Në postimin e tij të fundit në “Truth Social”, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka pohuar se Departamenti i Shtetit “po zhvendos mijëra njerëz nga vende të ndryshme në të gjithë Lindjen e Mesme”.

Po bëhet në heshtje, por pa probleme”, tha presidenti, duke lavdëruar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për “një punë të shkëlqyer!”

Departamenti i Shtetit tha dje se 20,000 amerikanë ishin kthyer në shtëpi dhe se po rritej numri i fluturimeve me çarter, pa dhënë më shumë detaje.

Administrata Trump është kritikuar për evakuimet pasi u bëri thirrje amerikanëve të largohen të martën nga më shumë se një duzinë vendesh në Lindjen e Mesme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Irani të dorëzohet! Media: Rusia, informacione Inteligjence Teheranit për të sulmuar forcat amerikane në Lindjen e Mesme! Meloni telefonatë me Macron, Starmer dhe Merz