Rusia ka vijuar sulmet gjatë natës në disa rajone të Ukrainës. Katër persona vdiqën, përfshirë një vajzë dy vjeçe pasi një pallat në rajonin e Sumy-t u godit nga një dron rus.

Një ditë më parë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarët se Rusia do të “vazhdojë të rrisë presionin mbi regjimin e Kievit në mënyrë që të arrijë qëllimet e saj të vendosura”.

Ndërkohë Ukraina akuzoi Moskën për shënjestrimin e zonave civile dhe tha se do të ishte gabim të barazoheshin veprimet e "agresorit dhe një vendi që mbron veten".

Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht kontrollon afërsisht një të pestën e territorit të Ukrainës.

lajm ne perditesim...