"Fantazmat e Bakhmutit", kështu quhet grupi i snajperistëve që po përpiqet të rimarrë territorin në lindje, nga forcat ruse. 

BBC ka arritur të sigurojë një intervistë me “Ghost”, komandantin e ekipit i cili ka shoqëruar gazetarët në një zonë të quajtur "kufiri i ekzistencës" - baza e tyre në periferi të qytetit.

“E morëm këtë emër kur filluam të agjësonim ushtarët rusë,” – tregon ai për BBC. 

“Artileria i shqetëson njerëzit. Nga artileria edhe mund të fshihesh, nga një snajper jo,” – u shpreh “Ghost”, i cili është mjeshtër në përdorimin e kësaj arme. 
Baza e tyre tashmë është brenda rrezes së artilerisë ruse. 20 ushtarët kanë operuar në skajet e Bakhmut për gjashtë muajt e fundit. Sipas informacioneve të konfirmuara nga vetë ata, numri i ushtarëve rusë që kanë vrarë shkon deri në 524. 

“Ne nuk po vrasim njerëz, ne po shkatërrojmë armikun,” – thotë “Ghost”, duke sqaruar se qëllimi i tyre nuk është të rrisin numrin e viktimave, por të ruajnë territoret e tyre. 
Para luftës “Ghost” punonte në një fabrikë. Ai thotë se nuk i ka pëlqyer kurrë armët, por u ndje i detyruar kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë.