Lufta në Ukrainë: Kievi rifiton kontrollin e mbi 30 vendeve, kundër sulmi po përparon! Moska dërgon edhe 1300 ushtarë çeçenë! Kapet rob në Ukrainë oficeri më i lartë rus,

Ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin e më shumë se 30 lokacioneve në veri-lindje të vendit, këtë e deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky . Është rezultat i kundërofensivës ukrainase : ushtria ruse është nën presion në disa fronte. Konfirmimi vjen edhe nga denoncimi i autoriteteve pro-ruse të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut: “Forcat e armatosura të Kievit kryen një sërë sulmesh ajrore në rajon, duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe 27 të plagosur”. Moska gjithashtu vuan në frontin diplomatik: Këshilli i BE-së ka miratuar pezullimin total të lehtësirave të dhënies së vizave me Rusinë , të parashikuar në marrëveshjen e 2007- ës.

Forcat ukrainase kanë hyrë në qytezën lindore Kupiansk, teksa shënojnë fitore tjera në kuadër të kundërofensivës së tyre ndaj forcave ruse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Zelensky: Rusët po bëjnë një zgjedhje të mirë, po ikin! Nuk ka dhe nuk do të ketë vend për pushtuesit në Ukrainë

Marrja në kontroll nga Ukraina e disa prej territoreve të cilat më herët i kishte ushtria ruse në kontroll, sipas liderit ukrainas Volodymyr Zelesnky është një zgjedhje e mirë e rusëve për të shpëtuar.

"Këto ditë ushtria ruse po jep më të mirën, duke treguar shpinën. Dhe, në fund të fundit, është një zgjedhje e mirë për ta për të shpëtuar. Nuk ka dhe nuk do të ketë vend për pushtuesit në Ukrainë", tha Zelesnky.

Ora 17:45
Macron bisedë telefonike me Zelensky-n, në fokus situata në centralin bërthamor të Zaporizhia

Macron dhe Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky zhvilloi të shtunën një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron për situatën delikate në centralin bërthamor të Zaporizhzhia,.

Në një postim në ‘Twitter’, Zelensky shkroi se fokusi i bisedës ishte mbrojtja e Europës nga një fatkeqësi bërthamore.

“Pozicioni ynë është mënyra e vetme për të mbrojtur Evropën nga një fatkeqësi bërthamore është çmilitarizimi i uzinës”, shkroi presidenti ukrainas në ‘Twitter’.

Ora 16:01
Mund të jetë përparimi më i rëndësishëm i Kievit: Ushtria ukrainase hyn në qytezën kyçe në lindje

Forcat ukrainase kanë hyrë në qytezën lindore Kupiansk, teksa shënojnë fitore tjera në kuadër të kundërofensivës së tyre ndaj forcave ruse, thanë zyrtarët ukrainas. Kupiansk është një zonë e rëndësishme për forcat ruse në lindje të Ukrainës, pasi përmes saj furnizohen forcat ruse.

Forcat speciale ukrainase publikuan fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shihen ushtarët ukrainas në këtë qytezë duke mbajtur flamurin ukrainas.

Ky përparim mund të konsiderohet ndër më të rëndësishmit prej kur Rusia ka tërhequr trupat nga rajoni i Kievit në muajin prill.  Nëse konfirmohet, kjo fitore mund të përdoret si shenjë që ushtria ukrainase mund të kthejë mbrapsht territorin e pushtuar nga Rusia, me ndihmën e armëve që po ia siguron Perëndimi.

Ora 14:29
Shefi i CIA-s e sheh luftën në Ukrainë si dështim të Putinit: Rusia do të paguajë çmim të madh

Vladimir Putin

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns thotë se ka gjasa që sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më të rënda, që do të mbahen mend, për presidentin rus Vladimir Putin.

“Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës, apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështimi”, tha Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike, që u mbajt në Uashington të enjten.

"Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh", tha Burns. "Jo vetëm që u ekspozua dobësia e ushtrisë ruse, por lufta do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat e ardhshëm në Rusi".

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang.

Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse "janë degraduar deri në pikën, që do t'u duhen vite për t'u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte".

Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin Putinin që të negocionte të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve. Por presidenti rus duket se e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

"Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t'i japim fund", tha Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostokut të mërkurën, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

"Në planin afatgjatë, do të ndihmojë në forcimin e vendit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit", shtoi ai. Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se Putinin e ka gabim.

"Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më i fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët", tha Burns. "Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar, apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”, shtoi ai./VOA

Ora 12:01
Mediat në Ukrainë: Kapet rob oficeri më i lartë rus, nuk ka ndodhur që në Luftën e Dytë Botërore

1662804037_avriovaorap.jpg

Ukraina ka kapur një gjeneral rus, i cili mendohet të jetë oficeri më i lartë në radhët e ushtrisë ruse që kapet rob që prej Luftës së Dytë Botërore, raporton Kyiv Post.

Një video e shfaqur në disa media ukrainase tregon një grup ushtarakësh rusë që janë kapur nga forcat vendase gjatë kundërofensivë të papritur pranë qytetit të Kharkivit.

Mes këtyre rusëve është dhe një person i veshur me uniformën e një oficeri të shkallës së mesme.

Por pas shfaqjes së videos, shumë pretendojnë se ushtaraku është Andrei Sychevoi, i cili mban postin e leitnant-kolonelit dhe komandantit të Forcave Perëndimore të Rusisë.

Kyiv Post shkruan se gjenerali Sychevoi kishte veshur uniformën e një oficeri më të ulët për të fshehur identitetin e tij të vërtetë në momentin kur u kap rob nga ukrainasit.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja