Lufta në Ukrainë/ Putin rrit shpenzimet ushtarake me 30% për vitin 2025

Lufta në Ukrainë/ Putin rrit shpenzimet ushtarake me 30% për vitin 2025

Vladimir Putin

Vetëm një javë pas udhëtimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në SHBA dhe prezantimit të të ashtuquajturit "plani i fitores", Moska përsërit edhe një herë se dëshiron të shkojë deri në fund të operacionit të saj special ushtarak.

Dhe, në përputhje me këtë strategji, vendos për një rritje prej gati 30 për qind të shpenzimeve ushtarake për vitin 2025. Në projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm të paraqitur në Parlament, pritet të rritet deri në 13,500 miliardë rubla (afërsisht 135 miliardë euro me kursin aktual) shpenzimet e mbrojtjes.

Ndërkohë për dy vitet në vijim, thuhet se investimet për forcat e armatosura pritet të bien paksa, për të arritur në 12,800 miliardë rubla në 2026 dhe 13,000 miliardë në 2027.

Po ashtu Putin vendosi të rrisë numrin e forcave të armatosura me gati 14 për qind.

Dje, ai nënshkroi një dekret për thirrjen e 133 mijë ushtarëve të tjerë si pjesë e thirrjes për ushtarë për vjeshtën e ardhshme, pas rekrutimit të 150 mijë ushtarëve të regjistruar gjatë thirrjes së muajve të kaluar.

lajm ne perditesim...

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD