Brenda pak ditësh çmimi i naftës me pakicë në disa pika karburantesh në Tiranë është rritur dy herë.
Këtë të premte një litër naftë po kushton deri 184 lekë, e po kaq edhe benzina. Ndërsa në disa kompani të tjera, nga 175 lekë litri një ditë më parë, sot një litër po shitet me 182 lekë.
Kompanitë e tregtimit të karburantit në vend kanë nisur të reflektojnë menjëherë pasojat që mund të shkaktojë lufta në lindjen e Mesme. Konflikti ka shtuar pasiguritë në tregtinë globale, edhe bursat janë tronditur dhe po rriten çdo ditë.
Shtrenjtimi i karburantit nëse lufta përshkallëzohet mund të pasohet nga një efekt zinxhir, duke rritur çmimet edhe për energjinë elektrike apo edhe të produkteve të shportës.
Komente





