Masakra në Moskë, 4 të arrestuarit dalin para gjykatës, me sy të nxirë e vesh të prerë (VIDEO)

Të mavijosur, e me shenja të forta dhune, 4 të dyshuarit si autorë të sulmit në sallën e koncerteve Crocus City në Moskë, kanë dalë para gjykatës ku u vendos se do të qëndrojnë në paraburgim  deri më 22 maj. Ata akuzohen për kryerjen e një akti terrorist, akuzë që sipas Kodit Penal rus dënohet me burgim të përjetshëm.

Të 4 të pandehurit janë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike, dhe kishin qenë në Rusi ose me viza të përkohshme ose me viza të skaduara. Ata u deklaruan fajtorë për të gjitha akuzat lidhur me sulmin e së premtes ku u vranë të paktën 137 persona dhe 69 të tjerë janë në gjendje kritike.

Të arrestuarit kanë shenja të dukshme dhune, por zëdhënësi i Kremlinit nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse ata ishin torturuar.

E diela ishte ditë zie kombëtare në Rusi, ndërsa janë shtuar polemikat mes Kremlinit dhe Uashingtonit që beson se sulmi është realizuar nga ISIS. Ndryshe pretendon Moska, që fajëson Kievin, e në këtë qasje, ajo ka nisur një  valë të re bastisjesh në të gjithë Ukrainën.

Presidenti Rus Putin në një deklaratë pretendoi se të dyshuarit kryesorë planifikonin të iknin në Ukrainë, por Volodimir Zelensky tha se ishte absurde të mendohet se burrat po përpiqeshin të kalonin një kufi të minuar rëndë, i mbushur me qindra mijëra ushtarë rusë.

Adrienne Watson, zëdhënësja e këshillit të sigurimit kombëtar të SHBA, tha se ISIS mbante përgjegjësinë e vetme për këtë sulm. Ambasadorja e SHBA në Ukrainë raportoi këtë mëngjes se Rusia kishte goditur Ukrainën dhe Kievin duke përdorur raketa hipersonike. Në total, që prej nisjes së luftës, Ukraina thotë se ka vrarë rreth 437 mijë ushtarë rusë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Putin pranon përfshirjen e radikalëve islamikë në sulmin e Moskës, por sërish evokon rolin e Ukrainës

1708956043_vladimirputin.JPG

Vladimir Putin ka pranuar se masakra e Moskës u krye nga radikalët islamikë, por ka evokuar edhe një herë përgjegjësinë e Ukrainës.

‘Ne duhet t’i përgjigjemi pyetjes pse terroristët po përpiqeshin të shkonin në Ukrainë dhe kush po i priste atje’, tha presidenti rus, cituar nga Ria Novosti.

Sulmi ishte ‘një frikësim i Rusisë dhe lind pyetja se kush përfitoi nga kjo’, shtoi ai, duke akuzuar SHBA-në se ‘po përpiqen të bindin të gjithë’ se Kievi nuk kishte asnjë rol.

Ora 15:20
Sulmi në Moskë, Macron: Të njëjtët autorë tentuan sulme edhe në Francë

1711376598_macron.jpg

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se i njëjti grup që besohet se qëndron pas sulmit në Rusi ka tentuar të kryejë gjithashtu disa sulme në Francë kohët e fundit.

“Ky grup u përpoq gjithashtu të kryente disa veprime në tokën tonë,” u tha ai gazetarëve.

 

Ora 11:50
Medvedev: Vritini të gjithë ata që janë përfshirë në sulm

1694443998_dmitrymedvedev.jpg

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dimitry Medvedev, i dha forcë debatit që është rihapur në Rusi për rivendosjen e dënimit me vdekje për terrorizmin.

"Të gjithë po më pyesin mua. Çfarë do të bëni? Ata u kapën. A duhet të vriten? Është e nevojshme! Dhe do të jetë! Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë të përfshirët në sulm! Të gjithë! Kush pagoi! Ne duhet t'i vrasim të gjithë."- tha Medvedev.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale