Përshkallëzimi, i cili përfshin infrastrukturën e prodhimit të gazit në Iran dhe vendet e tjera të Gjirit "për herë të parë", "është i pamatur", tha Presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa po i afrohej samitit të BE-së.

"Ne mbështesim një moratorium mbi infrastrukturën civile dhe civilët në këtë konflikt, si dhe një de-përshkallëzim të shpejtë. Rajoni po hyn në një periudhë festash fetare; mendoj se të gjithë duhet të qetësohen dhe luftimet duhet të pushojnë të paktën për disa ditë në përpjekje për t'u dhënë negociatave një shans të ri", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli: SHBA e dinte për sulmin e impianteve të Iranit! Goditen dy rafineri nafte në Kuvajt, Trump konsideron dërgimin e ushtarëve