Presidenti rus kryesoi këtë të mërkurë një mbledhje të Këshillit rus të Sigurisë ku të pranishëm ishin zyrtarët më të lartë politik dhe të mbrojtjes së Moskës zyrtare. Ndër mesazhet e shpërndara, Putin u ndal tek njoftimet e fundit të Presidentit amerikan DOnald Trump se SHBA do të rifillojnë testet bërthamore. Sipas Putin, Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë nëse SHBA do të rifillojnë testet.
Ndërkohë ushtria ukrainase tha se goditi një rafineri nafte në rajonin rus të Nizhny Novgorod, në lindje të Moskës. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në një postim në Telegram, shpjegoi se ushtria shënjestroi rafinerinë Lukoil në qytetin e Kstovos, e cila po furnizonte ushtrinë ruse me furnizime.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Moska për sulmin, por guvernatori i rajonit të Nizhny Novgorod, Gleb Nikitin, tha se njësitë ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën një sulm nga 20 dronë pranë Kstovos.
Ndërkohë rusët theksuan se në total shkatërruan 40 dronë ukrainas gjatë natës, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve Tass, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
Kushtet për një samit midis udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ende nuk janë krijuar, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, në një fjalim para Dumës Shtetërore në Moskë.
"Çdo samit kërkon përgatitje të plotë dhe shqyrtim të kujdesshëm të të gjitha aspekteve", deklaroi Ryabkov, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojnë as përgatitje të mjaftueshme dhe as kushte të përshtatshme për një takim kaq të nivelit të lartë.
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurisë. Në fillim të takimit u diskutuan qëllimet e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar testet e armëve bërthamore.
Çështja u komentua nga ministri i Mbrojtjes, Andrey Belousov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, drejtori i shërbimit të inteligjencës SVR, Sergey Naryshkin, sekretari i Këshillit të Sigurisë, Sergey Shoigu, dhe drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov.
Vladimir Putin theksoi se Rusia respekton angazhimet e saj ndaj Traktatit për Ndalimin e Plotë të Testeve Bërthamore (CTBT), por se duhet të marrë masa përkatëse në rast se pjesëmarrës të tjerë në Traktat zhvillojnë testime të tilla:
“Rusia gjithmonë i ka respektuar dhe vazhdon t’i respektojë rreptësisht angazhimet e saj në kuadër të Traktatit për ndalimin e plotë të eksperimenteve bërthamore, dhe ne nuk kemi plane për t’u larguar prej tyre.
Megjithatë, siç kam thënë në mesazhin tim për Asamblenë Federale në vitin 2023, nëse Shtetet e Bashkuara ose shtete të tjera pjesëmarrëse në Traktat kryejnë testime të tilla, edhe Rusia do të detyrohet të ndërmarrë masa përkatëse përgjigjeje.”, tha Putin
Në këtë kuadër, Putin i ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse, shërbimet e inteligjencës dhe institucionet civile përkatëse që të bëjnë gjithçka të mundur për të mbledhur informacione shtesë mbi çështjen, t’i analizojnë ato në kuadër të Këshillit të Sigurisë, dhe të paraqesin propozime të koordinuara për mundësinë e fillimit të përgatitjeve për testime bërthamore.
Komente










E vetmja qe e shpeton njerezimin dote ishte kur te gjth keta ti zhdukin armet berthamore e jo te rifillojne me prova ,Okb duhet te ndahet ne dyshe OKB e drejte dhe OKB e koruptuar dhe e dobet qe tani nuk ka paqe ne bote.
Përgjigju