Lufta/ Shpërthim në Krime, treni me grurë del nga shinat! Prigozhin: Ushtarët rusë u tërhoqën në veri të Bakhmutit duke lënë Wagner të zbuluar

Të paktën 5 shpërthime të forta kanë ndodhur gjatë natës në Kiev. Autoritetet bëjnë të ditur se mbrojtja ajrore ka hyrë në veprim dhe se alarmi ajror ka rënë në të gjitha qarqet e vendit. Ndërkohë në qytetin port të Odessa, një person vdiq dhe dy u plagosën pasi një raketë goditi një infrastrukturë industriale.

Luftim të ashpra ka pasur në orët e fundit në Bakhmut. I vetmi lajm i mirë në orët e fundit është zgjatja e marrëveshjes për gruri, pavarësisht pakënaqësisë së Rusisë dhe vendeve të Evropës Lindore. 

Një tren mallrash i ngarkuar me drithëra doli nga shinat në Krime, njoftoi kreu i administratës lokale, Sergei Aksyonov, në Telegram. 

"Vagonët e grurit dolën nga shinat në rrethin Simferopol. Askush nuk u lëndua."- njoftoi Ministria e Transportit e Krimesë.

Por guvernatori rus i Krimëse u shpreh se ‘Dalja nga shinat e trenit që transportonte grurë në Krime u shkaktua nga "ndërhyrja e të huajve". 

Trafiku hekurudhor është pezulluar midis Simferopolit , kryeqytetit të gadishullit të Krimesë, dhe qytetit të Sevastopolit , tha të enjten guvernatori rus i Krimesë, Sergei Aksyonov , pasi vagonët e ngarkuar me grurë dolën nga shinat dhe askush nuk u lëndua. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Zelensky: Brigadat sulmuese kanë avancuar mirë, po përgatisim kundërofensivën

1683972893_zelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se ushtarët ukrainas janë duke u përgatitur për një kundërsulm. Gjatë një takimi me komandatët e forcavetë armatosura, tha se ushtria e Kievit ka arritur suksese në vijën e frontit, duke bërë disa që të besojnë se tashmë ka vijuar kundërofensiva.

"Brigadat sulmuese kanë avancuar mirë, ne jemi duke u përgatitur. Por nuk do të jap detaje të tjera"- tha Zelensky.

Ora 19:17
Kreu i grupit Wanger: Ushtarët rusë u tërhoqën në veri të Bakhmutit, na lanë zbuluar! Letrat e mia nuk po lexohen nga Moska

1681225922_kreuigrupitwanger.JPG

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus ‘Wanger, akuzoi njësitë e rregullta të Ushtrisë Ruse se u tërhoqën 570 metra në veri të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, duke lënë të ekspozuar krahët e luftëtarëve të saj. 

"Fatkeqësisht, njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes ruse janë tërhequr deri në 570 metra në veri të Bakhmutit, duke ekspozuar krahët tanë. I bëj thirrje udhëheqjes së lartë të ministrisë së mbrojtjes publikisht sepse letrat e mia nuk lexohen," tha Prigozhin.

Ora 16:58
Moska: Kemi goditur depot e mëdha të armatimeve të huaja në Ukrainë

1682521523_1682441383Screenshot1.jpg

Moska pretendon se ka goditur një depo të armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhimit të huaj  në bastisjet me raketa me precizion të lartë të kryera gjatë natës në Ukrainë. 

"Forcat e Armatosura të federatës kanë kryer sulme me armë të precizionit të lartë në rreze të gjata, nga deti dhe nga ajri, kundër depove të mëdha të armëve dhe pajisjeve të prodhimit të huaj, si dhe kundër rezervave të armikut. objektivi është arritur. Të gjitha objektivat janë goditur”- thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse.

Sipas Moskës, si rezultat i sulmeve, rezervat e rëndësishme të armëve dhe municioneve të Forcave të Armatosura të Ukrainës u shkatërruan dhe avancimi i rezervave drejt zonave të konfliktit.

Ora 13:01
Shpërthim në Krime, një tren me grurë del nga shinat

Një tren mallrash i ngarkuar me drithëra doli nga shinat në Krime, njoftoi kreu i administratës lokale, Sergei Aksyonov, në Telegram. 

"Vagonët e grurit dolën nga shinat në rrethin Simferopol. Askush nuk u lëndua."- njoftoi Ministria e Transportit e Krimesë.

Por guvernatori rus i Krimëse u shpreh se ‘Dalja nga shinat e trenit që transportonte grurë në Krime u shkaktua nga "ndërhyrja e të huajve". 

Trafiku hekurudhor është pezulluar midis Simferopolit , kryeqytetit të gadishullit të Krimesë, dhe qytetit të Sevastopolit , tha të enjten guvernatori rus i Krimesë, Sergei Aksyonov , pasi vagonët e ngarkuar me grurë dolën nga shinat dhe askush nuk u lëndua. 

Sipas kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrey Yusov, "ndoshta, gjëra të tjera transportohen në të njëjtat shina", jo vetëm grurë "por në veçanti armë, raketa antitank, automjete të blinduara dhe të gjitha mjetet e tjera të përdorura për luftën e agresionit kundër Ukrainës për të vrarë civilë paqësorë ukrainas dhe mbrojtës ukrainas., "- tha Yusov sipas Rbc-Ukraine .

Ora 12:54
Në foto: Pasojat e sulmeve gjatë natës në Kiev

Kryeqyteti i Ukrainës u vu nën një seri sulmesh të paprecedentë gjatë natës, teksa njerëzit flinin.

Autoritetet pretendojnë se 30 raketa u lëshuan nga Rusia dhe të gjitha përveç njërës u shkatërruan.

Ky ishte sulmi i nëntë ajror në kryeqytet që nga fillimi i majit.

Ja disa foto që tregojnë pasojat e ditës së sotme...

 

Ora 12:48
Ukraina sërish në alarm, Kievi dhe disa rajone të vendit bombardohen nga sulmet ajrore ruse

Sirenat e sulmit ajror kanë rënë anembanë Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm, me Kievin që është përballur me një seri sulmesh ajrore "të paprecedentë".

Shpërthime të shumta kanë ndodhur në kryeqytet dhe në rrethet Darnytskyi dhe Dniprovskyi, ku një seri sulmesh ajrore të njëpasnjëshme e të paprecedentë në fuqinë, intensitetin dhe shumëllojshmërinë e tyre, vazhduan të godisnin Kievin.

Sulmi i nëntë ajror radhazi në kryeqytet që nga fillimi i majit ka shkaktuar pasoja të tmerrshme në dëme materiale.

Raketat, raketat e lundrimit dhe dronët e zbulimit u vendosën të gjitha nga Rusia shkatërruar të gjitha objektivat e tyre.

Në të gjithë vendin, gjithsej 30 raketa lundrimi me bazë deti, ajri dhe tokë u lëshuan dhe 29 prej tyre u neutralizuan.Nga sulmi një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë