Rusia ka shpallur në kërkim gazetaren dhe shkrimtaren ruso-amerikane, fituese të disa çmimeve prestigjoze, Masha Gessen , nën akuzën e përhapjes së informacionit të rremë për ushtrinë ruse.

Mediat ruse raportuan muajin e kaluar se ndaj Gessen, është hapur një çështje penale, për shkak të oponencës së saj ndaj presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një interviste me gazetarin e shquar rus Yury Dud, e cila u postua në YouTube në shtator të vitit 2022 dhe është parë më shumë prej 6.5 milionë herë, ku të dy diskutuan mizoritë e kryera nga ushtria ruse në Bucha .

"Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje jetike"- është shprehur Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska gajët një interviste për BBC, duke shprehur kështu shqetësimin për bllokimin e senatorëve republikanë në Shtetet e Bashkuara ndaj një projektligji që siguronte 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Scholz: Gjermania e gatshme të rrisë ndihmën për Kievin

1699860906_olafscholzsulmohetizraeliluftanerripinegazes.jpg

Olaf Scholz

“Gjermania duhet të jetë e gatshme të rrisë mbështetjen për Ukrainën nëse ajo bie nga vendet e tjera”,- është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalës së tij në konferencën e Partisë Socialdemokrate, raporton Deutsche Welle .

Scholz theksoi se "kjo luftë ndoshta nuk do të përfundojë së shpejti" dhe për këtë arsye është e rëndësishme "të jemi në gjendje të bëjmë atë që është e nevojshme për ofrimin e ndihmës në një afat të gjatë".

Ora 10:15
Olena Zelenska: Nëse bota lodhet duke na ndihmuar ne do të vdesim

1702113689_ytytyt.PNG

Olena Zelenska

"Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje jetike"- ka thënë Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska, gjatë një interviste për BBC, duke shprehur kështu shqetësimin për bllokimin e senatorëve republikanë në Shtetet e Bashkuara ndaj një projektligji që siguronte 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën.

 "Ne vërtet kemi nevojë për ndihmë. Nuk mund të lodhemi, sepse nëse e bëjmë, vdesim.Për ne është jetike. Dhemb të shohim se çfarë po ndodh",- është shprehur ajo.