TIRANË- Pas luftës në Ukrainë, asgjë nuk do të jetë njësoj dhe ky është emëruesi i përbashkët i të gjithë analistëve të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Analisti Ben Andoni, thotë se është momenti që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen, pasi sipas tij Prishtina zyrtare tani është përpara një vështirësie të madhe dhe për këtë jep disa fakte.
"Kosova është nën mbikëqyrje ndërkombëtare dhe ajo po përdoret, të gjitha institucionet ekonomike janë në Beograd dhe ato amerikane dhe marrëveshja që u bë në SHBA, institucioni që do jepte fondin është në Beograd. Kosova është para një vështirësie të madhe dhe Shqipëria duhet të jetë atribut se vetëm nuk ia del dot, në takimin e fundit që ka bërë Putin me ish-presidentin Amerikan, për Kosovën është folur 4 minuta, ishim dëshmitar që Kosova la 7000 ha me një gjë koti të BE, frika më e madhe është që Kosova mund të jetë pjesë shkëmbimi interesash, do e përdorin fuqitë e mëdha, , jemi në 2022 dhe në vend që Europa të kontribuonte integritetin e Kosovës, u ka dhënë autonomi 4 komunave të veriut në Kosovë, janë futur në sistemin shëndetësor serb, dhe në juridiksionin sllav, madje kosovarët bënin vaksina në kohë pandemi në komunat serbë. 2 herë në vit për Kosovën raportojnë në Këshillin e Serbisë dhe rusët thonë "është eksperiment i jua". Shqipëria dhe Kosova duhet të shërbejnë si një trup dhe nuk ia dalin dot, e vetmja garanci është që SHBA është kumbarë i Kosovës, nuk mjafton, me një rikthim të Trump pasojat do të jenë të tmerrshme, ndryshimi i kufijve është akoma në tryezë, zgjidhja ka qenë para 2 vitesh, në prill ku që Vuçiç thoshte jemi përpara një zgjidhje të tmerrshme për ne, jemi para ndryshimeve në Kushtetutë, se Kosova është në preambul, prandaj quhet Kosova dhe Metohia, se aty kanë mbjellë zonë fetare të tyre dhe ky është problemi që përballet Kosova, por në këtë moment problemi më i madh është Bosnja dhe Bosnja po shkon drejt shpërbërjes, pas luftës nuk do jenë gjërat njësoj, Serbia ka hapur kapitullin e 35 në BE, ndërsa ne akoma nuk kemi bërë mbledhjen e parë qeveritare", tha analisti Ben Andoni.
Mirëpo konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari thotë se Kosova e pavarur është tani më fakt dhe se BE do të impnojë Serbinë që ta pranojë.
"Ka disa zona në BE, Borrell apo politikanë të përgjegjshëm do e mbyllin historinë e Kosovës shumë shpejt, Serbia i janë çelur negociatat me BE, përfundimi parë nga kjo luftë, këto vendet që nuk janë anëtare e BE dhe NATO, Kosova dhe Serbia, të tjerat janë në NATO e BE, Serbia do mbetet në mes të Ballkanit qe nuk do të futet në BE, BE do e imponojë të pranojë Kosovën. Puna e Kosovës është mbaruar 80%, nëse Perëndimi me SHBA e marrin seriozisht, këtë problem e zgjidhin. Problemi i parë që do ketë BE është problemi i Kosovës dhe Bosnjës", tha Hajdari.
Në këtë drejtim, për ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi edhe Kosova duhet të veprojë dhe jo vetëm të presë nga "të tjerët".
"Edhe vetë Kosova duhet të bëjë diçka", tha ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.