Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia është një kërcënim "real". Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, disa ditë pasi Moska njoftoi vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.
Gjatë një vizite në Palo Alto, në Kaliforni, presidenti amerikan e përkufizoi iniciativën e Rusisë si "absolutisht të papërgjegjshme":
"Gjatë vizitës sime të fundit këtu, rreth dy vjet më parë, thashë se kisha frikë nga tharja e lumit Kolorado dhe të gjithë më mendonin sikur të isha i çmendur”, tha Biden. “Ata më shikonin si kur thashë se kisha frikë (Presidenti rus, Vladimir) Putin mund të përdorte armë taktike bërthamore. Është (një rrezik) real”, tha Biden.
Shpërthimet tronditën qytetin dhe rajonin e Kievit gjatë natës. Administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas ka njoftuar se është aktivizuar mbrojtja ajrore. Shpërthime u raportuan gjithashtu në rajonet Cherkasy, Vinnitsa dhe Khmelnytskyi.
Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të OKB-së, 15.779 civilë janë plagosur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ukrainasit po fitojnë përballë rusëve në jug dhe në lindje të Ukrainës.
Ai tha se fitoret do të vijojnë duke theksuar se Rusia nuk do ketë më kurrë mundësinë që në të ardhmen të sjellë destabilitet në Ukrainë.
"Tani ushtarët tanë në jug dhe në lindje po shkatërrojnë në mënyrë shumë aktive armikun, duke çliruar fizikisht Ukrainën. Kjo do të vazhdojë në të ardhmen. Mbrojtja nga terrori nënkupton shkatërrimin e terroristëve. Dhe është një garanci që shteti i keq rus nuk do të ketë më kurrë mundësinë për të sjellë të keqen në Ukrainë"-tha Zelensky.
Kampioni ukrainas i kikboksit, Maksym Bordus , u vra nga ushtria ruse. Lajmi u bë me dije nga mediat ukrainase.
"Bordus u vra në luftën e ashpër kundër rusëve. Çdo ditë ai përpiqej të sillte Ukrainën një hap më afër fitores, por ai vetë nuk do ta shohë", shkruan Sport Angels në një postim, duke postuar një foto ku shfaqet Bordus me disa medalje.
Në faqen e internetit të presidencës ukrainase është publikuar një peticion që kërkon që Bordus t'i jepet pas vdekjes titulli i heroit kombëtar.
Një civil mbeti i vrarë dhe tre të tjerë, mes tyre një fëmijë, u plagosën në sulmet e djeshme ruse në rajonin Sumy. Këtë e raporton The Kyiv Independent. Rajoni pësoi 16 sulme, gjatë të cilave u shënjestruan komunitetet e Myropillia, Khotin, Bilopillia, Krasnopillia, Yunakivka, Shalyhyne dhe Novoslobidske. Viktima u raportua në Yunakivka.
Shpërthimet tronditën qytetin dhe rajonin e Kievit gjatë natës. Administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas ka njoftuar se është aktivizuar mbrojtja ajrore. Shpërthime u raportuan gjithashtu në rajonet Cherkasy, Vinnitsa dhe Khmelnytskyi.
‘Në "sulmin masiv" të natës nga dronët kamikaze të armikut, u zbuluan dhe u shkatërruan rreth 20 objektiva ajrore në hapësirën ajrore rreth Kievit’, njoftoi në mëngjes administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas. Dronët kanë hyrë në qytet me dallgë nga drejtime të ndryshme. Alarmi ajror zgjati më shumë se tre orë. Deri më tani nuk ka informacione për viktima apo dëme.