Erdogan kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO! Pentagoni i kërkon Moskës armëpushim! Inteligjenca e Kievit: Putini i sëmurë rëndë, grusht shteti në Rusi

Erdogan kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO! Pentagoni i kërkon Moskës armëpushim! Inteligjenca e Kievit: Putini i sëmurë rëndë, grusht shteti në Rusi

Dëmet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë

Ideja e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, është kundërshtuar nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. ‘ne nuk kemi një opninon pozitiv për Anëtarësimin në aleancë”, tha Erdogan duke akuzuar vendet skandinave se janë kthyer në qendra për pritjen e militantëve të jashtëligjshëm kurdë. Presidenti erdogan shpjegoi se aleanca nuk duhet të përsëris gabimin që beri me anëtarësimin e Greqisë.

Ndërkaq për këtë çështje presidenti rus Vladimir Putin ka mbledhur Këshillin e Sigurimit ku është diskutuar për kërcënimin që i kanoset Rusisë nga anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO. Po ashtu sipas zëdhënësit të Kremlinit në takim është diskutuar edhe për operacionin special në Ukrainë. Menjëherë pas aspiratave të Finlandës për t'u bërë pjesë e NATO-s, ka ardhur edhe kundërpërgjigjja nga Rusia, e cila do t'i ndërpresë furnizmin me energji elektrike. 

Pentagoni i ka kërkuar Moskës një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Inteligjenca ukrainase thotë se Vladimir Putin është i sëmurë rëndë me kancer dhe se në Rusi po bëhet një grusht shteti kundër tij.

Ndërkohë ministri i Jashtëm ukrainas në takimin e G7 ka ngritur edhe një herë çështjen e bllokimit të eksportimit të drithërave që sipas ti po vazhdoi do të kthehet në  një krizë sistemi. 

“Nëse nuk mund të eksportojmë produktet bujqësore që janë në magazina, nuk do të kemi vend për të grumbulluar kulturat e reja dhe kriza do të bëhet sistemike, një bllokadë totale e zinxhirit të furnizimit ukrainas. Ne nuk mund ta përballojmë këtë dhe u kërkoj vendeve afrikane dhe aziatike që të bëjnë presion mbi Rusinë për të ndaluar luftën dhe për të hequr bllokadën në portet tona”

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se synon të rifillojë bisedimet me presidentin rus duke theksuar se konflikti nuk mund të zgjidhet pa kanale dialogu.

Ndërkaq Marrja nën kontroll e kompleksit Azovstol në Mariupol mbetet një nga objektivat e pandryshuara të forcave ruse. Pas bombardimeve nga ajri, tashmë ka filluar sulmi i këmbësorisë mbi fabrikën e çelikut, ku vazhdojnë të rezistojnë trupat ukrainase të regjimentit Azov.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Ne jemi gati të negociojmë, por Putin dëshiron të shkatërrojë qeverinë tonë

1652475242_ukraine.jpg

‘Ne jemi gati për negociata, por Putini jo vetëm që dëshiron territoret tona, por gjithashtu dëshiron të shkatërrojë qeverinë e Ukrainës, kështu që ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të luftojmë deri në fund. Përpara se të hyjmë në negociata, rusët duhet të tërhiqen nga territoret tona, duke i lënë ato siç kanë qenë para 24 shkurtit’.

Kështu tha zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshchuk, e ftuar e Lilli Gruber në Otto e mezzo në La7.

Ora 22:24
Deputeti rus bën deklaratën e papritur, tregon se cilin shtet mund të pushtojë Rusia pas Ukrainës

Një deputet rus ka zbuluar tragetin e radhës së ushtrisë ruse. Përmes një postimi në Telegram deputeti propozoi të vendoset “Polonia në radhë për denazifikimin pas Ukrainës”. Oleg Morozov është anëtar i Partisë së Kremlinit, Këshilli i Lartë i Rusisë së Bashkuar dhe deputet i Dumës.

“Me deklaratat e saj për Rusinë si një “tumor kanceroz” dhe për “dëmshpërblimin” që duhet t’i paguajmë Ukrainës, Polonia na inkurajon ta vendosim atë në radhë të parë për denazifikimin pas Ukrainës”, ka shkruar ai, në një postim në Telegram.

Kërcënimi i drejtpërdrejtë ushtarak kundër Polonisë erdhi pasi kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, tha në një artikull në The Telegraph se ai e konsideron botën ruse “një kancer që përbën një kërcënim vdekjeprurës për të gjithë Evropën”. Ai shtoi se, sipas tij, vendi duhet “çrrënjosur”.

Në një konferencë të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sulmoi kryeministrin polak për thirrjen për të “rrënjosur” “ideologjinë monstruoze” të Rusisë.

“Kjo është thelbi i asaj urrejtjeje ndaj rusëve që për fat të keq, si një metastazë, ka infektuar të gjithë udhëheqjen polake dhe, në shumë mënyra, shoqërinë polake”, tha Peskov.

Ora 22:11
Turqia: Putini do që të ulet në tryezën e bisedimeve, jo vetëm me Ukrainën, por dhe me Perëndimin

"Rusia dëshiron që Ukraina dhe Perëndimi të ulen në tryezën e bisedimeve për të përfunduar një marrëveshje të re të madhe", kjo ishte ajo që deklaroi Ibrahim Kalin, Zëdhënësi i Presidentit turk Erdogan.

"Ne e dimë, Rusia dëshiron të ulet në tryezën e bisedimeve jo vetëm me Ukrainën, por edhe me Perëndimin dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re të madhe. Për negociatat, të gjitha palët, përfshirë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të mbajnë një qëndrim të vendosur, konstruktiv " tha Kalin.

Ai tha gjithashtu se është tepër e rëndësishme që për një takim mes Putinit dhe Zelenskyt është e nevojshme të bëhet njëfarë progresi në negociata, edhe pse do të duhet pak kohë duke qenë se ngjarjet e javëve të fundit fatkeqësisht kanë ndikuar negativisht në këtë proces.

Ora 20:48
Ukraina synon të armatosë 1 milion njerëz

Ukraina synon të armatosë një milion njerëz në përgatitje për një fazë të re të gjatë të luftës. Këtë e bëri të ditur Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov në një postim të publikuar në Facebook për të cilin e raportojnë edhe disa media ndërkombëtare:

"Ne po hyjmë në një fazë të re, të gjatë të luftës. Për ta fituar atë, ne duhet të planifikojmë burimet me kujdes, të shmangim gabimet dhe të projektojmë forcën tonë në mënyrë që se armiku përfundimisht prishet", tha Reznikov, duke shtuar se ai "po fokusohet në sigurimin e një milion njerëzve që do të përballen me armikun".

Ora 20:11
Inteligjenca e Ukrainës: Një 'grusht shteti' po ndodh në Rusi, Putini është sëmurë rëndë nga kanceri

"Një grusht shteti po zhvillohet në Rusi për të larguar Vladimir Putinin, i cili është i sëmurë rëndë nga kanceri", kjo ishte ajo që raportoi Shefi i Inteligjencës së Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov.

Gjatë një interviste për "Sky News", Budanov tha se humbja në Ukrainë do të sillte largimin e liderit rus dhe shpërbërjen e vendit.

“Ky proces tashmë ka filluar dhe ata po ecin në atë drejtim. A po bëhet një grusht shteti? Po. Ata po lëvizin kështu dhe është e pamundur të ndalohet. Putin është në  kushte shumë të këqija psikologjike dhe fizike dhe është shumë i sëmurë ", tha ai duke shtuar se udhëheqësi rus ka kancer dhe sëmundje të tjera.

Ora 19:49
Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Rusia do t'i ndërpresë furnizimet me energji elektrike

Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Finlandë këtë fundjavë, lajmi është bërë i ditur nga një furnizues këtë të premte, ndërkohë tensionet rriten lidhur me paralajmërimin e Helsinkit për aplikim për anëtarësim në NATO .

