Lufta në Ukrainë/ Raketa ruse godet parkun e lojërave, 3 të vdekur, 5 të plagosur

Lufta në Ukrainë/ Raketa ruse godet parkun e lojërave, 3 të vdekur, 5 të plagosur

Një ndërtesë e shaktërruar nga sulmet ruse

Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi ajror rus në një kënd lojërash në qytetin jugor ukrainas, Mikolajiv.

Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me anë të një postimi në platformën X.

“Një sulm me raketa ruse në Mykolaiv goditi një park lojërash për fëmijë. Aktualisht raportohet se pesë persona janë plagosur dhe tre persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre një fëmijë, shkruan Zelensky.

Më tej ai bën thirrje për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, në mënyrë që Ukraina të mbrojë qiejt e saj nga sulmet ajrore të Rusisë.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë që kanë humbur të dashurit e tyre. Rusia çdo ditë dëshmon me terrorin e saj se nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj saj. Ky shkatërrim i jetës duhet të ndalet. Ne kemi nevojë për masa të reja për të mbështetur mbrojtjen tonë. Rusia duhet të ndjejë fuqinë e botës”, thekson ai.

Zelensky gjithashtu publikoi edhe fotografi ku shfaqeshin të paktën dy trupa të pajetë pranë ndërtesave të shkatërruara.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik