Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka kërkuar oligarkëve të vendit të kontribuojnë financiarisht për të mbështetur buxhetin në vështirësi të mbrojtjes dhe vijimin e luftës në Ukrainë.
Sipas raportimeve të Financial Times, të paktën dy biznesmenë të mëdhenj i kanë shprehur gatishmërinë Putinit për të dhënë kontribute pas një takimi të zhvilluar së fundmi.
Kreu i Kremlinit pritet të vijojë ofensivën ushtarake, e nisur në shkurt 2022, deri në sigurimin e plotë të zonave të mbetura të rajonit lindor të Donbasit që nuk janë ende nën kontrollin rus.
Raporti vjen në një moment kur negociatat e fundit, të ndërmjetësuara nga SHBA, nuk kanë sjellë përparim, pasi Ukraina ka refuzuar të tërhiqet nga Donbasi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia mbetet e hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, por theksoi se çështjet kyçe – përfshirë territorin – mbeten të pazgjidhura.
Ndërkohë, presioni financiar mbi Moskën po rritet. Buxheti i mbrojtjes është rritur me 42%, duke arritur në 13.1 trilion rubla gjatë vitit të kaluar, ndërsa qeveria ka ndërmarrë masa për të stabilizuar ekonominë përmes taksave.
Ministri i Ekonomisë, Maxim Reshetnikov, paralajmëroi se Rusia mund të vendosë një tjetër taksë të jashtëzakonshme për kompanitë e mëdha nëse rubla vazhdon të dobësohet.
Në të njëjtën kohë, TVSH-ja është rritur në 22% për të siguruar të ardhura shtesë, ndërsa deficiti buxhetor në dy muajt e parë të vitit ka arritur mbi 90% të planifikimit vjetor, i ndikuar edhe nga sanksionet amerikane që kanë detyruar Rusinë të shesë naftën me çmime të ulura.
Edhe vetë Putin ka bërë thirrje për kujdes në menaxhimin e të ardhurave shtesë nga rritja e çmimeve të energjisë, duke paralajmëruar kundër shpenzimeve të pakontrolluara.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se SHBA po e kushtëzon një marrëveshje sigurie me dorëzimin e plotë të Donbasit nga Ukraina – një kërkesë që Kievi e kundërshton.
Komente












Keto jane mashtrime te krijuara nga mediat perendimore , ne kete moment qe cmimi i naftes dhe gazit eshte dyfishuar fitimet e shtetit Rus jane dyfishuar dhe ju thoni perralla me mbret , kane kater vjet perendimoret qe thone se ekonomia Ruse do bjere ne recesion por nuk ka ndodhur vetem eshte rritur keshtu qe jane propagande perendimore
PërgjigjuTash katér vjet që tanke, avion, njerëz, hekurudha, uzina po hidhen në zjarrin e luftës. Kéto e rrisin apo dobësojnë ekonominë? Rusia po digjet, or tej. Do ja digjosh zërin.