Lufta në Ukrainë/ Mimi Kodheli në Report Tv: Shqipëria është e sigurt si anëtare e NATO-s! Gati të mirëpresim refugjatët! Sanksionet ndaj Rusisë të ishin marrë më parë

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli thotë se Shqipëria është e sigurt nëse do të ketë një agravim të luftës. Në një intervistë për Report Tv, Kodheli thotë se vendi ynë është pjesë e NATO-s dhe duke iu referuar nenit 5 të traktatit të kësaj aleanca, ajo thekson se nëse preket territori i Shqipërisë do vinte reagimi i menjëhershëm nga aleanca. Në ‘Studio Live’  me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Kodheli shpreson se sanksionet e marra nga Perëndimi do ta çojnë Rusinë  drejt tryezës për ta zgjidhur situatën në mënyrë diplomatike.

“Dua të sqaroj publikun që neni 5 i këtij traktati flet për pacenueshmërinë e territore të NATO-s. Çdo prekje e këtij centimetri është prekje e çdo vendi NATO. Menjëherë pas kësaj ndizet një tjetër llavë. Jemi në një raport komod, jemi të mbrojtur nga ky nen i këtij traktati . Duhet të jemi të përgatitur. Shqetësimi i madh mbetet Polonia, vendet baltike. Stolenberg ka qenë në Poloni ku ka bërë një prononcim bashkë me presidentin polak për të treguar që NATO është në gatishmëri të lartë për t’iu përgjigjur agresionit rus nëse ai vjen. (...) Qëndrimit për presion dhe sanksione ndaj ekonomisë ruse, për ta sjellë Rusinë në tryezë dhe në termat e një dialogu konstruktiv, Do shpresoja të arrihej nëpërmjet sanksioneve që i janë vënë Rusisë”, tha Kodheli në Report Tv.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm thotë se sanksionet ndaj Rusisë duhet të ishin marrë më përpara, pasi ajo është toleruar disa herë nga vendet e perëndimit.

“Luftë e paprecedentë në historitë moderne të pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht se këmbanat kishin rënë që në 2018, kur Rusia pushtoi 20% të territorit gjeorgjian dhe më pas aneksoi Krimenë. Masat kundër Rusisë duhet të ishin marrë me kohë, sot është e thjeshtë të gjykohet ajo që nuk është bërë, sot jemi para një fakti trishtues, lufta e padrejtë, sulmi terrorizues i pajustifikuar i Rusisë ndaj një vendi të pavarur siç është Ukraina”, vijoi Kodheli.

Sakaq, Kodheli theksoi se Shqipëria është gati për t’i mirëpritur refugjatët ukrainas, njëjtë siç ka bërë më parë.

“Ne kemi struktura të ngritura, kemi akoma në territorin shqiptar qytetarë iranianë, afganë, do mirëpresim ukrainas. Shqipëria ka ditur ta bëjë edhe në ditët me të vështira. Është e përgatitur. Në atë ç’ka do të na takojë ne do të mund të mirëpresim refugjatët nga Ukraina. Nuk di t’iu the sesa do të jetë numri që do strehohen në territorin shqiptar”, tha Kodheli.

Deputetja foli edhe mbi kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për tu anëtarësuar në NATO, ku tha se duhen një sërë procedurash për tu përmbushur, ku fillimisht Kosovën duhet ta njohin si të pavarur vendet e NATO-s.

“Duhet të njohin në rastin e Kosovës, të njohin kosovës dhe më pas të vijojnë proceset e tjera”, tha Kryetarja e Komisionit të Jashtëm.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 03/03/2022 11:33

    Mimi po radaret do i fikim prape si ne kohen tende?? Po tenderin e radareve do japim prape ndonje kioske tek rruga e kavajes?? Kur flet Mimi per siguri eshte njelloj si te flase mekaniku per baletin. Mimi vendin e ke ne fier tek ortaku jot Saje Qorri.

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/03/2022 10:24

    Po sigurisht të sigurt sepse greku e gelltit jugun mbrenda natës ”për ta mbrojtur nga nazistët” ashtu si vllau i tyre e veriu eshte i sigurt sepse e ka Kosovën… Këta tradhtar janë vetëm për litar…!

    Përgjigju
  • Popoç: 03/03/2022 09:02

    Këta tanët sikur morën frontexin ku dër emigrantëce...apo këta janë lloj emigrantësh të tjerë

    Përgjigju
  • Sjmina: 03/03/2022 01:44

    Ka lezer kur flet si zequa nga maja e thanes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale