‘Lufta në selinë blu’, Elezi në ‘Repolitix’: Më 11 dhjetor Kuvendi Kombëtar do të shkarkojë Bashën! Topollaj: PD shërbeu vetëm për të penguar frymën opozitare

TIRANË- Demokratët janë të bindur se me 11 dhjetor, ditën kur Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të shkarkohet nga posti i kryetarit. Kjo deklaratë u bë nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Ibsen Elezi në ‘Report Tv’, në emisionin ‘Repolitix’ nga gazetari Denis Minga.

“Në 11 dhjetor do shkarkohet Lulzim Basha dhe do emërohet një përfaqësi për ta çuar PD në një proces zgjedhor normal, e ca do ndodh, me shumë gjasa Sali Berisha, fiton se ka shumicën e partisë. (...) Unë mbështes frymën që në PD dhe në sistemin politik shqiptar duhet të vihen rregulla, të gjitha dokrrat që bëjmë ne pastaj do nxjerrin probleme. Parimet e demokracisë thonë që shumica përcaktohet nga një garë. Berisha në kohën e vet e respektonte në anën formale konceptin e garës dhe rezidencës, kurse këta e mohojnë. Gara nga ana formale, konkurrenca është respektuar, por këta e kanë shkel sepse marrin vendime brenda strukture për të emëruar sekretarë e gjithçka tjetër. Kur e deformon pa e kuptuar njerëzit është problem më i thellë. Për këtë po lufton Berisha, pavarësisht se është në pozita të dobëta, prandaj njerëzit po e mbështesin. Njerëzit janë në kushtet që po kërkojnë vetëm një zgjidhje. Berisha? I vetmi që po e kërkon këtë. Berisha ka dhënë prova që ka forcë për ta ndërmarrë dhe për ta çuar këtë proces, pavarësisht se nuk ka kredon morale. Ai ka numrat, besueshmërinë e njerëzve.”, tha Elezi në Repolitix.

Sipas anëtarit të Bindjes Demokratike, Fabjan Topollaj, Partia Demokratike e ka humbur rolin e saj opozitar, madje as nuk po vepron për të rrëzuar maxhorancën. Topollaj thotë se gjatë gjithë kësaj kohe PD ka shërbyer për të penguar zërin kritik të partive të reja opozitare.

Përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Topollaj e sheh si një luftë për të ruajtur karrigen. Sipas tij, në këtë luftë Basha ka avantazh pasi ai ka vulën e partisë, që i mungon Berishës, por mbështetet demokratët.

“Unë mendoj që PD vite e fundit ka shërbyer vetëm për të penguar çeljen e frymës opozitare. Opozitës i duhej kaposh i ri që ditën kur Basha humbi përballë Ramës në 2017. PD dhe fitoret që ka arritur, ka pasur fitore shumë të vogla gjatë kësaj periudhe. E vemja gjë që ka fituar PD ka qenë përballë nismave të reja opozitare. PD ka penguar të çelë një opozitë të re. Edh k jo që po ndodh. PD duhet të te jetë e interesuar që opozitën ta bëjë maxhorancë, sepse kjo është qëllimi. Lufta që po ndodh në PD është se kush do mbajë oborrin e opozitës. Berisha dhe Basha të dy bashkë nuk e kanë mundur Ramën. Kishte ardhur dita që të zgjeroheshin për ta mundur, por ata po ndahen mes vetes. Lufta e tyre është e qartë që po bëhet për oborrin e partisë demokratike.

Deri dje Berisha ishte komod me Lulzim Bashën dhe doli kundër tij ditën që Basha e nxori jashtë oborrit të PD-së. Unë nuk e shoh tek asnjëri prej tyre që të hedhin ide për të zgjeruar opozitën. Kanë një ndryshim të madh, Berisha ja ka marrë njerëzit e oborrit të PD, Basha po lufton për të mbajtur vulën. Kjo garë është shumë e fortë, sepse ai që ka njerëzit nuk ka vulën, dhe ky që ka vulën e ka luftën shumë më të lehtë. Basha në këtë aspekt e ka luftën më të lehtë sepse Berisha duhet të kapërcejë 10 male për të arritur vulën. Në 11 dhjetorin luftojmë për vulën, sepse në politikë nuk ka rëndësi vula, po rëndësi ka sa bletë ka kosherja, sepse zotëria po të ketë njerëzit të bëjë një koshere tjetër”, u shpreh Topollaj.

Nga foltorja e Lezhës, Sali Berisha njoftoi 5 ditë më parë se më 11 dhjetor ka thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndërkohë, Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë Kuvend që bie ndesh me interesat pro amerikane.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë