Numri i të vdekurve nga sulmi rus në një klinikë dhe një ndërtesë në Zaporizhzhia është rritur në 6, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të gjetur ndonjë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar.
Siç njoftoi shërbimi i urgjencës shtetërore të Ukrainës, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin dy gra të vdekura nga rrënojat e ndërtesës gjatë natës.
“Numri i të vdekurve është rritur në gjashtë. Katër persona të tjerë mund të mbeten nën rrënoja. Policia, shpëtimtarët, vullnetarët dhe shërbimet përkatëse të qytetit vazhdojnë të punojnë në vend", tha shërbimi i urgjencës i Ukrainës.
22 persona të tjerë u plagosën në sulm, duke përfshirë një vajzë 5-vjeçare, sipas ministrisë, e cila publikoi një foto të një ambulance pranë një ndërtese të shkatërruar./La Repubblica.