Beteja e ashpër në territorin ukrainas vijon të jetë një përballje e frikshme dhe e rëndë për t’u kapërdirë në kohët moderne. Pamjet janë filmuar në zonën e Bakhmutit, atje ku dhe përleshjet mes palëve aktualisht janë më të rënda në javët e fundit.
Imazhe të pabesueshme vijnë nga lufta e ashpër në Ukrainë, ku një ushtar rus shpëtoi për një fill nga vdekja teksa u godit në kokë nga një plumb nga një snajper.
Ushtari, pjesë e mercenarëve të Wagner, shihet teksa goditet nga plumbi në helmetë dhe kontrollon vetën duke thënë “Jam ende gjallë”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkëmbimi i të burgosurve për Pashkët Ortodokse! BE për Poloninë dhe Hungarinë: Veprimet e njëanshme të papranueshme










