Ushtria ruse ka sulmuar masivisht me raketa rajone të ndryshme të Ukrainës. Në sulmin që iu bë një qendre të transfuzionit të gjakut, dy persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë u plagosën
Rusia e ka goditur me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dy vetë dhe plagosur 4 të tjerë . Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ka treguar hollësi, por tha se “vetëm ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus”.
Alarmet ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin dhe një gositje që synonte Zaporizhian, në uzinën ‘Motor Sich’, tha Zelensky në videon e tij të transmetuar në mbrëmje në Kiev. ”Motor Sich” konsiderohet prodhuesi më i rëndësishëm i Ukrainës i motorëve të avionëve dhe helikopterëve dhe turbinave me gaz. Sipas raportit, Rusia gjuajti edhe një herë raketat ”Kinschal” dhe raketat ”Kalibr” në drejtim të Ukrainës.
"Rusët goditën nga ajri me bombë të orientuar një ndërtesë jo-rezidenciale në fshatin Kruglyakivka, rrethi Kupyansk, që më pas shpërtheu në një zjarri të madh" tha kreu i administratës ushtarake rajonale Oleg Syniehubov, cituar nga agjencia e lajmeve në Kiev, Unian.
Rusia nuk ka komentuar rreth kësaj ngjarjeje. Në të kaluarën, ajo i ka mohuar akuzat se i po i sulmon civilët apo se ka kryer krime lufte.
Qyteti Kupianski dhe vendbanimet përreth u pushtuan nga trupat ruse në ditët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska, i cili nisi në shkurt 2022. Por, kjo zonë u çlirua gjatë një kundërofensive ukrainase në shtator. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky i përshkroi kryerësit e sulmit si “kafshë”.
“T’i mposhtesh terroristët është çështje nderi për secilin njeri që çmon jetën”, shtoi ai.
Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pasi Moska tha se një cisternë nafte ruse u dëmtua nga një sulm ukrainas me dronë gjatë natës së 4 gushtit në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që e lidh Krimenë e aneksuar nga Moska me Rusinë.
Pak ditë më parë, një anije e Marinës ruse u dëmtuan rëndë në portin Novorossiisk nga një sulm me dronë, për të cilin përgjegjësinë e mori Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës .Sulmet brenda dhe përreth Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia nuk pranoi ta vazhdojë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për eksportimin e drithërave ukrainase përmes detit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i tha New York Times se "për momentin nuk ka arsye për të përfunduar një marrëveshje " me Ukrainën. Operacioni ‘ushtarak special’ do të vazhdojë”, shtoi ai, duke iu referuar luftës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky , ka akuzuar presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva , për "pajtim me narrativat" e liderit rus, Vladimir Putin, pasi Presidenti i Brazilit tha se as Rusia dhe as Ukraina nuk duan paqe. ndërsa njerëzit vazhdojnë të vdesin”.
"Nuk e di pse duhet të ndaj narrativat e Putinit," tha Zelensky në një intervistë me disa media të Amerikës Latine në Kiev, të cilët i kërkuan atij të komentonte deklaratat e Lulës këtë javë.
Zelensky paralajmëroi se Putin "nuk është i ndryshëm nga asnjë kolonizator".
"Shpresoj që (Lula) të ketë mendimin e tij. Nuk duket e nevojshme që mendimet e tij të përkojnë me mendimet e Presidentit Putin," shtoi Zelensky, i cili tha se deklaratat si ato të liderit brazilian "nuk ndihmojnë në arritjen e paqes".
Presidenti brazilian është përmendur në disa raste si një ndërmjetës i mundshëm midis Ukrainës dhe Rusisë. Ndërsa Lula bën thirrje që bisedimet të fillojnë tani në rrethanat aktuale, Zelensky refuzon të ulet dhe të bisedojë derisa Rusia të tërheqë trupat e saj nga territoret që ajo pushton në Ukrainë.
Zelensky ti je bastard sherbetor i amerikes dhe ti je shkaktar i luftes sepse doje te bije bazat e Amerikes ne kufi te Rusise dhe tani pasojat po i vuan populli o kokrra e legenit dhe pretendon qe gjithe bota te mbeshtet intrigat dhe pucet e tua dhe te amerikes por koken do te hash ceshtje kohe
Përgjigju