Presidenti Bajram Begaj, u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë.
Gjatë një interviste për “Euronews”, në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre.
“Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të paprecedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballemi me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe, sigurisht, probleme me arsimin. Po ashtu, përballemi me padrejtësi sociale. Megjithatë, sfidat me të cilat po përballemi nuk mund të zgjidhen në mënyrë individuale apo rajonale. Ashtu siç kemi mësuar nga e kaluara, duhet të jemi të bashkuar në reagimin tonë”, tha Begaj.
Diskutimet në forum trajtuan çështjen e paqes, veçanërisht në kontekstin e konflikteve globale që po vazhdojnë. Presidenti Begaj, duke e cilësuar rajonin e Ballkanit Perëndimor "tejet i brishtë," foli për rëndësinë jetike të paqes.
"Paqja është e paçmueshme. Mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona që të sigurojmë më shumë stabilitet në kontinentin tonë. Sigurisht, unë vij nga një rajon ‘tejet i brishtë’," u shpreh ai.
Lufta në Ukrainë u theksua si një shqetësim kritik, duke nxitur thirrje për një bashkëpunim dhe dialog të zgjeruar ndërmjet kombeve. Begaj konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen e nismave që përputhen me vlerat humane.
"Kemi mbështetur çdo iniciativë që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë," deklaroi ai.
Thirrja e Presidentit Begaj për një reagim të unifikuar ndaj sfidave globale thekson rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët në tejkalimin e sfidave me të cilat bota përballet sot.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Ukraina sulmon me dhjetëra dronë Rusinë, rafineria e ‘Lukoil’ në flakë! Moska: U tentua dhe goditja e centralit bërthamor (VIDEO)
29 Janar, 08:58
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
‘Akademia e Shkencës’/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin e padisë së PD! Kryetari gëzon privilegje
28 Janar, 18:42
-
89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore
28 Janar, 08:44
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54