëpushimit për të dalë nga kriza e municioneve dhe nga situata e vështirë strategjike”.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore të kryera gjatë natës mbi Iran nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Bilanci më i rëndë vjen nga dy pallate në Ghaleh Mir ku numërohen 13 viktima. Guvernatori lokal ka bërë të ditur se kërkimet në rrënoja janë ende në vazhdim për të gjetur të mbijetuar apo për të nxjerrë trupa të tjerë. Gjithashtu janë vrarë 6 fëmijë nën moshën 10 vjeç.
Një sulm ndaj zonave rezidenciale në lindje të Teheranit ka shkaktuar 4 të vdekur dhe 7 të plagosur, ndërsa 3 banesa janë shkatërruar plotësisht dhe rreth 50 ndërtesa janë dëmtuar.
Janë goditur gjithashtu struktura energjetike në Universitetin Sharif të Teknologjisëë, në verilindje të kryeqytetit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonë. Është dëmtuar edhe një xhami universitare.
Nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave në Iran që nga fillimi i luftës: pas javës së parë, Teherani raportoi 1.230 të vrarë nga sulmet ajrore, ndërsa OJQ-ja HRANA, që kundërshton regjimin dhe ka selinë në Shtetet e Bashkuara, ka folur për më shumë se 3.400 të vdekur në total, prej të cilëve 1.500 civilë.
SHBA-të, Irani dhe një grup ndërmjetësish rajonalë po diskutojnë kushtet e një armëpushimi të mundshëm 45-ditor që mund të çojë në një përfundim të luftës.
Ndërmjetësit po diskutojnë me palët kushtet e një marrëveshjeje në dy faza: faza e parë do të parashikonte një armëpushim të mundshëm 45-ditor, gjatë të cilit do të negociohej përfundimi i luftës. Armëpushimi mund të zgjatet nëse do të nevojitej më shumë kohë për bisedimet, ka thënë një nga burimet. Faza e dytë do të konsistonte në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Negociatat po zhvillohen përmes ndërmjetësve pakistanezë, egjiptianë dhe turq, si dhe përmes mesazheve të shkëmbyera mes të dërguarit të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Një zyrtar amerikan ka deklaruar se administrata e Trump i ka paraqitur Iranit disa propozime ditët e fundit, por deri tani zyrtarët iranianë nuk i kanë pranuar.
Komente












kESHTU VEPROJN fASHISTET AMERIKAN DHE IZRAELIT A I KUPTON BOTA INJORANTE KETA DY QE I MBESHTET PER ZHDUKJEN E NJI POPULLATE KETA DY DUHET TE IZOLLOHEN NGA XHDOKUSH MOS JU LEJOJNHYRJE NE VENDET E TYRE KETA NUK E MERITOJN AS NE MES KAFSHEVE TE PERZIHEN .
PërgjigjuOpaa mbaruaran interceptoret e raketave te iranit.ska me iron dome ne gadishmeri izraeli.kshu qe duhen disa dite armepushim sa te vazhdoj prodhimi e te vij furnizimit I ri
Përgjigju