Vazhdojnë luftimet në Sudan, 512 të vdekur dhe 4193 të plagosur! Vijojnë evakuimet

Numri i të vdekurve nga lufta mes forcave rivale në Sudan ka shkuar në 512, ndërsa mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur. Operacionet e evakuimit janë duke vijuar, ndërkohë që armëpushimi 3 ditor përfundon në mesnatë.

Numri i të vdekurve nga luftimet e ashpra mes forcave rivale të Sudanit ka arritur në 512 ndërsa 4,193 të tjerë të plagosur, sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Banorët kanë raportuar se dhuna është përhapur përtej kryeqytetit Khartoum, në qytetin e Genena ku forcat rebele kanë terrorizuar civilët, ndërsa po vjedhin dhe vrasin.

Ndërkaq forcat paraushtarake kanë akuzuar ushtrinë, se kjo e fundit ka sulmuar një nga bazat e tyre me sulme ajrore dhe artileri gjatë armëpushimit, i cili pritet të përfundojë në mesnatë. Nga ana tjetër operacionet e shpëtimit të ndërmarra nga shumë qeveri janë në garë me kohën. Kina, një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Sudanit, ka vendosur një anije detare për të evakuuar më shumë nga qytetarët e saj. Ministria jashtme kineze tha se pritet të transferojë rreth 800 persona përpara se armëpushimi të përfundojë.

Misioni britanik i evakuimit ka shpëtuar 536 persona në gjashtë fluturime, India  ka evakuuar me sukses 297 qytetarë te saj, ndërsa afro 20,000 sudanezë janë zhvendosur në Çadin fqinj. Edhe Arabia Saudite thotë se ka evakuuar 187 persona, përfshirë qytetarë nga 25 kombësi. Armpushimi përfundon në mesnatë, ndërsa disa shtete po  ndërmjetësojnë për zgjatjen së tij. Ministri i jashtëm i Sudanit të Jugut tha se propozimi për diskutime midis palëve ndërluftuese ishte pranuar nga ushtria sudaneze, por rivalët e tyre, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, nuk janë përgjigjur ende.

Gjithashtu edhe i dërguari i OKB-së në Sudan, Volker Perthes, ka konfirmuar se po përpiqet të organizojë një zgjatje të armëpushimit aktual të ndërmjetësuar nga SHBA. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'