Bombardimet ruse kanë shkaktuar vdekjen e 2 personave, plagosjen e shumë të tjerëve, si dhe evakuimin e 100 civilëve mbrëmjen e 6 janarit në qytetin Kherson në Ukrainë.

Një alarm kundërajror ra gjatë natës në pesë rajone të Ukrainës. Sirenat paralajmëruese filluan duke rënë në rajonet e Kievit, Vinnytsia, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Khmelnytskyi.

Kandidatura e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në zgjedhjet e 2024 shqetëson Kievin. Nëse ai zgjidhet - ky është reflektimi i 'Kyiv Independent' - Michel do të hyjë në Parlamentin Evropian në mes të korrikut dhe liderët e BE-së do të duhet të emërojnë shpejt një pasardhës për pozicionin e tij vakant në Këshill. Meqenëse Hungaria do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit në korrik, nëse anëtarët e BE-së nuk bien dakord shpejt për një kandidat, kryeministri hungarez Viktor Orban mund të marrë rolin e Presidentit të Këshillit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Ukrainë/ Rusia bombardon qytetin Kherson, 2 të vdekur e disa të plagosur

1704640188_yotyoyoo.JPG

Kherson, Ukrainë

Bombardimet ruse kanë shkaktuar vdekjen e 2 personave, plagosjen e shumë të tjerëve, si dhe evakuimin e 100 civilëve mbrëmjen e 6 janarit në qytetin Kherson në Ukrainë.

Ushtria ukrainase ka deklaruar ditën e sotme se mbrojtja ajrore rrëzoi 21 nga 28 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës së shkuar.

Po ashtu, raportohet se Rusia lëshoi ​​tre raketa kundërajrore në Ukrainë, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ora 09:45
Ministri i Jashtëm japonez viziton papritur Ukrainën, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

1704617131_jtr.jpg

Ministrja e Jashtme japoneze Yoko Kamikawa 

Ministrja e Jashtme japoneze Yoko Kamikawa ndodhet sot në Ukrainë për një vizitë të papritur për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme të Tokios për Kievin në luftën kundër Rusisë. 

Këtë e njoftoi qeveria japoneze, duke shpjeguar se Kamikawa do të takohet me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba. 

Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, Ministria e Jashtme japoneze thekson se "Kamikawa do të përsërisë mbështetjen për Ukrainën përballë situatës aktuale serioze ndërkombëtare dhe angazhimit për rimëkëmbje dhe rindërtim".

Ora 09:40
Kievi: Ekziston rreziku që Orban të bëhet president i Këshillit të BE-së

1704616798_orban.jpg

Viktor Orban

Kandidatura e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në zgjedhjet e 2024 shqetëson Kievin. 

Nëse ai zgjidhet - ky është reflektimi i 'Kyiv Independent' - Michel do të hyjë në Parlamentin Evropian në mes të korrikut dhe liderët e BE-së do të duhet të emërojnë shpejt një pasardhës për pozicionin e tij vakant në Këshill. 

Meqenëse Hungaria do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit në korrik, nëse anëtarët e BE-së nuk bien dakord shpejt për një kandidat, kryeministri hungarez Viktor Orban mund të marrë rolin e Presidentit të Këshillit.