Ukraina po rekruton ushtarë të rinj sepse ka frikë se një ofensivë e re e dhunshme ruse. Sipas Kievit, data e zgjedhur nga Putini mund të jetë24 shkurti, datë që shënon fillimin e luftës në Ukrainë. Situata më e rëndë mbetet në Donbass ku dje 14 civilë vdiqën gjatë një sulmi në një spital.

“Ukraina ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi”, ishte kërkesa e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ushtria ruse ka kryer më shumë se 32 sulme ajrore në pjesën lindore të Ukrainës në Dontesk dhe në Luhansk. Kështu bën me dije Kievi duke përmendur edhe sulmin në Kherson që ka goditur spitalin dhe ka shkaktuar 3 viktima.

“Forcat ukrainase zmbrapsën 16 sulme ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk”, raportohet nga Kiev Independent, e cila citon Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kievit.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 340-të.  Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev, sulmoi ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, për deklaratat e tij mbi nevojën për të dërguar armë në Kiev.

‘Nuk ka shumë budallenj në strukturat e pushtetit në Evropë’, shkroi ish-presidenti rus në Telegram, por “një farë ministër i mbrojtjes, nga një farë Italie, e quajti furnizimin me automjete të blinduara dhe armë të tjera në Ukrainë si një parandalim të së tretës Lufte Botërore’- tha ai.

Përgjigjen e mori menjëherë nga Ministri i Mbrojtjes italian, i cili tha se ‘nëse është ‘marrëzi’ të ndihmosh një komb të rrethuar të mbrojë ekzistencën e tij, atëherë unë jam ‘budalla’. Medvedev do të ishte mirë të mendonte t’i jepte fund luftës’.

Nga ana tjetër Moska ka denoncuar se Ukraina ka sulmuar me raketa një spital në Luhansk, ku kanë mbetur të vdekur 14 persona.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Scholz: Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë, fokusi është për tanket

1675018736_hff.JPG

Kancelari gjerman ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, vetëm disa ditë pasi u angazhua për furnizimin me tanke.Në një intervistë me një gazetë gjermane, Olaf Scholz paralajmëroi kundër një lufte ofertash për armë.

“Fakti që sapo kemi marrë një vendim për dërgimin e tankeve dhe debati i radhës po ndizet në Gjermani, kjo duket thjesht joserioze”, tha ai.

Por Ukraina u ka kërkuar vendeve aleate të krijojnë një “koalicion avionësh luftarakë” për të forcuar aftësitë e tyre. Në një intervistë me Tagesspiegel, Scholz tha se fokusi i tij ishte në shpërndarjen e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman.

Ora 17:53
Bastisjet ruse në Kherson, Kiev: 3 të vdekur! Sulmet goditën edhe spitalin

Bastisjet masive ruse goditën Khersonin ditën e sotme. Kjo është raportuar nga burime të administratës rajonale të cituara nga Ukrainska Pravda , sipas të cilëve ka edhe një spital në mesin e objektivave të goditur. Sipas këtyre burimeve, janë të paktën tre viktima.

 

Ora 17:09
Ukraina sanksione kundër 182 kompanive ruse e bjelloruse! Zelensky: Pronat e tyre do të përdoren për mbrojtjen tonë

 

Ukraina ka vendosur sanksione kundër 182 kompanive ruse dhe bjelloruse, dhe tre individëve, në një sërë hapash të fundit të presidentit Volodymyr Zelensky për të bllokuar lidhjet e Moskës dhe Minskut me vendin e tij.

“Pasuritë e tyre në Ukrainë janë të bllokuara, pronat e tyre do të përdoren për mbrojtjen tonë”, tha Zelenskiy në një adresë video.

Kompanitë e sanksionuara kryesisht angazhohen në transportin e mallrave, dhënien me qira të automjeteve dhe prodhimin e kimikateve, sipas listës së publikuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Lista përfshin prodhuesin dhe eksportuesin rus të plehrave potasike Uralkali, prodhuesin shtetëror të potasit Belaruskali, Bjellorusia Hekurudhat, si dhe VTB-Leasing dhe Gazprombank Leasing të Rusisë

Ukraina ka sanksionuar qindra individë dhe firma ruse dhe bjelloruse që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Ora 13:14
Peskov i përgjigjet kancelarit gjerman: Putin mbetet i hapur për bisedime që i hapin rrugë negociatave për paqe

1672223756_peskov.JPG

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov ka bërë me dije se presidenti rus, Vladimir Putin mbetet i hapur për bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz pasi ky i fundit deklaroi më herët se do të vazhdonte të kontaktonte me Putin për t’i kërkuar t’i japë fund luftës duke arritur negociata me Ukrainën. 

"Deri tani nuk ka plane për biseda të dakorduara. Putin ka qenë dhe mbetet i hapur për kontakte"- ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, shkruan RIA Novosti. 
 

Ora 09:34
Kancelari gjerman: Do të flas sërish me Putinin për t’i kërkuar të ndalojë luftën në Ukrainë

1671013772_fwqafrtqewgtg.jpg

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka deklaruar se do të vazhdojë të kontaktojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për t’i kërkuar këtij të fundit që të ndalojë luftën në Ukrainë.

"Unë do të flas përsëri me Putinin në telefon, sepse ne duhet të flasim me njëri-tjetrin. I takon Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të ndalojë këtë luftë të tmerrshme të pakuptimtë që tashmë ka kushtuar qindra mijëra jetë"- u shpreh Scholz.

Kancelarja më pas kujtoi se bisedat e kaluara telefonike me Putinin nuk kanë pasur ton të vrazhdë, duke theksuar megjithatë se lideri rus ka sqaruar vazhdimisht se dëshiron të aneksojë me forcë pjesë të vendit të tij fqinj, gjë që Scholz e konsideron të papranueshme.