Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dënuar sulmin e Rusisë mbi spitalin në Mariupol, ku sipas autoritete të Ukrainës raportohet për shumë të vdekur, teksa nën gërmadha kanë mbetur edhe fëmijë.

Me një postim në Twitter, Xhaçka e konsideron sulmin 'barbar', teksa shton se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.

Po ashtu Xhaçka shton se ka udhëzuar ekipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t'i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.

"Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin në Mariupol në Ukrainë . Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t'i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve", shkruan Xhaçka.

Një materniteti dhe një repart për fëmijë janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit. Sipas zyrtarëve ukrainas, shkatërrimi është kolosal, teksa nuk ende një numër të saktë të viktimave.