David Kantozi, shqiptaro-izraelit në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, thotë se çdo ditë i gjithë Izraeli është në sulmin e raketave. Sipas tij situata është shumë e ndërlikuar. Kantozi tha se populli izraelit mbështet bombardimet pasi është një luftë për ekzistencë. Ai tha se qëllimi i Hamasit është shkatërrimi i shtetit të Izraelit dhe se shumë shpejt shpreson që ajo organizatë t’i përkasë historisë.
‘Jam rreth 70 km nga ai krim makabër. I gjithë Izraeli është në sulmin e raketave që organizata e Hamasit nuk ndalon së qëlluari. Gjatë gjithë ditës ka pasur sulme me raketa dhe kemi pasi nga Rripi i Gazës por edhe nga Libani. Situata është e ndërlikuar, gjendje luftë. Jemi të shqetësuar por jo të frikësuar. Mësuam mjaft me atë që u krye më 7 tetor. Na bëri të ndërrojmë vështrimin tonë karshi Rripit të Gazës. Që në 2005 nuk ka izraelit atje. Unë si banorë i Izraelit skam të drejtë ti marrë jetën asnjë personi. Jemi në gjendje lufte, ka vështirësi në lëvizje. Njerëzit lëvizin më pak. Ne na kapi të papërgatitur. A është surprizë veprimet që bëjnë? Jo. Nuk kemi menduat se bëhen këto krime. Organizata e Hamasit i ka bazat në zonat e banuar Palestineze prandaj e bëjnë më të vështirë luftën. Jam dakord me luftën. Gjithë populli i Izraelit është i mobilizuar në këtë gjë. Kjo është një luftë për ekzistencë për Izraelin, është luftë për ekzistencë. Hamasi ka si qëllim shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Shpresoj që së shpejti Hamasi do ti përkasë historisë. Hamasi nuk ka si qëllim krijimin e shtetit por shkatërrimin e shtetit të izraelit.’- tha Kantozi.
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, tha se Shqipëria është pozicionuar qartë me të njëjtin pozicion që kanë mbajtur shtet aleate SHBA dhe Perëndimi. Qefalia tha se ne Shqipëria është një mbështetje të popullit të Izraelit pasi u godit nga një organizatë si Hamas.
‘Pozicioni i Shqipërisë ka qenë shumë i qartë shumë i kthjellët në pozicionin që kanë mbajtur shtete aleatet të SHBA, qoftë edhe vende të tjera te perëndimit. Po ta shikosh në gjeostrategjinë politike, këtu kemi forca dhe shtete të tjera që janë të interesuar për të ndodhur kjo. Është luftë që bëhet në qendra të banuara. Këta njerëz që janë palestinezët, po përdoren si mburojë. Kjo është vështirësia më e madhe që zhvillohet. Këtu është shumë e vështirë ta përcaktosh se kush është i Hamas dhe kush është palestinez i pafajshëm. Qëndrimi konstruktiv i Shqipërisë është qëndrimi i bërë publik. Jemi në mbështetje të popullit të Izarelit i cili u godit nga një organizatë si Hamas. Ne jemi një shtet i pavarur, autoriteti dhe roli i Shqipërisë. Atje situata është jashtë kontrollit. Një ushtri kaq e fortë, kaq e mobilizuar, ju mendoni e po të donte nuk kishte ndërhyrë në Gaza. Nga eksperience e luftërave të jeni të bindur se brenda në Gaza ka forca speciale që po i monitorojnë dhe të ndajnë njerëzit e të pafajshëm nga terroristët. Ushtria izraelite po lufton në mënyrë të tillë që mos të vrasë civilët.’- tha Qefalia.
Mentor Beqa ekspert për çështjet ndërkombëtare ngriti pyetjet nëse kjo luftë që bën Izraeli është efektive dhe sa përqind e 4200 viktimave palestineze janë terroristë të Hamasit.
‘Është konflikti më kompleks i mundshëm. Është shumë kompleks në dimensionet e veta. Qëndrimi i Shqipërisë nuk është fort i qartë. Shfaq një lloj ambiguiteti strategjik. Është i qëllimshëm ideuar nga kryeministri që ta ketë mirë me të gjitha palët. Qëndrimi fillestar është dënues. Ai akt është dënuar nga të gjithë dhe Shqipëria është pjesë e dënimit. Në dy rezolutat e fundit të iniciuara të cilat kanë qenë për të dënuar sulmin e Izreaelit në Gaza. Të gjitha territoret palestineze janë të pushtuara. Rripi i Gazës është i rrethuar në gjithë territorin e saj nga Izraeli. Duhet të ruhemi nga empatitë, është një përpjekje për të mbajtur një qëndrim neutral. Sa % e 4200 viktimave palestineze janë militantë të Hamasit. Hamasi është një grup terrorist i dizenjuar si i tillë, nga SHBA e Izraeli. Ka bërë një sulm terrorist, s’ka njeri që e mbështet këtë gjë. Janë vrarë 4200 persona në Rripin e Gazës, sa % prej tyre janë terroristë të Hamasit? Kjo luftë që po bën Izraeli a është efektive apo jo?’- tha Beqa.
Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv është përlasur me David Kantozin, izaraelito-shqiptar, në lidhje me bombardimet në Rripin e Gazës. Sipas Gurrës, izraelitët po vuajnë gabimet e Netanjahut, por Kantozi iu kthye se kjo që ai po thotë është e turpshme.
Gurra: Dhimbja ka emër Gaza. Asnjë shtet më jodemokratik nuk i lind e drejta të përgjigjet me të njëjtën monedhë cilado qoftë, mbetet vetëm një organizatë. Aq sa thotë formalisht në territoret e mbetura të palestinezë është autoriteti palestinez i ndarë. Gaza diku gjetkë dhe Bregu Perëndimor aty kush është bashkë me komunitetit hebre që jetojnë aty prej vitesh. Po paguajnë izraelitët gabimet e Netanyahut. Janë përplasje të brendshme.
David Kantozi: Turp të kesh dhe më vjen shumë keq që të japin mikrofonin të flasësh. Më vjen jashtë mase turp ta dëgjoj shqip këtë.
Gurra: Më vjen turp nga fëmijët që vriten nga të dyja krahët.
Kantozi: Po debatoj për teoritë e konspiracionit që thatë juve. Janë mendime të frikshme. Të akuzosh politikën e një shteti për interesat e tyre të bëhen këto është e turpshme.
Hitleri ka qene dermani juaj!ai ju ka njoftur ju se ç'fare populli kriminel dhe shtet zaptues.
PërgjigjuPo ju poplli "paqedashës" ça qëllimi keni? Keni që nga 70 e ktej përdit duke mor toka e përdit duke eleminu naj palestinez çdo ditë.Sa vet vrat për Ramazan në xhami gjat faljes?sa gra e frim vratë aty??Po skeni faj se keni pushtu e zaptu çdo Media Vizive ene të shkruar. Mel Gibson vetëm se foli 1 llaf keq ndaj izraelitve ka 20 vjet me zor ka bo 1 film,dhe ai i pavlerë. Popull plen ju e plena ata që luftoni ju
Përgjigju