"Ne jemi të detyruar të pezullojmë importin e energjisë elektrike duke filluar nga 14 maji, kjo situatë është e jashtëzakonshme dhe ndodhi për herë të parë në mbi 20 vjet të historisë sonë tregtare " tha në një deklaratë RAO Nordic, një degë e kompanisë energjetike shtetërore ruse Inter RAO, duke shtuar se nuk kishte marrë pagesë për shitjet në maj.

Ditën e enjte udhëheqësit e Finlandës deklaruan se shteti i i tyre duhet të aplikojë për t'u bashkuar me NATO-n, një ndryshim në politikë, që kur Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

Ora 17:55
Pentagoni i bënë thirrje Rusisë për armëpushim

Shefi i Pentagonit Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin rus të Mbrojtjes Sergey Shoigu gjatë së cilës ai bëri thirrje për "një armëpushim të shpejtë të menjëhershëm" në Ukrainë dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së rrugëve të komunikimit. 

Lajmi u bë i ditur nga Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby gjatë një deklarate.

Kjo është thirrja e parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. 

Ora 16:43
Ukraina akuzon rusët: Kanë dëbuar me forcë 210 mijë fëmijë

Kievi ka akuzuar Moskën se ka depërtuar me forcë qindra, mijëra fëmijë nga Ukraina që nga shpërthimi i konfliktit në fund të shkurtit.

Ombudspersoni i të Drejtave të Njeriut në vend tha se 210,000 fëmijë ishin mes 1.2 milionë ukrainasve që dyshohet se ishin zhvendosur kundër vullnetit të tyre.

“Kur fëmijët tanë nxirren jashtë, ata shkatërrojnë identitetin kombëtar, e privojnë vendin tonë nga e ardhmja. Ata u mësojnë fëmijëve tanë atje, në rusisht, historinë që (Vladimir Putin) ua ka treguar të gjithëve”, tha Avokatja e Popullit të Ukrainës Lyudmyla Denisova.

Ora 15:30
Përcaktohet seanca e radhës për ushtarin e parë rus të akuzuar për krime lufte në Ukrainë!

Vadim Shysimarin, është ushtari i parë rus i akuzuar zyrtarisht për krime lufte në Ukrainë.

Ai akuzohet se ka qëlluar mbi një civil ukrainas të paarmatosur.

Pas seancës së sotme paraprake në gjykatën e Kievit, seanca e radhës për Shysimarin do të jetë në 18 maj.

Ora 14:28
Zelensky: I gatshëm të bisedoj me Putinin

1652375000_ukrainepresidentzelenskyytoaddressitalyparliament.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka përsëritur thirrjen e tij për të biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Tërheqja e Rusisë nga Ukraina duhet të jetë një pikënisje për çdo diskutim midis dy liderëve, tha Zelensky për televizionin italian RAI 1.

“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadër të dialogut, jo ultimatume”, tha Zelensky.

 “Largohuni nga ky territor që keni pushtuar që prej 24 shkurtit. Ky është hapi i parë që duhet të merrni për të disktuar për çdo gjë,” tha presidenti ukrainas.

Ora 14:21
Sanksione të reja ndaj Putinit, Mbretëria e Bashkuar: Sanksione ndaj ish gruas, kushërinjve dhe Alina Kabaeva

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione të reja kundër rrjetit financiar të presidentit rus Vladimir Putin dhe rrethit të tij të ngushtë, duke përfshirë ish-bashkëshorten dhe kushërinjtë e tij, thotë Zyra e Jashtme e vendit (FCO).

Pasuritë zyrtare të Putinit janë modeste, me stilin e jetës së tij të financuar "nga një grup familjesh, miqsh dhe elitash", të cilët ai i shpërblen me poste shtetërore dhe pasuri në këmbim të "besnikërisë së pavdekshme", tha FCO.

"Ne po ekspozojmë dhe synojmë rrjetin e dyshimtë që mbështet stilin e jetës luksoze të Putinit dhe shtrëngon vesin në rrethin e tij të brendshëm. Ne do të vazhdojmë me sanksione ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë agresionin e Putinit derisa të mbizotërojë Ukraina," tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss.

Disa nga individët e përmendur përfshijnë:

  • Alina Kabaeva, e cila thuhet se ka një marrëdhënie të ngushtë personale me Putinin
  • Lyudmila Ocheretnaya, ish-gruaja e Putinit dhe ish-Zonja e Parë e Rusisë
  • Një numër kushërinjsh, duke përfshirë Igor dhe Roman Putin
Ora 13:41
Scholz bisedon me Putin: Duhet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike që ka zhvilluar me kancelarin gjerman Olaf Scholz i ka thënë këtij të fundit se është Kievi ai që po bllokon negociatat dhe jo Moska.

Gjatë bisedës së tij me kancelarin gjerman Putin është “justifikuar” sërish në lidhje me agresionin në Ukrainë duke e cilësuar si një operacion të posaçëm ushtarak.

Ndërkohë kancelari gjerman Scholz ka vënë theksin tek ulja në bisedime dhe dhënia fund e konfliktit sa më shpejt.

"Duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur", tha Scholz.

 “Tri gjëra nga telefonata e gjatë e sotme me Putinin:

  • “Duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”.
  • “Pretendimi se nazistët sundojnë atje është i rremë”.
  • "Dhe theksova përgjegjësinë e Rusisë për situatën globale të ushqimit”, shkruan Scholz në twiter.
Ora 13:20
Raportohet për shpërthime në Kiev

1652335148_ukraine.jpg

Media ukrainase Ukraina 24 njofton se disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev. 

Nuk ka ende të dhëna për të plagosur apo se ç'farë ka ndodhur me saktësi.

Ora 12:31
(Foto) Ushtari rus që akuzohet për krime lufte mbërrin në Gjykatë

Vadim Shishimarin është ushtari rus që akuzohet për krime lufte në Ukrainë dhe sot ka dalë para gjykatës.

21-vjeçari dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë një civil ukrainas.

Ora 12:18
Kina akuza OKB-së për standarte të dyfishta për luftën në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Kinës ka kritikuar Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut pasi ai miratoi një rezolutë mbi abuzimet ruse në Ukrainë, duke thënë se organi portretizon standarde të dyfishta.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë të enjten për një hetim mbi shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga trupat ruse në Ukrainë. Të gjithë anëtarët përveç Kinës dhe Eritresë votuan në favor të rezolutës.

Duke folur në një konferencë për shtyp zëdhënësi Zhao Lijan akuzoi këshillin se toleron agresionin nga disa kombe ndërsa dënon të tjerët.

“Standardet e dyfishta të politizuara dhe praktikat selektive janë në rritje në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Arsyeja pse Kina votoi kundër Ukrainës bazohet në qëndrimin parimor të Kinës për çështjen e Ukrainës. Këshilli i të Drejtave të Njeriut mbajti takime të veçanta shpesh në disa vende, por ai nuk ka qenë në gjendje të ndërmarrë veprime kundër disa vendeve të tjera”, tha Zhao i cili vuri në pikëpyetje të dhënat e OKB-së për çështje si dezinformimi, racizmi, dhunën me armë dhe abuzimin me migrantët.

Ora 10:50
Takimi i G7, ministri francez: Lufta në Ukrainë do të zgjasë, të përqendrohemi tek siguria ushqimore

Udhëheqësit ndërkombëtarë duhet të përgatiten që lufta në Ukrainë të zgjasë dhe të marrin në konsideratë pasojat e saj afatgjata kështu u shpreh ministri i jashtëm francez gjatë takimit të G7-tes mes ministrave të jashtëm.

"Unë do të theksoja gjithashtu se ne tani duhet të merremi me një konflikt që do të zgjasë dhe për këtë arsye gjithashtu të merremi në afat të gjatë me pasojat e këtij konflikti në nivel ndërkombëtar dhe veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore. Ka një agresor dhe një viktimë dhe ne po mbështesim atë që mbrohet" tha ai.

Ministri i Jashtëm francez shtoi se bisedat ndërkombëtare duhet të përqendrohen në rritjen e çmimeve të ushqimeve pasi organizatat paralajmërojnë për një krizë globale ushqimore që vjen nga lufta në Ukrainë.

Ora 10:31
Ministrat e Jashtëm të G7-tes: Synojmë  të mbrojmë shtetet e varfra nga pasojat e luftës në Ukrainë

Shtetet e industrializuara të G7 do të trajtojnë një krizë globale ushqimore që po afrohet në diskutimet që fillojnë më 12 maj, tha Gjermania që është nikoqire, duke theksuar se vendet më të varfra duhet të mbrohen nga efektet e pushtimit rus të Ukrainës.

"Ne si demokracitë më të forta të industrializuara kemi një përgjegjësi të veçantë për t'i ndihmuar kombet më të varfra të përballojnë kufizimet e ushqimit dhe energjisë të shkaktuar nga lufta", tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në nisje të takimeve.

"Ministrat e Jashtëm të G7 jo vetëm që do të diskutojnë si mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, por edhe se si mund të ndihmojmë njerëzit më të varfër në botë në këtë situatë", tha Baerbock.

Para luftës, Ukraina ishte shporta e bukës në botë, duke eksportuar 4.5 milionë ton prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj - 12 për qind të grurit të planetit, 15 për qind të misrit dhe gjysmës së vajit të lulediellit.

Por me portet e Odessas, Chornomorskit dhe të tjera të shkëputura nga bota nga luftanijet ruse, furnizimi mund të rrugëtojë vetëm në rrugë tokësore të mbipopulluara që janë krejtësisht joefikase.

"Kjo krizë e afërt ushqimore po përkeqësohet nga efektet globale të ndryshimeve klimatike. Dhe pikërisht ky është qëllimi i presidentit rus - të përdorë këtë krizë... për të përçarë komunitetin global",shtoi ajo.

Ora 09:58
Borrell: BE, 500 milion € ndihmë ushtarake për Ukrainën

1652203540_Capture.JPG

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së., Josep Borrell, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të sigurojë një tjetër mbështetje ushtarake në vlerë prej 500 milion € për Ukrainën.

Borrell shprehet i bindur se ditët e ardhshme mund të arrihet një tjetër marëveshje për një embargo ndaj naftës ruse.

Ora 09:50
Pamjet/ Beteja e Urave, ukrainasit shkatërrojnë makina ushtarake ruse, disa përfundojnë në lumë

 

Kalimi i një lumi në një territor "të kontestuar" midis dy ushtrive "është një manovër jashtëzakonisht e rrezikshme dhe vetëm zbulon presionin ndaj të cilit komandat ruse u nënshtrohen për të marrë rezultate në operacionet në Ukrainën lindore".

Në betejën e lumit Siverskyi Donets, në perëndim të Severodonetsk, rusët humbën shumë.

Beteja falë së cilës forcat ukrainase "parandaluan me sukses një përpjekje për të kaluar lumin" dhe në të cilën "Rusia humbi elementë të rëndësishëm manovrimi të blinduara nga të paktën një grup taktik batalioni, si dhe pajisjet e vendosura për urën".

Moska - zbulon inteligjenca britanike - po përpiqet dëshpërimisht të thyejë frontin e mbrojtjes ukrainase për të arritur në Sloviansk dhe Kramatorsk.

Ora 09:48
Mbretëria e Bashkuar: Ukraina ka nevojë për më shumë armë për të ushtruar presion ndaj Rusisë

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë thirrje për të dërguar më shumë armë në Ukrainë në mënyrë që ti bëhet ballë presionit rus.

Duke folur me gazetarët në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Liz Truss bëri thirrje për më shumë dispozita ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar vendin në mbrojtjen kundër Rusisë.

"Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin mbi Vladimir Putin duke furnizuar Ukrainës me më shumë armë dhe duke rritur sanksionet. Uniteti i G7 ka qenë jetik gjatë kësaj krize për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë " tha Truss.

Ministrat e jashtëm të G7 janë takuar në Gjermani gjatë tre ditëve të fundit për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj veçanërisht rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.

Ora 09:35
Pas dy muajsh nën bombardimet ruse, Moska tërhiqet edhe nga Kharkivi

Moska po tërheq ushtarët e saj nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Siç raportohet në “New York Times”, Kharkiv u bë pengesa e dytë më e madhe e Rusisë pas Kievit, ku edhe tërhoqi forcat muajin e kaluar.

Kremlini ka drejtuar ushtrinë ruse drejt jug-lindjes, ku po forcon praninë e tij në Izium, një qytet dy orë larg Kievit, i pushtuar një muaj më parë, në portat e Donbass.

Ora 08:47
Akuzohet për krime lufte, del sot para gjykatës ushtari rus

1651915226_20220324t180341z1286669220rc209t9up392rtrmadp3ukrainiecrisismariupoljpg10945571648207959.jpg

Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur, rasti i parë i krimit të luftës që shkon në gjykatë që nga fillimi i pushtimit rus.

Vadim Shyshimarin akuzohet se ka qëlluar në kokë një 62-vjeçar përmes një dritareje të hapur makine në fshatin verilindor Chupakhivka.

Ai mund të përballet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në seksionin e kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet dhe zakonet e luftës.

Zyra e Prokurores së Përgjithshme të Ukrainës ka thënë se po shqyrton më shumë se 10,700 krime të mundshme lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë.

Ora 08:07
Zelensky: Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në Ukrainë

1651847733_Capture.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes tha se Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në Ukrainë, e cila është “tashmë e qartë për të gjithë në botë”.

"Rusisë thjesht i mungon guximi për ta pranuar atë," tha ai.

Zelensky gjithashtu i quajti forcat ruse "frikacakë", të cilët po përpiqen të fshehin të vërtetën pas sulmeve raketore, ajrore dhe artilerie.

Duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ai falënderoi infermierët dhe mjekët ndihmës për shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, por forcat ruse kishin shkatërruar 570 objekte të kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës.

Ora 07:57
Humbën këmbët nga shpërthimet ruse në Kramatorsk, historia e trishtë e nënës dhe vajzës së mitur, kishte kudo gjak dhe njerëz të shtrirë

Një spital në Lviv ka ndarë historinë e një vajze 11-vjeçare dhe nënës së saj, të cilat humbën këmbët në një sulm me raketë në stacionin hekurudhor Kramatorsk në prill.

Ndërsa prisnin trenin e tyre, të dyja shkuan në platformë për të marrë pak çaj, ndërsa vëllai binjak i Yana-s, Yaroslav, shikonte valixhet e tyre.

Natalia ende nuk mund t'ia falë vetes udhëtimin për të marrë çaj pasi ai udhëtim qëlloi fatal për të dhe të bijën.

Në një intervistë video me organizatën United for Ukraine, Natalia thotë se nuk e mban mend zhurmën e shpërthimit, por kujton se ka hapur sytë dhe ka parë gjithçka të mbuluar me gjak dhe njerëz të shtrirë kudo.

Ajo i tha organizatës se u përpoq të ngrihej, por nuk mundi, dhe më pas shikoi se nuk i kishte këmbët. Natalia kishte humbur njërën nga këmbët, Yana i kishte humbur të dyja.

Spitali thotë se është duke u kujdesur për ta prej disa javësh dhe ata përfundimisht do të shkojnë në SHBA për trajtim të mëtejshëm.

Sulmi vrau 50 persona. Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin.

Ora 07:57
'Shuplaka' e Putin për aleatin serb, krahason Kosovën me Donbasin! Vuçiç: Situata u përkeqësua pas fjalëve të tij

1652421554_mitrovica690x362.jpg

"Kosova si Donetsk dhe Luhansk". Ky ishte krahasimi që bëri Vladimir Putin në fund të takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në fund të prillit.

Ai mbështeti "vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, sipas të cilit në ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje, territori i një shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin e tij tek autoritetet qendrore dhe e njëjta gjë mund të aplikohet për rajonet e Ukrainës". Kjo erdhi pas përpjekjeve të Rusisë për të aneksuar Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut në rajonin e Donbasit.

Deklarata e kreut të shtetit rus nuk i pëlqeu aspak Beogradit. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç theksoi se si situata ka ndryshuar për keq pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin. 

"Nuk kishte asnjë qëllim për të dëmtuar Serbinë, por ai e ngriti çështjen e Kosovës në një mënyrë ndryshe, për të mbrojtur interesat ruse. Por tani do të na duhet të përballemi me problemin, sepse Perëndimi do t'i kërkojë Serbisë të përparojë me shpejtësi drejt njohjes së Kosovës", tha lideri serb.

Vuçiç po përpiqet të blejë kohë për një çështje kaq delikate ndërsa pret zhvillimet e reja ndërkombëtare.

Ora 07:36
Mbretëria e Bashkuar: Putin po poshtëron veten në skenën botërore

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në një takim të G7 është shprehur se sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë nuk duhet të hiqen derisa të gjithë trupat ruse të largohen nga territori i Ukrainës.

Liz Truss tha në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani se presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me një disfatë që parandalon agresionin e mëtejshëm.

"Putini po poshtëron veten në skenën botërore," tha ajo, duke shtuar se atij duhet t'i mohohet çdo përfitim nga pushtimi i tij në Ukrainë.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që Ukraina të ketë akses më të madh në pajisjet ushtarake të NATO-s.

Ministrat e jashtëm të G7 do të takohen sërish të premten me homologët e tyre ukrainas dhe moldavë.

Ora 07:30
Kërcënimet nga Rusia për përdorimin e armëve bërthamore, Presidenti i Këshillit Europian: Siguria globale nën kërcënim

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni ku do të vizitojë qytetin e Hiroshimës mëngjesin e sotëm.

Në vitin 1945 ai qytet pësoi bombardimin e parë atomik dhe Michel përdori një vizitë në një memorial atje për të diskutuar gjendjen aktuale të sigurisë globale.

"Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim. Rusia, një shtet i armatosur bërthamor po sulmon kombin sovran të Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore " tha ai.

Ai tha se memoriali ishte "një kujtesë e ashpër e urgjencës" për të forcuar rregullat ndërkombëtare.

Ora 07:29
Moska: Perëndimi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të 'shkatërruar' Rusinë

1652420188_AFP329Y84EkJyEU33401645085399hXD656x492CorriereWebSezioni.jpg

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi me 33 vota pro projekt-rezolutën e paraqitur nga Ukraina për të nisur një hetim mbi shkeljet e supozuara të kryera nga ushtria ruse në rajonet e Kievit, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy nga fundi i shkurtit deri në mars.

Për Rusinë, "histeria anti-ruse, e lëshuar nga perëndimorët, nuk lidhet me shqetësimin për fatin e vetë Ukrainës dhe popullit të saj". 

"Në dëshirën e tyre maniake për të mbytur Rusinë, ata janë gati të bëjnë çdo gjë, deri në atë pikë sa të ringjallin nazizmin në manifestimet e tij më të shëmtuara", thuhet në një deklaratë nga diplomatët e Moskës, të cilët pretenduan se vendimi u përdor në interes të një grupi të vogël shtetesh”.

A.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partizani Meke: 14/05/2022 23:08

    E gjithe bota te ngrihet ne kembe ne lufte kunder Hitlerit te Moskes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund