Lufta/ Lukashenko rishfaqet: Armë bërthamore për të gjithë! Lavrov: Avionët luftarakë F-16 në Ukrainë, një përshkallëzim i papranueshëm

Lufta/ Lukashenko rishfaqet: Armë bërthamore për të gjithë! Lavrov: Avionët luftarakë F-16 në Ukrainë, një përshkallëzim i papranueshëm

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar shtetet perëndimore se po përpiqen të përshkallëzojnë konfliktin duke përdorur avionët luftarakë F-16 kundër Rusisë. 

Nga ana tjetër, presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko ka deklaruar se vendet të cilat ndihen të kërcënuara nga armët bërthamore mund të jenë pjesë e aleancës me Rusinë në mënyrë që mos të kenë asgjë për t'u shqetësuar. 

Ushtria ukrainase ka rrëzuar mbi 50 dronë nga sulmi në Kiev. Sipas administratës ushtarake të kryeqytetit, ky është sulmi më masiv ajror i kryer nga Rusia që nga fillimi i pushtimit. 

Sulmet ruse vazhduan gjatë gjithë natës, me shpërthime që u ndjenë jo vetëm në Kiev, por edhe në shumë qytete të tjera. Sipas raportimeve nga Kiev Independent, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë qenë aktive për një kohë të gjatë. 

Shpërthime u regjistruan sërish mëngjesin e sotëm edhe në Zhytomyr. Sirenat ranë edhe në shumë rajone të vendit.

Nga sulmet, raportohet për 1 të vdekur e 3 persona të plagosur. Kjo është bërë e ditur nga administrata ushtarake e qytetit në Telegram. Në lagjen Pechersk, një zjarr shpërtheu në çatinë e një ndërtese 9-katëshe për shkak të rënies së mbeturinave nga dronët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Rikthehet Lukashenko: Kemi armë bërthamore për të gjithë, ata që janë të shqetësuar mund të na bashkohen

1685042031_alexanderlukashenko.JPG

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, pas thashethemeve për gjendjen e tij shëndetësore të nxitura nga disidentët bjellorusë, u rishfaq sot me një mesazh të publikuar nga shërbimi i tij për shtyp, në të cilin uron liderin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe të gjithë azerët me rastin e festës kombëtare të vendit. Jo vetëm kaq, udhëheqësi i Minskut tha gjithashtu se nëse dikush është i shqetësuar, ai duhet të hyjë në një aleancë me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe "do të ketë armë bërthamore për të gjithë". 

“Bjellorusia dhe Rusia duhet të hyjnë në një aleancë dhe kaq”, tha Lukashenko. “Ne duhet të kuptojmë strategjikisht se kemi një mundësi unike për t'u bashkuar,” përfundoi ai. Thashethemet për sëmundjen e tij tashmë ishin mohuar dje kur grupi monitorues bjellorus Gayun njoftoi se kishte parë presidentin në Minsk teksa po shkonte për në rezidencën e tij.

Ora 16:45
Avionët luftarakë në Kiev, Lavrov: Perëndimi luan me zjarrin! SHBA, Britania dhe BE duan të dobësojnë Rusinë

1685185806_Screenshot7.jpg

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se Perëndimi po luan me zjarrin duke iu referuar dërgesave të avionëve luftarakë F-16 në Kiev. Sipas tij, kjo do të sjellë një përshkallëzim të situatës që i duket e papranueshme.

"Ky është një përshkallëzim i papranueshëm i udhëhequr nga Uashingtoni, Londra dhe satelitët e tyre brenda BE që duan të dobësojnë Rusinë", tha Lavrov në një intervistë televizive.

Ora 14:40
Prigozhin thotë se Kremlini ka ndaluar raportimin për të në mediat shtetërore

1684735531_yevgenyprigozhin.JPG

Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha më 28 maj se është i bindur që zyrtarë të lartë të Kremlinit ua kanë ndaluar mediave shtetërore ruse që të raportojnë për të. Ai porositi se një qasje e tillë mashtruese do të çojë deri te një reagim nga populli rus brenda muajsh.

Prigozhin, që është themelues i Wagner-it, është anëtari më i njohur i rrethit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili fitoi famë gjatë luftës 15-mujore në Ukrainë.

Ora 13:13
Frikë nga forcat ukrainase? Putin urdhëron rritjen e sigurisë rreth kufirit të Rusisë

1683054524_vladimirputin.JPG

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Pas bombardimeve ukrainase në Belgorod dje, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar shtimin e masave të siguri rreth kufirit të Rusisë.

Zyrtarët ruse njoftuan se ky shtrëngim i masave të sigurisë vjen si pasojë e sulmeve kërcënuese ne dy rajone të vendit, kryesisht në  Kursk dhe Belgorod në kufi me Ukrainën.

Këto dy rajone kanë qenë objektivi më i shpeshtë i sulmeve dhe për këtë arsye Putin tha se duhet të "mbulonin në mënyrë të besueshme" linjat në afërsi të zonës së luftimit.

Kjo pasi është e nevojshme të sigurohet lëvizja e lirshme dhe e shpejtë e automjeteve dhe ngarkesave ushtarake dhe civile, përfshirë ushqimin, materialet e ndërtimit të ndihmës humanitare të dërguara subjekteve të reja të Federatës Ruse.

 

Ora 12:58
Më shumë se 50 dronë rusë sulmuan Kievin! Ukraina pretendon se i ka rrëzuar të gjithë, përveç dy prej tyre

Pamje nga sulmi rus ne Kiev

Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin me një valë të madhe të sulmeve ajrore mëngjesin sotëm, duke përdorur rreth 50 dronë për të Ukraina u shpreh se i rrëzoi të gjitha përveç dy prej tyre.Sulmi që filloi gjatë natës në Kiev u konsiderua si një nga sulmet “më të madha” me dronë që Rusuia ka kryer ndaj këtij qyteti që nga nisja e luftës.

Për këtë sulm zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se 40 dronë rusë të nisur për në kryeqytet ishin rrëzuar, por kjo shifër tani është rritur.Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi ​​54 dronë gjithsej – me 52 prej tyre të rrëzuar me sukses.

Ata e quajtën këtë sulm të ashpër  si një sulm rekord me dronët Kamikaze.Sulmet para agimit erdhën, kur qyteti feston Ditën e Kievit, përvjetorin e themelimit të tij zyrtar 1,541 vjet më parë.

Moska ka intensifikuar sulmet ajrore kohët e fundit pas një periudhe relativisht të qetë dymujore por valët e sulmeve në kryeqytet vijnë tani disa herë në javë.

Ora 12:54
Rusia paralajmëron Britaninë e Madhe për përshkallëzim në luftë nëse vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë

 Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe, Andrei Kelin

Britania e Madhe është renditur krah shteteve që kanë ofruar paketa të ndryshme me ndihma për Ukrainën.

Më herët Britania është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi që arrijnë cakun deri në 300 kilometra, si dhe me mjete dhe municione të shumta ushtarake.

Për këtë arsye Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë pasi Britania dhe aleatët e tjerë perëndimorë angazhojnë më shumë armë për të ndihmuar Volodymyr Zelenskyy-n.

Andrei Kelin tha se veprimet e vendeve të NATO-s, veçanërisht të Mbretërisë së Bashkuar, rrezikojnë të zgjasin dhe të shkaktojnë një "dimension të ri" në luftë.

Ambasadori i Rusisë tha se kapaciteti i vendit të tij është 16 herë më e madhe se Ukraina dhe Rusia për më tepër ka burime të shumta që e ndihmojnë luftën  e saj.

Ai u shpreh se herët apo a vonë, lufta mund të marrë një përshkallëzim që nxitet nga ndihmat që perëndimi dhe Britania e Madhe i japin vazhdimisht Ukrainës mund të marrë një dimension të ri që ne nuk kemi nevojë dhe nuk e duam. Ne mund të bëjmë paqe nesër."

Kur u pyet për provat e përhapura në rritje të krimeve të luftës të Rusisë, ambasadori tha se Ukraina ishte ajo që kreu krime lufte.

Ai më pas ndryshoi qëndrim dhe tha se Kombet e Bashkuara nuk kishin fuqi për të hetuar vepra të tilla.

 

 

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 29/05/2023 00:18

    Tank do ta shijosh o fashist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen