Lufta në Ukrainë/ Zelensky largon shefin e forcave speciale të ushtrisë! Kiev: Dërgesa e parë e grurit do të niset më 27 korrik

Lufta në Ukrainë/ Zelensky largon shefin e forcave speciale të ushtrisë! Kiev: Dërgesa e parë e grurit do të niset më 27 korrik

Gruri ukrainas

Nesër fillon një javë e rëndësishme dhe simbolike. Javën në të cilën do të festojmë për herë të parë Ditën e shtetësisë së Ukrainës, më 28 korrik". Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij të përditshëm të mbrëmjes në Telegram . 

"Në periudhën e një lufte kaq brutale, e cila hyri në muajin e gjashtë, pas tetë viteve të luftës në Donbass, por ne do të festojmë. Pavarësisht gjithçkaje. Sepse ukrainasit nuk mund të shkatërrohen. Pas gjithë asaj që ka kaluar populli ynë, pas gjithçka që kemi mësuar gjatë shekujve, ukrainasit nuk do të heqin dorë kurrë nga pavarësia e tyre”, tha Zelensky.

Dje, katër raketa Kalibr goditën portin e Odessas, duke dëmtuar disa infrastrukturë të transportit të grurit. Një sulm i cilësuar nga presidenti ukrainas si 'akt barbarie', i cili erdhi më pak se 24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grurit në Stamboll. Megjithatë, Kievi ka njoftuar se puna për rifillimin e eksporteve vazhdon, ngarkesa e parë duhet të niset më 27 korrik nga porti i Chornomorsk.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Presidenti i Guatemalës në Kiev, vizita e parë e liderëve të Amerikës Latine në 12 vjet

1658771570_zelensky.jpg

Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, takoi sot homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë misionit të tij në Ukrainë, ku vizitoi, përveç kryeqytetit, edhe qytetet Bucha, Irpín dhe Borodianka, në periferi të Kievit, dhe ku ai përsëriti mbështetjen e tij për Ukrainën. "Jam i lumtur të mirëpres presidentin Giammattei në Kiev. Kjo është vizita e parë e një lideri të Amerikës Latine në Ukrainë, jo vetëm që nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi, por në 12 vitet e fundit", tha kreu i shtetit ukrainas. Takimi solli "bisedime të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve", nënvizoi Zelensky në Telegram.

Ora 08:16
Momenti kur ushtria e Kievit shkatërron makinën ruse, trupat ukrainase përparojnë në Kherson (VIDEO)

Ushtria e Kievit ka pohuar se forcat ukrainase po rimarrin rajonin e Khersonit hap pas hapi, ndërsa nisin një kundërofensivë të madhe kundër ushtrive pushtuese të Vladimir Purinit, teksa u publikua një video e një ushtari ukrainas duke shkatërruar një makinë ruse.

Duke folur të dielën, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se trupat e tij po përparonin në rajonin jugor të pushtuar për të rimarrë tokën e humbur në luftë.

Në një përditësim të inteligjencës të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se luftime të rënda po zhvilloheshin në rajonin Kherson. 

Videoja e sulmit, e regjistruar të shtunën, tregon se luftimet po “nxehen” dhe është një  demonstrimi i forcave ukrainase që po shkatërrojnë me sukses automjetet ushtarake ruse me një raketë Javelin.

Britania dhe SHBA kanë dërguar mijëra raketa lëshuese Javelin në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit.

Armët kanë rezultuar të jenë shumë efektive në duart e trupave të Kievit dhe kanë qenë përgjegjëse për shkatërrimin e qindra automjeteve ushtarake ruse që kur presidenti rus urdhëroi forcat e tij në Ukrainë më 24 shkurt.

Ushtari, i cili tregohet i ulur këmbëkryq në dysheme, është parë fillimisht duke parë përmes ekranit të imazhit termik të lëshuesit të raketave - duke rreshtuar objektivin e tij.

Pamjet, të xhiruara të shtunën , më pas shfaqen në një pamje nga një dron mbi fushën e betejës.

 

 

 

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Edmond Dragoti në Report Tv: Ngjarje të tilla, ndërgjegjësojnë opinionin! Komunikimet online po krijojnë një shoqëri të sajuar, shqiptarët po shfaqin probleme mendore

Vrasja e 14 vjeçarit, Edmond Dragoti në Report Tv: Ngjarje të tilla, ndërgjegjësojnë opinionin! Komunikimet online po krijojnë një shoqëri të sajuar, shqiptarët po shfaqin probleme mendore