Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pranoi sot letra Kredenciale të ambasadorit të ri të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Mohsen Alajmi.
Kreu i Shtetit i uroi Ambasadorit Alajmi mirëseardhjen në Tiranë duke shprehur besimin në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në fillim të këtij takimi, Presidenti Begaj, rikonfirmoi solidaritetin e Shqipërisë me Kuvajtin përballë sulmeve të Iranit, duke i cilësuar ato si një shkelje të hapur të sovranitetit të shetit dhe të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa vlerësoi mbështetjen për qytetarët shqiptarë në Kuvajt.
Sipas Presidencës në lidhje me marrëdhëniet dypalëshë, Presidenti Begaj vuri në dukje se ato janë të nivelit shumë të mirë, teksa përmendi projekte të Shtetit të Kujvajtit në Shqipëri, si në sferën humanitare ashtu edhe në fushën e zhvillimit.
Në vlerësimin e Presidentit të Republikës, këto nisma të përbashkëta duhet të vazhdojnë, ndaj dhe në takim u vlerësua interesi i intensifikimit të vizitave të ndërsejlla, për rritjen e bashkëpunimit.
Shqipëria, theksoi Kreu i Shtetit, inkurajon sipërmarrësit kuvajtianë të përdorin lehtësitë e krijuara nga institucionet shqiptare për të investuar në fusha me interes strategjik.
Në këtë aspekt, u shpreh gatishmëria për të thirrur Sesionin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik.
Gjatë takimit, krahas marrdhënieve dypalëshe, u vleresua mbështetja e Kuvajtit për Kosovën si dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare, vecanërisht për kadidaturat përkatëse në organizmat e OKB-së.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë Ambasadoren e Shtetit të Palestinës në Shqipëri, Rana Abusibaa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen Ambasadores Abusibaa dhe suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri, duke shprehur besimin se ajo do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore.
Komente








