Lufta në Karabakh/ Gazetarja azere dhe aktivistja armene për Report Tv: Popujt në krah të ushtrive! (VIDEO)

TIRANË- Situata mes Azerbajxhanit dhe Armenisë tensionohet orë pas ore, duke shkaktuar një numër të lartë viktimash civile dhe ushtarake në të dyja palët. Por megjithatë popujt po mbështetin ushtarët, shenjë kjo që ata nuk do të heqin dorë lehtësisht.

"Të gjithë njerëzit këtu përpiqen të jenë së bashku, t'iu tregojnë mbështetje forcave tona ushtarake dhe qeveritare. Si popull ne e kemi treguar mbështetjen tonë për presidentin dhe të gjitha vendimet e tij. Në rrugën të cilat ne dhunohemi ata lëvizin të lirë, ata qëndrojnë në zonat tona.  Aty janë rrënjat tona dhe ne duam t'i mbrojmë ato"!

U shpreh kështu gazetarja azerbajxhanase Jale Hesenli në një intervistë për Report TV. E të njëjtit mendim është edhe Lilit Beglaryan, Sekretarja e Partisë Republikane Armene e cila u shpreh se populli armen qëndron së bashku për të shtypur padrejtësitë që i behën popullit në zonë.

"Armenët janë shumë të bashkuar në këtë çështje, Populli në Armeni dhe Diaspora armene janë të bashkuar sa i përket kësaj çështje dhe janë të vendosur në qëndrimin e tyre në raport me konfliktin", tha Lilit Beglaryan.

Por të dyja gratë e angazhuar në këtë situatë bien dakord se në konfliktin e  pothuajse tre dekadave janë civilët ata që po dëmtohen.

"Në Nagorno-Karabakh, prej ditësh ka pasur tensione të vazhdueshme dhe në rritje mes palëve. Forcat armene kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj familjeve azerbajxhanase në zonë. Për shkak të sulmeve armene një familje e përbërë nga 5 persona humbën jetën. Shtëpia e tyre u shkatërrua gjatë një sulmi", tha Jale Hesenli.

"Edhe pse popullsia civile është në sulme të vazhdueshme të ushtrisë azerbajxhanase, asgjë nuk do të arrijë të ndalojë shpirtin dhe dëshirën e popullit të Bartakh për të jetuar të lirë dhe me dinjitet dhe të mposhtin dëshirën e tyre për të qënë të lirë dhe për të jetuar të tillë", shprehet nga ana tjetër Lilit Beglaryan.

Në një kohë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar po mundohet të gjejë zgjidhje, fajtori gjithmonë ngelet pala tjetër.

"Dua ta theksoj edhe njëherë se nuk ka asnjë interes apo qëllim nga ana e Armenisë apo Nagorno Karabah për të përshkallëzuar situatën. Ne e kemi përmendur dhe deklaruar disa herë se jemi kundër ndërhyrjeve ushtarake dhe se nuk asnjë arsye se përse të hymë në këtë lojë fajësimi", tha Lilit Beglaryan.

Azerbajxhan situata shikohet si shkak i dhunës së armenëve.

"Por kjo gjë nuk ka filluar sot por që në fillim të viteve 1992, kur armenët kundër familjeve në zone ushtruan dhunë sic mund ta shihni edhe në fotot e mia. Shiheni kjo është nga konflikti I vitit 1992. Dekadat kaluan por nuk ndryshoi gjë, në 2017 shikoni kjo është Zehra një vjeçare e cila së bashku me gjyshen e saj humbën jetën në sulme", përfundoi Jale Hesenli.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë