Përçarja në PD/ Korreshi: Të formojmë grup negociator që të bashkohemi! Meçani: Basha lëviz fijet te grupimi Alibeajt! Dhori: Figurë e konsumuar, s’gjen më mbështetje

Pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila zhbëu vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që i jepte vulën e PD-së Sali Berishës duke ja kaluar Enkelejd Alibeajt, përçarja në Partinë Demokratike është thelluar edhe më shumë. Megjithatë dy deputetët e Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi dhe Ilda Dhori, të ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, bëjnë apel që të gjendet një gjuhë e përbashkët që të dalin me një kandidat për zgjedhjet e 14 majit. Për të gjetur një rrugë të përbashkët, Korreshi thotë se duhet të dalin me një grup negociator që të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhje, pasi në të kundërt nuk do të fitojnë.

‘Të gjendet një gjuhë e përbashkët mes dy liderëve. Qenia e vulës në gjykatë dhe mospasja e garancisë se kush do të regjistrohet në zgjedhje krijon shqetësim tek votuesit. Tani në vend që të diskutojmë për fushatë, diskutojmë për problematikën brenda PD-së. Ne duhet të kemi një grup negociator prej 3 vetash që të kandidojmë me një kandidat të vetëm. Logjika është se ne nuk fitojmë të ndarë. Na shikojnë të dobët.’- tha Korreshi.

E të njëjtit mendim është edhe deputetja demokrate Ilda Dhori, e cila thotë se PD duhet të bashkohet, megjithëse nuk gjen sheh një zgjidhje afatshkurtër apo afatmesme.

‘Kam dashur të distancohem nga të dyja grupimet, unë e kam foksuar energjinë time në bazë. Në pjesën qendrore nuk shoh një dritë jeshile për bashkim. Zvarritja e një procesi të tillë gjyqësor është qartazi me një presion nga shteti. Gjykata nuk ka folur përfundimisht, është një zvarritje. Po zvarrit çështjen. Mendoj se PD duhet të bashkohet. Nuk shoh një zgjidhje afatshkurtër apo afatmesme. Unë bëj thirrje vetëm për bashkimin e PD-së. Duke u fraksionuar shtojmë luftën e numrave të dy grupeve me njëri tjetrin.’- tha Dhori.

Sa i takon rolit të Lulzim Bashës, gazetarja Juela Meçani, tha se ish-kryedemokrati është ende personi që lëviz fijet në krahun tjetër të demokratëve.

‘Alibeaj e ka bërë qesharake PD-në. Kemi një grup negociatorë për çfarë. Pala tjetër po bën takime për të gjetur mënyra për të shkuar në zgjedhje. Lulzim Basha është në hije. Do u trokasë Basha sërish pas 14 majit tek dera dhe është njeriu që lëviz fijet dhe vazhdon që ti lëvizë aty, pse bëni sikur nuk e shihni. Ka plane që janë bërë kohë më parë mbi një vit. Alibeaj ka çelësat e kashtës!’- u shpreh Meçani.

Por për deputetët demokratë Basha nuk ka më vend si kryetar. Korreshi tha se ai do të jetë i pari që do të jetë kundër. Ndërsa deputetja Dhori, u shpreh se ai nuk do të gjejë mbështetjen e grupit dhe se është një figurë i cili e ka përfunduar ciklin e vet politik.

'Basha edhe pse mund ta ketë një pritshmëri personalisht mendoj se nuk do të gjejë mbështetjen e grupit aty. Nuk do të ketë mbështetje. Duhet të ishte pjesë e aktivitetit të partisë gjatë gjithë kësaj kohë dhe duhet të ndihmonte në bashkimin e demokratëve. Kam bindje se nuk mund të gjejë mbështetjen e deputetëve dhe demokratëve. Është një figurë i konsumuar që ka përfunduar ciklin tij politik në kryetarin e partisë. Nuk mund të ngjallë më shpresë. Berisha në gjykimin tim s’të bind mjaftueshëm për ta sjellë PD-në në pushtet. Ky skepticizëm ka stepur demokratët.’- tha Dhori.

Pas 7 orësh mbledhje me deputetë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj beri thirrje për të gjithë kandidatët për bashkitë nga ana e demokratëve që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat të përbashkët dhe unik për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku nuk përjashtoi edhe ata të dalë nga procesi i primareve. Por, Rithemelimi refuzoi negociatat me Enkelejd Alibeajn për një kandidat të përbashkët, duke e quajtur hipokrizi ftesën e kryetarit të komanduar të PD.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/03/2023 01:45

    /VLORA 1/,asnje nga keta nuk eshte kunder SB.Bashen e nxjerrin kategorisht jashte si figure e konsumuar qe e ka perfunduar ciklin politik,por kur vjen fjala per SB,me gjysem zeri thone qe /...s'te bind mjaftueshem per t'a sjelle PD ne pushtet./Pra nuk e shikojne si problemin kryesor,si manipulues e korruptues,apo neperkembes demokracie,por thjesht i japin nje cilesim qe mund t'i jepet nje te panjohuri,apo nje rishtari ne politik qe papritur gjendet ne krye te PD e qe shikohet me mosbesim nga militantet qe mund te sjelle fitore.Sikur Berisha t'i shpinte ne fitore,do t'ja falnin te gjitha,perfshi dhe faktin e te qenit /i padeshirueshem/.Kjo mendesi eshte shume e rrezikshme se e mban Berishen aktiv ne politike.Politika shqiptare do te ishte shume me ndryshe sikur te kishte me pak servile e frikacake brenda partive te cdo krahu.

    Përgjigju
  • vlora 1: 08/03/2023 16:15

    Koreshi ,me duket se nuk ke kuptuar asgje.Saliu u do ti veni kokeulur mundesisht ti kerkoni dhe falje ndryshe ne pozita te barabarta nuk u do

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja