Lufta në Ukrainë, Inspektorët e IAEA në uzinën e Zaporizhzhia: Do vazhdojmë ekzaminimin
Inspektorët e IAEA do të qëndrojnë në termocentralin bërthamor ukrainas të Zaporizhzhia, i cili është i pushtuar nga trupat ruse, "deri të dielën ose të hënën". Kështu ka bërë të ditur kreu i agjencisë së OKB-së, Rafael Grossi
Redaksia 2 Shtator 2022, 07:49 | Përditesimi: 2 Shtator 2022, 16:45
Inspektorët e IAEA do të qëndrojnë në termocentralin bërthamor ukrainas të Zaporizhzhia, i cili është i pushtuar nga trupat ruse, "deri të dielën ose të hënën". Kështu ka bërë të ditur kreu i agjencisë së OKB-së, Rafael Grossi.
"Një grup do të qëndrojë deri të dielën ose të hënën për të vazhduar ekzaminimin", tha Grossi, duke u kthyer në territorin e kontrolluar nga trupat ukrainase.
FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA dhe policia e Nju Jorkut po kontrollojnë pronat e Manhattan dhe Long Island të oligarkut rus Viktor Vekselberg , miliarderi dhe themeluesi i grupit energjetik Renova Group. Këtë e raporton Nbc Neës.
Vekselberg, i lindur në Ukrainë, u godit nga sanksionet amerikane në vitin 2018 dhe prillin e kaluar policia spanjolle, në bashkëpunim me FBI-në, sekuestroi mega jahtin e tij Tango prej 80 milionë dollarësh në Mallorca. Oligarku është gjithashtu një donator i madh për disa muzeume dhe institucione kulturore perëndimore, duke përfshirë Tate në Londër, Lincoln Center dhe Carnegie Hall në Nju Jork. Ai gjithashtu ka dëshmuar më parë si pjesë e hetimit të Mueller për marrëdhëniet tregtare të Presidentit të atëhershëm Donald Trump me Rusinë.
Në përditësim...
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
Luftime të ashpra në afërsi të Zaporizhias! Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën
Luftime të ashpra po vazhdojnë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe granatime në qarkun Enerhodar, afër centralit të pushtuar bërthamor të Zaporizhias.
Kështu bëri të ditur më 2 shtator Ministria britanike e Mbrojtjes.
Këto raportime vijnë derisa inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë vazhdojnë të jenë në centralin bërthamor. Inspektorët arritën në Zaporizhja më 1 shtator pavarësisht granatimeve në zonë, që shtyn autoritetet në central të ndalnin një prej reaktorëve.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për kryerje të sulmeve në këtë zonë para vizitës së misionit të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore.