Lufta në Ukrainë/Zelensky: Rikthimi i Krimesë do të kushtont qindra, mijëra vdekje! Burg përjetë për ushtarin e parë rus që kreu krime lufte

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 89-të. Moska këmbëngul që të vijojnë sërish me negociatat për t'i dhënë fund luftës, ndërsa Kievi thekson se nuk do të heqin dorë nga territoret e tyre.

Këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, në një intervistë për Reuters tha se Kievi nuk është i gatshëm të bëjë lëshime territoriale.

“Lufta nuk do të ndalet përgjithmonë, thjesht për pak kohë. Pas një kohe, me një intensitet të ri, rusët do të pajisen me armët e tyre, do të forcojnë fuqinë punëtore dhe do të punojnë për gabimet e tyre, do të modernizohen pak, duke shkarkuar shumë gjeneralë. Dhe ata do të fillojnë një ofensivë të re, edhe më të përgjakshme dhe në shkallë të gjerë”, tha ai. 

Sa i përket negociatave theksoi se rifillimi i procesit të paqes mund të bëhet vetëm nëse forcat ruse largohen nga vendi. Ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij gjatë natës tha se po vdesin çdo ditë deri në 100 ushtarë ukrainas.

Sipas inteligjencës britanike, numri i të vdekurve të ushtarëve rusë në Ukrainë në tre muajit e parë të pushtimit është i ngjashëm, me atë të regjistruar nga Bashkimi Sovjetik gjatë luftës 9 vjeçare në Afganistan.

Kyrylo Budanov, Kreu i Drejtorisë kryesore të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në një intervistë për “Ukrainska Pravda”, tha se Presidenti rus Vladimir Putin i shpëtoi një sulmi pas fillimit të luftës në Ukrainë.

"Kishte një tentativë jo shumë kohë më parë për të vrarë Putinin. Madje ai u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, por ky është informacion jo public, përpjekja ishte dy muaj më parë dhe dështoi", tha Budanov. 

Gjykata ka shpallur fajtor për krime lufte ushtarin rus 21-vjeçar Vadim Shishimarin dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Shishimarin është ushtari i parë rus që dënohet për krime lufte që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:14
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së : 20 shtete janë zotuar për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Njëzetë shtete janë zotuar për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, më 23 maj, pas takimit të dytë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.

Në këtë takim virutal, në mesin e shteteve pjesëmarrëse ishte edhe Kosova. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se në këtë takim rikthesoi përkrahjen e Kosovës për Ukrainën dhe tha se “që nga 24 shkurti, ne e kemi të qartë se Rusia përbën rrezik permanent për shtetet fqinje të saj, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin në botë”.

Po ashtu Mehaj tha se në takim ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për të strehuar refugjatë dhe gazetarë ukrainas "të cilët janë të rrezikuar çdo ditë nga agresori rus", u tha në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Danimarka është pajtuar që t’i ofrojë Ukrainës granatahedhës Harpoon dhe raketa për “t’i ndihmuar Ukrainës që ta mbrojë vijën e saj bregdetare”, tha Austin gjatë një konference për media pas kësaj mbledhjeje virtuale.

Republika Çeke po ashtu është pajtuar që të dërgojë “mbështetje thelbësore” për Ukrianën, përfshirë edhe “donacionin e fundit të helikopterëve sulmues, tankeve dhe sistemeve raketore”, shtoi Austin.

Në përgjithësi, 20 shtete “njoftuan për paketat e reja të mbështetjes së sigurisë”, tha Austin, përfshirë edhe “dhurimin e municionit të artilerisë që është aq i nevojshëm, sistemeve të mbrojtjes detare, tankeve dhe makinave të tjera të blinduara”.

“Të tjerët njoftuan për zotimet që të trajnojnë forcat e Ukrainës dhe ruajtjen e sistemeve të saj ushtarake”, shtoi sekretari Austin.

Në këtë takim, që u kryesua nga shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, morën pjesë 47 shtete.

Pjesëmarrësit u informuan nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, lidhur me situatën aktuale të luftës tremujore.

“Sot, së bashku me ministrin Reznikov dhe ekipin e tij, ne mësuam për kërkesat prioritare të Ukrainës dhe situatën në fushëbetejë”, tha Austin.

Që prej takimit të parë të grupit në bazën ushtarake amerikane në Gjermani, takim që u mbajt katër javë më parë, Austin tha se “momentumi i donacioneve dhe dërgesave është i jashtëzakonshëm”.

Ai tha se nevojat e Ukrainës nuk kanë ndryshuar shumë nga takimi i parë, duke thënë se kërkohen artileri, tanke mbështetëse, dronë dhe pajisje të tjera.

“Lufta në këtë fazë po formësohet nga artileria, dhe ne kemi parë shkëmbime të ashpra të artilerisë gjatë javëve të fundit”, tha Austin.

Ai shtoi se Grupi i Kontaktit do të takohet fizikisht më 15 qershor, gjatë takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel./REL

Ora 23:06
Zelensky: Rikthimi i Krimesë? Do të kushtonte qindra, mijëra vdekje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar gjatë një video-konference se rikthimi i Krimesë do t'i kushtonte Ukrainës qindra mijëra vdekje.

Më herët Këshilltari Presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, deklaroi pak ditë më parë se kushtet janë krijuar për çlirimin e Krimesë dhe zonave të pushtuara të Donbasit.

Ora 22:30
Zelensky: Javët e ardhshme janë të vështira

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në videon e tij më të fundit  të publikuar në Telegram foli rreth situatës së rëndë në Donbass, Bakhmut, Popasna dhe Severodonetsk, zona në të cilat forcat ruse kanë intensifikuar dhe më shumë sulmet.

“Javët e ardhshme të luftës do të jenë të vështira. Dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, por nuk kemi alternativë veçse të luftojmë dhe të fitojmë, të çlirojmë tokën dhe popullin tonë”, tha Zelensky.

Ora 18:57
Vritet nga forcat ukrainase nipi i krahut të djathtë të Ministrit të Brendshëm rus

Kapiteni Adam Khamkhoyev, 30-vjeç është vrarë gjatë luftës në Ukrainë ditën e premte. Ai është nipi i Zëvendësministrit rus të Mbrojtjes,Yunus-Bek Yevkurov.

Yevkurov, konsiderohet si krahu i djathtë i Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, përkrahësit të linjës se ashpër të Moskës. Ai mori pjesë në ceremoninë e varrimit dhe ishte i veshur me rroba civile

Kapiteni Adam Khamkhoyev, 30-vjeç, një komandant parashutistësh, u vra të premten në mbrëmje në Ukrainë dhe më vonë u varros në provincën jugore ruse të Ingushetia.

Yevkurov, gjatë ceremonisë së varrimit
Ora 18:21
Ukraina e shqetësuar: Rrezik për sulme ajrore nga territori bjellorus

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë folur për rritje të aktivitetit ushtarak të trupave nga Bjellorusia, në afërsi të kufirit me Ukrainën.

“Forcat e armatosura të Republikës së Bjellorusisë kanë intensifikuar operacionet e zbulimit, po vendosin njësi shtesë në zonat kufitare në rajonin Homel. Rreziku për sulme me raketa dhe sulme ajrore nga territori bjellorus ende qëndron”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm ukrainas më 23 maj.

Pas kësaj deklarate nga Ukraina, Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se ka nisur atë që e quajti “fazë të re të kontrollit” të pajisjeve ushtarake për të mbikëqyrur lëvizshmërinë dhe kapacitetin e ushtrisë.

Bjellorusia zyrtarisht nuk ka marrë pjesë në luftën e nisur nga Moska kundër Ukrainës më 24 shkurt, por ka lejuar që territori i saj të përdoret nga forcat ruse si territor për të nisur sulme ndaj tokës ukrainase.

Por, teksa presidenti bjellorus, Alayksandr Lukashenka, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po përballen me izolim ndërkombëtar, ndërkohë që dy liderët u takuan më 23 maj për të tretën herë brenda muajit.

Ora 18:06
Diplomati rus që u dorëhoq nga OKB: Tani ata mendojnë se unë jam një tradhtar

Steve Rosenberg, është diplomati më i lartë rus që jep dorëheqjen nga një funksion zyrtar për shkak të luftës në Ukrainë.

Ai e përshkroi si të turpshëm agresionin rus, tashmë thotë  se pas këtij vendimi ai do të konsiderohet si një tradhërar në Rusi.

“Arsyeja është se unë nuk jam dakord dhe nuk e aprovoj atë që qeveria ime po bën dhe ka bërë të paktën që nga shkurti, dhe nuk dua të lidhem më me këtë”, tha ai.

Rosenberg tha se vendimi i tij për t'u larguar nuk do t'i ndryshonte gjërat, ai tha se "mund të jetë një tullë e vogël në murin më të madh që përfundimisht do të ndërtohej".

I pyetur nëse beson se do të konsiderohet tradhtar, Bondarev tha:

"Unë mendoj se ata tashmë po më konsiderojnë si të tillë",  u shpreh ai për BBC-në

Ora 17:28
61% e ukrainasve duan që popullsia të armatoset masivisht 

61% e qytetarëve ukrainas besojnë se armatimi masiv mund të rrisë aftësitë mbrojtëse të vendit. 36% mendojnë pikërisht të kundërtën. Në favor te idesë së armatimit janë kryesisht meshkuj dhe të rinjtë, ndërsa 28% prej tyre janë femra.

Ky është rezultat i një sondazhi të kryer nga “Rating”, një kompani e sondazheve.

Ora 16:38
Inteligjenca e Ukrainës: Putin, kanë tentuar që ta vrasin 2 muaj më parë

Kyrylo Budanov, Kreu i Drejtorisë kryesore të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në një intervistë për “Ukrainska Pravda”, tha se Presidenti rus Vladimir Putin i shpëtoi një sulmi pas fillimit të luftës në Ukrainë.

"Kishte një tentativë jo shumë kohë më parë për të vrarë Putinin. Madje ai u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, por ky është informacion jo public, përpjekja ishte dy muaj më parë dhe dështoi", tha Budanov. 

Ora 15:57
Kievi: Ushtria ruse ka vrarë 4600 civilë që prej fillimit të luftës

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës,Iryna Venediktova, ka raportuar se që prej fillimit të luftës ushtria ruse ka vrarë të paktën 4600 civilë, ku 232 prej tyre fëmijë, por këto shifra janë pa u marrë parasysh dhe të dhënat në territoret e pushtuara nga rusët.

Ora 14:53
‘Kam turp nga vendi im’, këshilltari rus në OKB jep dorëheqjen

1652113835_6400cc1619f51308a149e4a172d1a4ef3f2b.jpg

Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen. Boris Bondarev e përshkroi si të turpshëm agresionin rus në Ukrainë.

“Kurrë nuk kam pasur kaq turp për vendin tim që nga 24 shkurti“, duke shtuar se pushtimi i Ukrainës është edhe krim kundër popullit rus. Në letrën e tij të dorëheqjes, ai e quajti ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov si një “ilustrim të mirë të degradimit të këtij sistemi”.

Ora 14:32
Udhëheqësi separatist:  Do të krijojmë një gjykatë të posaçme për të burgosurit ukrainas nga Azovstal

Denis Pushilin, udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), tha të hënën se një gjykatë ishte duke u përgatitur për ushtarët ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti, Pushilin tha se të burgosurit ukrainas janë tani në territorin e DPR, një territor separatist i mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, dhe se dokumentet po përgatiteshin për një gjykatë.

Mariupol ra nën kontrollin e plotë rus javën e kaluar me dorëzimin e Azovstal, bastioni i fundit i ukrainasve që mbronin qytetin. Është e paqartë se sa ushtarë ukrainas do të përballen me një gjykatë të mundshme. Ushtria ruse ka pohuar se mbi 2,000 anëtarë të shërbimit ukrainas u dorëzuan në punimet e mëdha të çelikut.

Në një lajm të veçantë, RIA raportoi zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergey Rudenko duke thënë se Rusia ishte e hapur ndaj mundësisë së diskutimit të shkëmbimit të të burgosurve Azovstal me Ukrainën.

Ora 14:23
OKB: Kriza globale e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti ukrainas i Odesës nuk hapet

Kreu I Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley duke ju referuar krizës së ushqimit u shpreh se bota mund të përballet me një “stuhi të fortë”.

“Nëse porti i Odesës nuk hapet, kjo vetëm do ta përkeqësojë problemin”, tha ai.

Ka 49 milionë njerëz në 43 vende që "po trokasin në derën e urisë" dhe bota do të përballet me urinë, destabilizimin dhe emigracionin masiv nëse nuk e kalojmë problemin, tha ai duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror. në Davos.

Beasley theksoi se "ka mjaftueshëm liderë në Davos këtë javë për t'i dhënë fund urisë në botë".

Ora 14:09
Kiev: Çdo plan paqeje që nuk parashikon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës , nuk është një plan i qëndrueshëm

1653307780_Capture.JPG

Çdo plan paqeje që nuk parashikon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës nuk është një plan i qëndrueshëm, tha sot zëvendësministrja e parë e jashtme e Ukrainës , Emine Dzhaparova, gjatë një konference në Fondacionin Luigi Einaudi, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth planit të paqes të paraqitur nga Italia.

“E di që plani italian për paqen në Ukrainë është diskutuar”, tha zëvendësministrja, duke iu përgjigjur një pyetjeje për këtë çështje pa hyrë në detaje.

“Ne mirëpresim çdo iniciativë që mund të sjellë paqe”, tha ajo, duke nënvizuar se integriteti territorial dhe sovraniteti nuk mund të negociohen. 

"Çdo plan që mund të parashikojë kufij të ndryshëm (nga ata aktualë), çdo plan paqeje që nuk parashikon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës , nuk është një plan i qëndrueshëm", shtoi ajo.

Ora 13:50
Zelensky: 87 viktima në sulmin ajror rus në fshatin Desna në Chernihiv'

1653236961_Screenshot6.jpg

“87 janë viktimat e një sulmi ajror rus në fshatin Desna, në rajonin e Cernihiv, më 17 maj”,  tha presidenti ukrainas Zelensky gjatë një video-konference në Davos.

Ora 13:26
Kremlini: Perëndimi shkaktoi krizën globale të ushqimit

1652778087_a4de730e4aed403c8439b6bacf7d24de.jpg

Vendet perëndimore kanë shkaktuar një krizë globale ushqimore duke vendosur sanksionet më të rënda në historinë moderne ndaj Rusisë, ka pohuar Kremlini.

"Rusia ka qenë gjithmonë një eksportues mjaft i besueshëm i grurit," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

"Ne nuk jemi burimi i problemit. Burimi i problemit që çon në urinë botërore janë ata që vendosën sanksione kundër nesh dhe vetë sanksionet”, tha ai.

Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit.

Ukraina është gjithashtu një eksportues i madh i misrit, elbit, vajit të lulediellit dhe vajit të rapit, ndërsa Rusia dhe Bjellorusia e cila ka mbështetur Moskën në luftë dhe është gjithashtu nën sanksione përbëjnë mbi 40% të eksporteve globale të lëndës ushqyese potas.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 36 vende mbështeten tek Rusia dhe Ukraina për më shumë se gjysmën e importeve të grurit, duke përfshirë disa nga më të varfrat, mes tyre Libanin, Sirinë, Jemenin, Somalinë dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ai ishte në kontakt intensiv me Rusinë, Ukrainën, Turqinë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian në një përpjekje për të rivendosur eksportet e drithërave nga Ukraina, ndërsa kriza globale e ushqimit përkeqësohet.

Presidenti rus Vladimir Putin, tha Kremlini, gjithashtu u pajtua me vlerësimin e Kombeve të Bashkuara se bota u përball me një krizë ushqimore që mund të shkaktonte zi buke.

Ora 13:19
OKB: Më shumë se 6.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus

Të paktën 6.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, sipas të dhënave të fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Përveç kësaj, më shumë se 8 milionë njerëz gati një në pesë të popullsisë së Ukrainës të paraluftës janë zhvendosur brenda vendit pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

8.3 milionë refugjatë të parashikuar pritet të ikin nga Ukraina, tha UNHCR në fund të prillit.

Ora 13:08
Zelensky thirrje liderëve botërore: Vendosni sanksione "maksimale" kundër Rusisë

Komuniteti global duhet të vendosë sanksione "maksimale" kundër Rusisë, duke përfshirë një embargo të plotë të naftës, kërkoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim video në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i gatshëm të përdorë sanksionet në mënyrë parandaluese, jo vetëm t'i përgjigjet" kërcënimeve në të ardhmen. Nëse këto sanksione do të ishin vendosur më parë Rusia nuk do të kishte qenë në gjendje të pushtonte Ukrainën”, tha Zelensky duke kërkuar ndalimin e plotë të bankave ruse dhe ndalimin e plotë të tregtisë.

"Agresori do të dinte pasojat e menjëhershme të veprimeve të tij," tha ai.

"Ne duhet të krijojmë një precedent për sanksionet”, tha ai.

Sanksionet e fundit u njoftuan në fillim të këtij muaji, kur udhëheqësit e G7 u takuan praktikisht me Zelensky. Masat përfshinin kontrolle të reja të eksportit kundër sektorit industrial rus dhe rreth 2600 kufizime të vizave për zyrtarët rusë dhe bjellorusë, si dhe sanksionet e para kundër drejtuesve të Gazprombank, institucioni përmes të cilit shumica e Evropës blen gazin rus.

Ora 12:12
Shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me burgim të përjetshëm ushtari rus

Gjykata ka shpallur fajtor për krime lufte ushtarin rus 21-vjeçar Vadim Shishimarin dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Shishimarin është ushtari i parë rus që dënohet për krime lufte që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Ora 12:06
Boris Johnson u dërgon një letër emocionuese fëmijëve në Ukrainë: ‘Ju nuk jeni vetëm’

Në një letër drejtuar fëmijëve të Ukrainës, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson shprehu simpatinë për atë që ata kanë kaluar nën pushtimin rus.

"Në çdo vit tjetër, fëmijë si ju do të dilnin nga shtëpitë dhe shkollat ​​tuaja për të luajtur me miqtë tuaj, për të ndjekur një futboll thjesht për të shijuar atë që supozohet të jetë një kohë unike e pakujdesshme në jetën tuaj. Sigurisht, ky nuk është një vit tjetër”, shkruan Johnson në letrën, e cila është postuar në Tëitterin e tij në anglisht dhe në ukrainisht.

"Ju duhet të jeni jashtëzakonisht krenarë. Krenar për vendin tuaj, prindërit tuaj, familjet tuaja dhe ushtarët tuaj, dhe mbi të gjitha krenarë për veten tuaj," shkroi Johnson, duke i vlerësuar ata si modele "për fëmijët dhe të rriturit kudo".

Ai vazhdoi duke thënë: "Ju nuk jeni vetëm. Mund të jeni të ndarë nga miqtë në shtëpi, por keni miliona të tjerë në të gjithë botën".

Në letër, Johnson iu referua vizitës së tij në Kiev muajin e kaluar, gjatë së cilës u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai e përfundoi letrën duke thënë se beson se Ukraina do ta fitojë luftën dhe se ai shpreson se një ditë së shpejti ata do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë, shkollat ​​dhe familjet e tyre.

Ora 11:59
Zelensky: Lufta e Ukrainës do të vendosë nëse forca brutale do të sundojë botën

1653139700_Capture.JPG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, mbajti një fjalim para liderëve botërorë të mbledhur në Davos, Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

Duke folur përmes video-konferencës, ai u shpreh se pushtimi rus i Ukrainës do të vendosë "nëse forca brutale do të sundojë botën".

Ai gjithashtu u kërkon udhëheqësve botërorë "të ndryshojnë qasjen e tyre" dhe "të përgjigjen në mënyrë parandaluese" ndaj Rusisë.

“Ky është me të vërtetë momenti kur vendoset nëse forca brutale do të sundojë botën”, thotë Zelenskyy.

“Nëse është kështu, forca nuk është e interesuar për mendimet tona dhe nuk ka nevojë për takime të mëtejshme në Davos pasi nuk do të kishte arsye për këtë. Forca brutale nuk diskuton, por vret menjëherë dhe Rusia e bën këtë në Ukrainë ashtu siç flasim ne”, tha ai.

Duke folur për nevojën për të përshtatur realitete të reja në mes të luftës, ai shton se ne duhet të ndryshojmë qasjen, jo për t'u përgjigjur, por për të vepruar në mënyrë parandaluese.

“Shikoni çfarë ka bërë tashmë Ukraina, ne kemi krijuar një precedent historik, një precedent guximi. Ne nuk i dëgjuam ata që thoshin se mbrojtja jonë nuk do të zgjasë më shumë se vetëm disa ditë. Ne kemi ndaluar ushtrinë ruse, e cila u quajt ushtria e dytë më e madhe në botë”, tha Zelensky.

Ora 11:18
Parlamenti ukrainas miraton ligjin që lejon shtetin të konfiskojë asetet e njerëzve që mbështesin Rusinë

Parlamenti ukrainas ka shpallur një ligj të ri që lejon shtetin të konfiskojë asetet që u përkasin njerëzve që mbështesin luftën e Rusisë.

“Kushdo që zbulohet se është mbështetës i luftimeve rrezikon të dërgohet në Gjykatën e Lartë Kundër Korrupsionit të Ukrainës, ku zyrtarët do të kërkojnë të rikuperojnë asetet e tyre në të ardhurat e shtetit", thuhet në deklaratë.

Ekonomia e Ukrainës ka marrë një goditje gjatë konfliktit me Rusinë. Të premten, udhëheqësit e G7 ranë dakord t'i ofrojnë kombit të shkatërruar nga lufta 19.8 miliardë dollarë (15.7 miliardë £) ndihmë ekonomike për të siguruar që ai të vazhdojë të jetë në gjendje të mbrohet.

“Procedura e identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të personave të sanksionuar, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër mbështesin agresionin e pushtuesve kundër Ukrainës, do të lejojë rimbushjen e shpejtë dhe efektive të buxhetit të Ukrainës në kurriz të armiqve”, thuhet në deklaratë.

Ora 11:07
Samiti i Davosit: Artistët ukrainas përgatisin 'Shtëpinë e Krimeve të Luftës në Ukrainë'

Ndërsa vendimmarrësit kryesorë botërorë po mblidhen për Forumin vjetor Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, artistët ukrainas e kanë transformuar Shtëpinë e Rusisë vendin që zakonisht përdoret nga delegatët rusë në një "Shtëpi për Krimet e Luftës në Ukrainë".

Imazhet e shkatërrimit në masë në qytetet ukrainase të bombarduara nga trupat ruse shfaqen dukshëm në një ekspozitë në ndërtesën në qytetin alpin zviceran.

Pushtimi rus i Ukrainës kryeson axhendën e mbledhjes katër-ditore, e cila nis me një fjalim video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jetë i pranishëm në samitin e këtij viti.

Presidenti i WEF Borge Brende ka bërë thirrje për një plan Marshall për të rindërtuar Ukrainën. Duke iu referuar nismës së SHBA-së që ndihmoi në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, ai tha se puna e rindërtimit duhet të vazhdojë në Ukrainë me ose pa një zgjidhje paqeje.

Ora 10:56
Rajoni i Luhanskut nuk gjen qetësi nga bombardimet ruse, vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës urbane në Severodonetsk

1653053006_Capture.JPG

Forcat ruse kanë dëmtuar pesë ndërtesa të larta dhe zona tregtare në Severodonetsk ndërsa luftimet në rajonin lindor vazhdojnë.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, tha në një mesazh në Telegram se një i moshuar gjithashtu ishte plagosur dhe dërguar në spital.

"Ndërsa sulmonte Severodonetsk, armiku po luftonte në zonat e Purdivka dhe Oleksandrivka, si dhe sulmonte Toshkivka. Më 22 maj u zmbrapsën 11 sulme të armikut, u shkatërruan gjashtë tanke, 10 njësi mjete të blinduara luftarake dhe gjashtë njësi mjete motorike”, shkruan ai.

Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy hodhi poshtë idenë e nisjes së një kundërsulmi në territorin rus, por theksoi se rajoni i Donbasit mbetet sovran ndaj Ukrainës.

Duke folur në një konferencë të përbashkët mediatike me kryeministrin portugez Antonio Costa, Zelenskyy tha se forcat e tij po luftonin për të "çliruar territorin tonë" dhe çmimi i "dhjetëra apo qindra mijëra jetëve" ishte shumë i lartë për ta dorëzuar atë.

Ai u bëri presion vendeve perëndimore për sisteme të shumta raketore lëshimi, të cilat ai tha se "thjesht qëndrojnë në vend" në vendet e tjera, por janë "çelës" për suksesin e Ukrainës.

Ora 10:50
Ish oficeri britanik: Rusia po e zhvendos fokusin e luftës në Ukrainën lindore

1653234761_73f608b11ef6d9da64e87cea84d277c0.jpg

Ish-oficeri i ushtrisë britanike, Ed Arnold, ka dhënë një analizë mbi situatën e fundit në lindje të Ukrainës.

Ai thotë se Rusia po fokusohet në "intensifikimin e të gjitha operacioneve" në Severodonetsk dhe disa forca në veri po lëvizin në operacione mbrojtëse në një përpjekje për të mbrojtur linjat e komunikimit dhe rrugët e përforcimit.

"Për momentin ata po formojnë terrenin për t'u siguruar që mund të marrin Severodonetsk kur të kenë fuqinë luftarake atje," thotë Arnold.

Ish-oficeri i ushtrisë vazhdon duke thënë se “të gjithë sytë janë te Kherson” në momentin ku forcat ruse janë grumbulluar prej disa kohësh.

"Ne presim një formë operacioni në perëndim. Megjithatë, nga Kherson në Transnistria është 330 km kështu që nuk është e sigurt nëse rusët do të shtyjnë drejt perëndimit apo do të konsolidojnë pozicionin e tyre”, tha ai.

Arnold thotë se pozicionet detare të Rusisë janë gjithashtu një fokus kyç në luftë, veçanërisht flota ruse e Detit të Zi në jug të Odesës, të cilët në thelb po bllokojnë të gjithë vijën bregdetare.

"Pse ka rëndësi kjo? Aktualisht ka 22 milionë tonë drithë në ruajtje brenda Ukrainës. OKB vlerëson se 36 vende në rajon dhe në mbarë globin mbështeten në grurin nga Ukraina për gjysmën e importeve të tyre," shton Arnold.

Ora 10:39
Kiev: 232 fëmijë të vrarë dhe 431 të plagosur që nga fillimi i luftës

232 fëmijë janë vrarë dhe 431 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë kundër Rusisë. 

Kjo është bërë e ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet e Donetsk, Kiev, Kharkiv dhe Chernihiv. 

Si pasojë e bombardimeve u dëmtuan 1837 institucione arsimore, 172 prej të cilave u shkatërruan plotësisht.

Ora 10:32
Ministri francez për Europen: Anëtarësimi i Ukrainës në BE mund të zgjasë 15-20 vjet

Ministri francez për Europën, Clement Beaune, ka thënë se çfarëdo oferte e Bashkimit Evropian për anëtarësim të Ukrainës në bllok do të merrte 15-20 vjet kohë për finalizim të procesit.

“Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do t’i bashkohet BE-së në gjashtë muaj, brenda një viti apo dy, jeni duke gënjyer. Mund të zgjasë 15-20 vjet, ky proces merr kohën nuk dua të krijoj iluzione te ukrainasit apo t’i gënjejë ata”, tha Beaune.

Këto komente kanë ardhur pasi presidenti francez, Emmanuel Macron ka sugjeruar që Ukraina të ftohet për t’iu bashkuar një komuniteti politik “të lidhur” me BE-në.

Ora 10:09
Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zelensky u ‘bashkohet’ virtualisht liderëve botëror

1653033440_f0697bc694670561671b2473f29651b01646822131extralarge.jpeg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t'u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos, Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen ndërkombëtare të liderëve politikë dhe industrialë.

Të pranishëm do të jenë një delegacion ukrainas i kryesuar nga ministri i Jashtëm Kuleba.

"Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën," u tha gazetarëve deputetja ukrainase Ivanna Klympush-Tsintsadze në prag të samitit.

Samiti nuk është mbajtur që nga janari 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një forum virtual u zhvillua vitin e kaluar, me presidentin rus Vladimir Putin mes folësve.

Ora 09:51
Biden: Rusia synon shkatërrimin e identitetit të Ukrainës, do e paguajë rëndë sulmin

1653152141_Capture.JPG

"Rusia do ta paguajë shumë sulmin ndaj Ukrainës me një veprim që synon shkatërrimin e identitetit të Ukrainës", tha presidenti amerikan Joe Biden, duke folur në konferencën për shtyp në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida pas samitit të tyre. 

"Është kosto e atyre që duan të ndryshojnë asetet me përdorimin e forcës", shtoi Biden.

Ora 09:43
Presidenti polak në parlamentin ukrainas: Asnjë vendim nuk do të merret pa ju! Bota e lirë ka fytyrën e Ukrainës

Presidenti polak ka dhënë një mesazh mbështetjeje të fortë për Ukrainën gjatë fjalimit të parë personalisht të një lideri të huaj në parlamentin në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus.

Gjatë fjalimit të tij të dielën, Andrzej Duda falënderoi Ukrainën për mbrojtjen e Evropës kundër asaj që ai e quajti "imperializmi rus".

“Bota e lirë ka fytyrën e Ukrainës. Asnjë vendim për të ardhmen tuaj nuk do të merret pa ju”, tha ai.

Duda tha se thirrjet e fundit për Kievin për të negociuar me Presidentin Putin, madje edhe për t'u dorëzuar ndaj disa prej kërkesave të tij, ishin shqetësuese. Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, duke pranuar miliona refugjatë që ikën nga luftimet dhe duke dërguar tanke dhe raketahedhës në ushtrinë ukrainase.

“Polonia do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar Ukrainën të bashkohet me Bashkimin Evropian” mbylli fjalën e tij presidenti polak.

Ora 09:33
Çfarë janë ‘Terminatorët’ rusë që janë parë në Ukrainë?

Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine luftarake të blinduar të Rusisë, e cila është e pazakontë.

Ky është një automjet luftarak rus për mbështetjen e tankeve (BMPT) i fotografuar gjatë stërvitjeve më 2017. Të quajtur “Terminatorë” nga prodhuesi i tyre, Uralvagonzavod, automjetet morën vëmendjen e mediave në fund të majit, kur u panë në Ukrainë.

Terminatorët u krijuan si rezultat i përpjekjes së Rusisë për të zhvilluar automjete specifike për t’i përdorur për luftime në hapësira të ngushta urbane. Nevoja e këtyre lloj automjetesh u bë urgjente pas luftës së parë çeçene, në të cilën një numër jashtëzakonisht i madh i automjeteve të blinduara ruse u shkatërruan nga luftëtarët çeçenë.

Militantët çeçenë duke qëndruar pranë një automjeti të blinduar rus, i shkatërruar në betejën për Groznin në janar të vitit 1995.

Ora 09:15
Zelensky: Ukraina mund të humbasë deri në 100 jetë çdo ditë në lindje

Ukraina mund të humbasë 50-100 jetë në lindje çdo ditë, u shpreh Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp të dielën.

“Të vrarët po mbronin Ukrainën në drejtimin më të vështirë", tha Zelensky.

Zelensky nuk shtjelloi më tej, por komentet duket se janë një referencë për humbjet ushtarake qw janë një shenjë se sa të ashpra janë luftimet në lindje.

Forcat ruse kanë shtuar përpjekjet e tyre për të kapur qytete në rajonin lindor të Donbasit, me fokus në qytetin Severodonetsk.

Ora 09:05
Lufta në Ukrainë, FMN: Po përballemi me sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

Ekonomia globale po përballet ndoshta me "provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kështu deklaroi shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, teksa sot fillon Forumi Ekonomik Botëror në Davos. 

“Pushtimi rus po shkatërron jetë njerëzore, duke zvarritur rritjen dhe duke nxitur inflacionin”, tha ajo duke u kërkuar vendeve të mos dorëzohen para forcave të fragmentimit gjeo-ekonomik që do ta bëjnë botën tonë më të varfër dhe më të rrezikshme.

Georgieva ka shtuar përpjekjet e saj për t'u dhënë ukrainasve shpresë për një të ardhme, nëse lufta fitohet, me një paketë ndihme për rindërtim prej 1 miliard dollarësh, financuar nga konfiskimi i aseteve të ngrira ruse. Prandaj FMN-ja u bën thirrje shteteve që të kenë prioritet katër masa për të rivendosur besimin global: reduktimin e barrierave tregtare, promovimin e anulimit të borxhit për vendet e cenueshme, modernizimin e sistemeve të pagesave ndërkufitare dhe adresimin e transformimit në energjinë e gjelbër.

Ora 08:54
Kievi: 29.200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

1653221418_AFP32AN9BMkeCBU334021374266577qF656x492CorriereWebSezioni.jpg

Të paktën 29,200 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit tre muaj më parë. Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se 204 luftëtarë, 170 helikopterë dhe 476 dronë janë rrëzuar pas 88 ditësh konflikti. 

Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,293 tanke ruse, 604 copë artileri, 3,166 automjete të blinduara për transportin e trupave, 110 raketa lundrimi, 201 raketahedhës, 13 anije, 2,206 automjete dhe cisterna për transportin e karburantit, 93 njësi dhe 43 njësi pajisje speciale.

 

Ora 08:47
E trishtë, foshnja dy muajshe merr pjesë në funeralin e babait të vrarë nga forcat ruse në Ukrainë

1653288474_Capture.JPG

Një foshnjë dy muajshe u fotografua në funeralin e babait të saj pasi ai mbeti i vrarë nga luftimet ruse në rajonin e Zaporizhzhia.

Piloti luftarak Serhiy Parkhomenko, 25 vjeç, nga Vinnytsia, kishte qenë në një mision luftarak në qytetin juglindor kur u vra.

Skena tronditëse vjen ndërsa forcat ruse dhe ukrainase vazhdojnë të luftojnë përgjatë një rrezeje prej 342 miljesh në zemrën industriale lindore të Ukrainës.

Ora 08:39
Inteligjenca britanike: Numri i të vdekurve rusë në Ukrainë i barabartë me viktimat e luftës sovjetike në Afganistan

Rusia "ka pësuar një numër të ngjashëm të vdekjeve" në tre muajt e parë të pushtimit të saj në Ukrainë me atë të Bashkimit Sovjetik gjatë nëntë viteve të luftës në Afganistan

"Një kombinim i taktikave të dobëta të nivelit të ulët, mbulimi i kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit dhe një qasje komanduese e cila është e përgatitur për të përforcuar dështimin dhe gabimet e përsëritura ka çuar në këtë shkallë të lartë të viktimave, e cila vazhdon të rritet në ofensivën e Donbasit." tha ministria në një përditësim të inteligjencës.

E marta shënon tre muaj që kur Rusia nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Pushtimi sovjetik i Afganistanit zgjati nga dhjetori 1979 deri në shkurt 1989.

Numri zyrtar i vdekjeve sovjetike gjatë Luftës në Afganistan ishte rreth 15,000 ushtarë. Në mars, zyrtarë të lartë të NATO-s vlerësuan se deri në 15,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në Ukrainë në vetëm një muaj.

Ora 08:37
Biden: Nëse Kina pushton Tajvanin, ne do të përdorim forcën ushtarake

1652161200_bidem.jpg

Joe Biden tha se ishte gati të përdorte forcën ushtarake në rast të një sulmi kinez në Tajvan, duke shtuar, se ai nuk mendonte se një pushtim është i mundur.

I pyetur nga shtypi, gjatë vizitës së tij në Japoni, nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhohen në veprime ushtarake për të mbrojtur Tajvanin, presidenti amerikan u përgjigj: "Po " , duke nënvizuar se "ky është angazhimi që kemi marrë " .

Ora 08:14
Pentagoni vlerëson dërgimin e trupave në ambasadën amerikane në Kiev

Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave speciale për të mbrojtur ambasadën amerikane në Kiev

"Ne po shqyrtojmë kushtet e sigurisë të zyrës diplomatike në Ukrainë por asnjë vendim nuk është marrë”, tha Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes , John Kirby për The Washington Post.

Propozimi nuk i është paraqitur ende presidentit amerikan Joe Biden, theksojnë burimet. Nëse do të merrej vendimi, prania e trupave amerikane në Ukrainë do të përshkallëzohej nga premtimi fillestar i Bidenit se asnjë ushtar amerikan nuk do të shkelte në Ukrainë.

Ora 08:03
‘Jam shumë krenar që jam ukrainas’, futbollisti i Manchester City bën veprimin që i emocionoi të gjithë

Pasi fitoi titullin e Premierligës angleze për herë të katërt me klubin e tij Manchester City, futbollisti ukrainas Oleksandr Zinchenko është shprehur se e kishte të vështirë të mendonte edhe për futbollin pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Duke folur për Sky Sports pasi hapi flamurin ukrainas rreth trofeut të Premier League, Zinchenko e quajti emocionues dhe të paharrueshëm atë moment.

"Jam shumë krenar që jam ukrainas. Do të më pëlqente që një ditë ta sjell këtë titull në Ukrainë, për të gjithë popullin ukrainas, sepse ata e meritojnë atë”, tha ai.

“Koha që nga fillimi i pushtimit ishte "periudha më e vështirë në jetën time", tha Zinchenko.

Ora 07:55
Vijojnë bombardimet ruse në rajonin e Luhanskut

Trupat ruse janë përpjekur të thyejnë linjat mbrojtëse të forcave ukrainase dhe të arrijnë kufijtë administrativë të rajonit lindor të Luhanskut, thotë ushtria e Ukrainës në raportin e saj të fundit të hënën në mëngjes.

“Rusët i kanë fokusuar përpjekjet e tyre drejt qytetit të Severodonetsk”, thotë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ai shton se "armiku" ka intensifikuar përdorimin e avionëve të tij për të shkatërruar infrastrukturën kritike të Ukrainës në fushën e operacioneve luftarake aktive.

Forcat e Ukrainës kanë zmbrapsur 11 sulme të armikut në lindje gjatë 24 orëve të fundit, shton raporti.

Ora 07:47
Johnson bisedë telefonike me Zelenskyn: Britania e Madhe do të sigurojë që Ukraina të mund të eksportojë në pjesën tjetër të botës

1652969029_Capture.JPG

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të "dyfishojë përpjekjet për të ofruar ushqim jetik dhe ndihmë humanitare" për Ukrainën, tha zyra e tij të dielën.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Johnson foli për bllokadën "e neveritshme" të qytetit kryesor port të Odesa, sipas deklaratës. Kryeministri do të punojë për të "siguruar që vendi të jetë në gjendje të eksportojë në pjesën tjetër të botës", sipas një deklarate të 10 Doëning Street.

"Udhëheqësit ranë dakord për nevojën që komuniteti ndërkombëtar të mbetet i bashkuar në dënimin e barbarizmit të Putinit”, tha Doëning Street.

"Çdo vend ka për detyrë të ndihmojë Ukrainën në luftën e saj për liri, si tani ashtu edhe në planin afatgjatë". Ai përsëriti se populli britanik është "1000% prapa popullit të Ukrainës", tha Johnson

Ora 07:39
OKB: Më shumë se 8 milionë të larguar nga lufta në Ukrainë

Shifra të reja befasuese nga OKB-ja tregojnë se lufta në Ukrainë ka zhvendosur më shumë se 8 milionë njerëz.

Më shumë se 6 milionë lëvizje refugjatësh nga Ukraina janë regjistruar.

Sipas të dhënave të reja nga UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, numri i njerëzve të detyruar të ikin nga konflikti, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi në mbarë botën tani ka kaluar kufirin prej 100 milionë për herë të parë në rekord, i nxitur nga konflikti në Ukrainë. dhe luftëra të tjera vdekjeprurëse.

/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 23/05/2022 20:16

    Ukrainasit per nje plesht po djegin krejt jorganin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën