Lufta/ Shkëmbimi i të burgosurve për Pashkët Ortodokse! BE për Poloninë dhe Hungarinë: Veprimet e njëanshme të papranueshme

Lufta/ Shkëmbimi i të burgosurve për Pashkët Ortodokse! BE për Poloninë dhe Hungarinë: Veprimet e njëanshme të papranueshme

Foto nga lufta në Ukrainë

Pashkët ortodokse nuk e ndalën luftën. Në rajonin e Zaporizhzhia, ku ndodhet centrali bërthamor, u godit një nga qendrat e referencës për besimtarët pro-rusë ndërsa në rajonin e Donetskut, artileria goditi faltoren e Shndërrimit.

Trupat e Ëagner- it kapën dy lagje në periferinë veriore dhe jugore të Bakhmutit, por luftimet e ashpra po vijojnë në qytetin e Donteskut i cili prej muajsh ka qenë pjesë e përleshjeve të përgjakshme.

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në një pallat në Sloviansk, në rajonin e Donetskut, ka shkuar në 13, por kërkimet për viktima të tjera të mundshme janë ende duke vijuar. 

Ndërkohë, kreu i milicisë private Ëagner, Yevgeny Prigozhin, ka urdhëruar lirimin e një grupi të burgosurish ukrainas të luftës me rastin e Pashkëve: një video e publikuar nga shërbimi i tij për shtyp tregon se ai jep urdhrin për lirimin e tyre.

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së ka folur në lidhje me ndalimin e importeve të grurit ukrainas të paralajmëruar nga Varshava dhe Budapesti.

“Ne jemi në dijeni të njoftimeve të Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e importit të drithit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina. Ne kërkojmë informacione të mëtejshme nga autoritetet kompetente për të vlerësuar masat. Në këtë kontekst, ai Është e rëndësishme të theksohet se politika tregtare është kompetencë ekskluzive e BE-së dhe, për rrjedhojë, veprimet e njëanshme nuk janë të pranueshme. Në kohë të tilla të vështira, është thelbësore të koordinohen dhe të harmonizohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, shton ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Putin takohet me ministrin kinez të Mbrojtjes: Ne kemi lidhje shumë të forta

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës Popullore të Kinës Li Shanfu. Putin i tha ministrit kinez të Mbrojtjes Li Shangfu se vizita e fundit e presidentit kinez Xi Jinping në Rusi ishte "shumë produktive". Putin tha gjithashtu se ministritë e mbrojtjes të Rusisë dhe Kinës shkëmbejnë rregullisht informacione të dobishme dhe mbajnë stërvitje të përbashkëta.

"Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive përmes agjencive ushtarake, duke ndarë rregullisht informacione të dobishme për ne, duke bashkëpunuar në fushën e ndërveprimit ushtarak-teknik dhe duke kryer stërvitje të përbashkëta”, tha ai.

Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu përsëriti lidhjet "e forta" me Moskën.

"Ne kemi lidhje shumë të forta, të cilat shkojnë përtej aleancave politiko-ushtarake të kohës së Luftës së Ftohtë" dhe janë "shumë të qëndrueshme", tha ai.

Ora 18:49
Kievi: Rusët kanë ndryshuar taktikat e bombardimeve

1681278370_js.JPG

Trupat ruse kanë ndryshuar taktikat e tyre të granatimit të territorit ukrainas që nga fillimi i pranverës 2023, sipas Yurii Ihnat , zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, cituar nga Ukrinform .

"Të gjithë kishin dëgjuar për sulme masive në të gjithë Ukrainën që nga vjeshta dhe dimri, kur armiku në fakt përdori të gjithë arsenalin e tij strategjik të raketave të lundrimit dhe i gjuajti në infrastrukturën tonë kritike. Tani gjërat kanë ndryshuar," tha Ihnat. “Me fillimin e pranverës, armiku filloi të sulmojë kryesisht rajonet jugore, lindore dhe veriore.

Të dhënat e inteligjencës ukrainase raportojnë se Rusia kishte një rezervë prej 7,000 raketash S-300 deri disa muaj më parë. Që nga ajo kohë, shumë prej tyre janë përdorur, ndaj tani “duhet të kuptohet gjendja e këtyre raketave, nëse janë gati për përdorim, si janë ruajtur dhe nëse janë lagur apo jo”, shpjegon Inhat.

Ora 17:56
Biden për Pashkët Ortodokse: Le të lutemi për ata që vuajnë nga lufta

1681660642_joe.JPG

“Sot lutemi për ata që vuajnë nga lufta dhe persekutimi”. Kështu Joe Biden dërgoi urimet e tij më të mira për komunitetin e krishterë ortodoks që feston sot Pashkët , duke falënderuar gjithashtu njerëzit që "në të gjithë botën po shërojnë plagët dhe po mbrojnë dinjitetin e të gjithëve, duke mirëpritur refugjatët dhe duke mbrojtur të drejtat e njeriut".

 

Ora 13:32
Kievi: 130 ushtarë janë liruar 'në këmbimin e madh të të burgosurve për Pashkë'

1681644853_aaa.JPG

Një total prej 130 ushtarësh ukrainas janë liruar nga robëria në fundjavën e Pashkëve Ortodokse, kanë autoritetet ukrainase. “Këmbimi i madh për Pashkë”, ka thënë Andriy Yermak, shef i zyrës presidenciale në Ukrainë, përmes një postimi në Telegram.

Ai e ka postuar një fotografi, në të cilën shihen dhjetëra burra të mbuluar me flamurin ukrainas blu e verdhë. “Janë duke u kthyer 130 njerëz tanë”.

Këmbimi i të burgosurve është bërë në zona të ndryshme në ditët e fundit, ka thënë Yermak. Pala ruse nuk ka konfirmuar ende diçka të tillë.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar. Këmbimi i të burgosurve është pika e vetme në të cilin janë duke bashkëpunuar palët në luftë. Javën e kaluar, një total prej rreth 200 ushtarëve ukrainas dhe rusë janë këmbyer nga autoritetet.

Ora 12:50
Lufta/ Pamje të frikshme nga fushëbeteja e Bakhmutit, ushtarit rus i vjen plumbi i snajperit në kokë, shpëton mrekullisht: Jam gjallë

 

Beteja e ashpër në territorin ukrainas vijon të jetë një përballje e frikshme dhe e rëndë për t’u kapërdirë në kohët moderne. Pamjet janë filmuar në zonën e Bakhmutit, atje ku dhe përleshjet mes palëve aktualisht janë më të rënda në javët e fundit.

Imazhe të pabesueshme vijnë nga lufta e ashpër në Ukrainë, ku një ushtar rus shpëtoi për një fill nga vdekja teksa u godit në kokë nga një plumb nga një snajper.

Ushtari, pjesë e mercenarëve të Wagner, shihet teksa goditet nga plumbi në helmetë dhe kontrollon vetën duke thënë “Jam ende gjallë”.

Ora 10:55
Lufta/ Përplasje të përgjakshme në Bakhmut, zëdhënësi i komandës ushtarake: Po bëjmë çdo gjë për të zmbrapsur armikun

1681635504_bbe.JPG

“Në Bakhmut po zhvillohen luftime të përgjakshme”, tha zëdhënësi i komandës ushtarake të Ukrainës Lindore, Sergy Cherevati për kanalin televiziv 1+1.          

“Në zemër të zonës urbane të qytetit po zhvillohen beteja të përgjakshme. Ushtarët tanë po bëjnë gjithçka për të ulur aftësinë luftarake të armikut dhe për të ulur moralin e tij. Çdo ditë, në çdo cep të qytetit, po ia dalin”, tha ai.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 16/04/2023 18:55

    Nje gjeneral italian ne pension thot Qe lufta ska filluar akoma Ai thot imagninoni sikur te ngrihen njeheresh 1000 gjuajtes bimbardues rus cfar pasojash do kete lufta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre